Garat formale në Policinë e Shtetit
Ditën e sotme është publikuar renditja me kandidatët që pr...
Ditën e sotme është publikuar renditja me kandidatët që pr...
Mbi korrupsionin politik
Me korrupsionin politik lidhen mjaft çështje në raportin qytetar-qeveritar. Sigurisht, ai është një problem serioz, që ndeshet në një masë apo tjetrën në të gjithë vendet, madje dhe në ato më të zhvilluarat dhe me qeverisje demokratike. Por, ky korrupsion është sa shqetësues, po aq mbytës në vendin tonë. Një burim i tij është manipulimi elektoral, gjenerimi i qeverisjes qendrore ose vendore me një proces zgjedhor të deformuar, gjë që po konstatohet nga zgjedhja në zgjedhje. Prej tij ushqehen të gjitha sjelljet kryesore korruptive si: skandalet financiare (në mjaft koncesione e partneritete), abuzimet me fondet publike e resurset natyrore (siç vihen re në mjaft negocime, tenderime e prokurime), mit-marrjet e përfitimet e tjera personale. Në të gjitha këto raste, autoriteti dhe legjitimiteti i qeverisjes dëmtohet rëndë e pëson një korrozion serioz.
Në të vërtetë, në një këndvështrim të gjithanshëm, korrupsioni politik deformon peshoren e drejtësisë, kërkesën publike, rrit kostot, ul kualitetin, prek e vonon përfundimin e punëve publike, vështirëson kontaktin e qytetarit me administratën publike, sidomos për ata që nuk japin ryshfet; redukton ndjeshëm produktivitetin e të gjitha palëve të përfshira në marrëdhënie me shtetin. Pra, mund të thuhet pa hezitim që korrupsioni, sidomos në vende në zhvillim si i joni, është një pengesë serioze ndaj progresit si dhe në konsolidimin e demokracisë tonë të re dhe në funksionimin e shtetit të së drejtës. Aq më keq, ky korrupsion politik po ushqen në vetvete dhe korrupsionin kapilar, aq sa po bëhet i vështirë dallimi midis tyre, ku nis njeri e ku mbaron tjetri. Në fakt, ekzistenca e një korrupsioni kapilar, të pranishëm në çdo qelizë shtet-formuese, shtet-shërbyese e plotësuese, ka deformuar jo vetëm outputin e politikave e vendimeve qeverisëse, por dhe ato të shportës së ekonomisë dhe të shpatës së drejtësisë, duke prodhuar nga njëra anë mjerim, luftë për mbijetesë, nga ana tjetër një rrudhje në popullsi dhe dëshirë për emigrim të shtresimit të mesëm dhe inteligjencës. Paralelisht, po zhvillohet e fuqizohet një shtresim klientelist-oligarkik, që përfiton në mënyrë të padrejtë e jo proporcionale, së bashku me drejtuesit e politikës.
Nuk mund të interpretohet ndryshe
Raporti i fundit i ?Transparency International?(TI), pavarësisht se po paraqitet si pozitiv nga ana e qeverisë, tregon se Shqipëria është një nga vendet që renditet ndër nivelet më të larta të korrupsionit në të gjithë rajonin. Ai na konfirmon se, pavarësisht ngritjes me pak pikë si rezultat i miratimit të reformës në drejtësi, ?Shqipëria mbetet e prekshme ndaj korrupsionit për shkak të ndërhyrjeve politike dhe mungesës së pavarësisë në institucionet kyçe të mbikëqyrjes?. E thënë ndryshe, lufta për dominim dhe nënshtrimi e uzurpimi i të gjitha pushteteve, përfshirë dhe i atyre të pavarura, nga rilindja ka përfshirë në raport dhe përfundimin se: ?Është shqetësuese që institucionet e ngritura për të garantuar se vendimmarrësit do të veprojnë në interes të qytetarëve shqiptarë, nuk kanë fuqi, pavarësi dhe burime për ta realizuar këtë?. Por, ky është dhe thelbi i vet raportit për Shqipërinë sepse fuqia e pakufizuar është e aftë të korruptojë mendjet e njerëzve, që e zotërojnë atë, …me të mbarojnë ligjet dhe fillon tirania (William Pitt)
Po ashtu, në raport theksohet se: ?kultura e pandëshkueshmërisë, mungesa e sundimit të ligjit dhe korrupsioni i shfrenuar, janë çështje që duhen trajtuar urgjentisht? dhe, akoma, se ?Shqipëria nuk i plotëson kërkesat e BE-së për luftën kundër korrupsionit dhe nëse nuk ndërmerr reforma kyçe, kjo mund të pengojë integrimin e saj në BE?.
Nga ana tjetër, duhet të lexojmë me kujdes midis rreshtave për të parë aty një diagnostikim tjetër tepër të rëndësishëm në raport. Kjo është lidhja midis korrupsionit dhe perceptimit e reagimit të qytetarëve ndaj tij. Pra, një hap jetësor në luftën kundër korrupsionit politik është ?përgjegjësia vertikale?, me të cilën lidhet aftësia e qytetarit për të venë para përgjegjësisë dhe ndëshkuar qeveritarët e tij, duke filluar nga përballja e konflikti dhe reagimit të ditës, deri duke arritur në majat e piramidës.
Dy ingredientë
Një vënie e tillë para përgjegjësisë kërkon dy ingredientë funksionalë:
Së pari, qytetarët duhet të kenë një perceptim korrekt të korrupsionit, aty ku ekziston e lulëzon, për ta luftuar atë. Por, nëse thjesht ka zënë rrënjë besimi se të gjithë janë njësoj të korruptuar e përlyer, një gjë e tillë e penalizon dhe e pengon të ardhmen e demokracisë, dhe cdo alternativë elektorale mund ta gjente të vështirë në mos të pamundur të mobilizonte votën e sillte ndryshim dhe për rrjedhojë do të ushqente apatinë. Së dyti, kërkohet që të rikalibrohet perceptimi dhe opinioni mbi udhëheqësit, administratën e institucionet në përshtatshmëri me gjendjen konkrete, pritshmërinë e progresin. Kur kjo ndodh dhe karakterizohet nga angazhimi, saktësia, shtresimi dhe veçimi përzgjedhës, atëherë ekziston mundësia për të përballuar udhëheqësit e korruptuar nëpërmjet proceseve demokratike si zgjedhjet e lira, proceseve gjyqësore, reagimeve e demaskimeve në media (tradicionale e sociale), protestave madje dhe atyre me salcë e vezë, etj. Si rrjedhojë e identifikimit korrekt, vënies para përgjegjësisë dhe ndëshkimit të të korruptuarve mund të arrihen rezultate pozitive ne reforma apo luftën kundër korrupsionit, në zhvillimin e një demokracie funksionale.
Nëse qytetari e keq-drejton gishtin dhe ushqen mërinë, atëherë korrupsioni do të ndikojë dhe në stabilitetin e sistemit. Me keq akoma, nëse qytetari beson se korrupsioni është një element integral, i pamohueshëm dhe se ai është i pandryshuar prej rotacioneve politike të regjimit, atëherë kjo e dobëson mbështetjen për demokracinë si formë qeverisjeje, deri duke nxitur autokracinë e nacionalizmin. Pse jo dhe në krijimin e një regjimi e pushteti alternativ, që sigurisht forcon në maksimum pozitën dominuese të oligarkisë së ushqyer nga korrupsioni. Pra, është mjaft kritike që qytetarët të jenë të aftë dhe të kenë informacion të mjaftueshëm për të vlerësuar nivelin e korrupsionit, individët mbartës të tij, por dhe të kenë motivim për ndryshim e ndëshkim.
Fatkeqësisht fara e besimit se të gjithë janë njësoj të përlyer është përhapur e kultivuar më së miri anembane sic dhe fara e hashashit në të gjithë Shqipërinë. Kjo lidhet dhe me baltosjen prej vitesh që hedhin e presin midis tyre politikanët tanë të korruptuar, duke kërcënuar, blerë e marrë me qira apo përdorim media por dhe mjete të tjera në dispozicion të shtetit. Qëllimi i vetëm ka qenë e mbetet krijimi i një baltovine, për të dhënë përshtypjen se të gjithë janë njësoj, se nuk ka shpresë për pastrim, ndryshim e progres, se duhet harruar e hequr nga mendja dalja prej saj. Këtë fakt të dhimbshëm, e ka nënvizuar dhe raporti, kur thuhet se: ?shqiptarët janë të zhgënjyer me sistemin politik të vendit, por sërish janë shumë apatikë?.
Një lëvizje qytetare kundër korrupsionit dhe ?establishmentit? mbështetës të tij
Të gjitha rekomandimet për të luftuar korrupsionin në raportin e TI qëndrojnë. Kërkohet reflektim, por dhe duhet të funksionojnë komisionet e ndryshme, të zbatohen me përgjegjësi reformat si ajo në drejtësi, ajo zgjedhore (sidomos për më shumë transparencë në fonde). Por, dhe kjo nuk mjafton; forca e vërtetë qëndron tek njerëzit, të cilët janë ata që vuajnë pasojat por dhe kanë fuqinë për të luftuar vetë dukurinë e korrupsionit. Efektiviteti i rezistencës civile nuk është thjeshte teori, por një praktikë që e ka ndryshuar historinë. Kur qytetari më në fund ngrihet, angazhohet e lufton korrupsionin, edhe prioritetet, reformat e strategjitë konkrete zhvendosen nga lart-poshtë (politikanët e teknokratët) tek lëvizjet nga poshtë-lart, me anë të pjesëmarrjes qytetare për demokraci. Sigurisht, elementët e grupit të parë (reformat, strategjitë, komisionet, politikanët e teknokratet) kanë peshën e tyre në zhvillimin e vendit, të normave, ligjeve, rregullave e institucioneve me kufijtë dhe pavarësinë e tyre. Kështu, janë krijuar baza e nevojshme ligjore dhe kapacitetet përkatëse, por kjo nuk mjafton, përkundrazi. Aq më tepër, për një qeverisje si kjo e sotmja, të përfshirë në kriminalizimin e parlamentit, të administratës e strukturave të sigurisë, në kanabizimin e vendit dhe në keq-menaxhimin e financave publike dhe resurseve natyrore për përfitime personale, nuk mund të pritet ose besohet që mund të krijojë me korrektësi apo të vejë në punë mekanizma institucionalë, që të luftojnë korrupsionin e mafian. Prandaj, duhet dhe mobilizm nga poshtë-lart, por dhe një oferte e re politike si në formën e një lëvizjeje të re, apo të një oferte e organizimi të ri brenda partive ekzistuese. Sot, shpresat për të luftuar apatinë popullore lidhur edhe me perceptimin e korruptimit pa dallim janë tek Libra si ofertë e re, LRI-ja me konceptimin jo konvencional shqiptar, por dhe tek struktura të reja, p.sh., e koordinatorëve kombëtarë të ofruar nga PD-ja (që çuditërisht po vonohet në hapjen dhe angazhimin e nivelit e potencialit premtues qe përmban). Këto lëvizje sociale ose politike, jo vetëm që duhet të mishërojnë një fillim të ri, një këndvështrim ndryshe, larg status quo-së, një standard civil, por duhet ta mobilizojnë qytetarin, të jenë partnerë të tij në një bashkëveprim të hapur dhe të organizuar. Mbi të gjitha, ato duhet të frymëzojnë, në mënyrë kolektive, përgjegjësinë qytetare kundër apatisë, në një aksion jo violent, por të vendosur, kundër këtij ?establishmenti? kronik dhe të sëmurë, me një mobilizim publik e elektoral multidimensional në votim dhe mbrojtje vote. / Citynews
Takova një mik. Punon në ministrinë e Finacve. Një fakt i th...
Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir, mbrëmjen e d...
Një shqiptar është dënuar nga Gjykata e Plymouth në Britanin...
Rruga e shkronjave shqipe, është rruga e gjuhës dhe historis...
Kryeministri Edi Rama ka patur një bisedë telefonike me homo...
Vazhdon beteja e shoqërisë civile kundër Ligjit për Importin...
Dua nje Opozite qe te jete nje grusht plandoses pasioni mbi...
Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho i është dre...
Vijojnë skandalet në prag të zgjedhjeve të 2017-ës. I radhës...
Pas disa arrestimesh lidhur me korrupsionin në Universitetin...
Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë ka kërkuar masa disi...
Zyra e shtypit në PD, servilizmin ndaj Lulzim Bashës e kthen...
Partia Demokratike dorëzoi sot në Prokurorinë e Përgjithshme...
Policia italiane e rajonit Marche ka përfunduar orët e fundi...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, ...
Pas debateve të ndezura mëngjesin e sotëm në Komisionin e Si...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nënshkruar një marrëveshje ba...
Nuk pata mundësinë t’ju njihja! Dhe nga mbrëmë nuk do ta kem...
Rrëshqitja e dherave në zonën e Sharrës në Kombinat ka rrezi...
Kryetari i LSI-së Ilir Meta ka tërhequr pas vetes një tjetër...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...