Video/ Fiks Fare, sarkazëm me vendimin për “vettingun”
Fiks Fare dhe aktori i njohur Koço Devole kanë realizuar një...
Sëmundja e lopëve që ka prekur të gjithë Shqipërinë mund të ishte parandaluar nga shteti, nëse do të kishte vaksinuar të gjitha krerët në momentin e shfaqjes. Deri më tani kanë ngordhur mijëra krerë, kryesisht me “pronar” fermerë të vegjël, ndërsa për çudi, nuk raportohet asnjë rast për fermat e mëdha.
Banorët e fshatit Muriqan në Elbasan janë ankuar në emisionin Fiks Fare se janë harruar nga shteti, në një kohë që në këtë fshat me 400 familje, janë rreth 2000 krerë lopë. Dhjetëra banorë pritën ekipin e Fiksit në mes të fshatit, teksa secili tregoi problemin. Të gjithë u ankuan se lopët e tyre janë të sëmura dhe nuk janë vaksinuar. Dikush kishte 1, 2, 8 apo më shumë kokë lopë. Dikush ka ardhur nga emigracioni, ndërsa një tjetër kishte një lopë dhe mbante të gjithë familjen me bukë. “Po na ngordhin lopët, nuk ka vaksina. Shteti nuk na ka ndihmuar, po na ndihmuat ju mirë, ndryshe jemi në mëshirë të fatit” thotë një prej tyre.
Ekipi i gazetarëve shkon në disa banesa të këtij fshati. Një prej tyre thotë se ka 10 lopë. Njerën e ka veçuar, pasi është e sëmurë. “Kam frikë për lopët e tjera, nuk mi kanë vaksinuar. Të na thonë se çfarë do bëhet” thotë ai, teksa tregon se lopët i ka me gjakun e fëmijëve.
Gazetarët shkojnë në një tjetër familje dhe gjejnë veterinerin. “Shteti ka monopol vaksinën. Nuk ka në treg vaksinë” thotë ai, ndërsa tregon për sëmundjen. Ai shton se e gjithë zona e Elbasanit është e prekur nga kjo sëmundje. Thotë se duhet ndërhyrë urgjentisht, pasi është e rrezikshme. Ndërkohë, pronarja e lopës tregon me lot në sy se ajo ka disa ditë në këtë gjendje dhe se të gjitha shpenzimet i ka mbuluar vetë.
Pas Muriqanit, Fiksi shkon edhe në fshatin Mengël, në njësinë administrative Labinot. Një çift të moshuarish u tregojnë ekipit të gazetarëve kasollen ku u ka ngordhur lopa. Tregojnë peripecitë dhe se e gjithë zona është prekur nga kjo sëmundje. Thonë se fshatarët i kanë groposur vetë dhe se në këtë zonë nuk janë vaksinuar lopët, pasi kanë qenë selektive. Një tjetër banore u tregon lopën e sëmurë. “Me këtë mbaj familjen. E kam mëndjen gjithmonë tek lopa” thotë ajo, ndërsa shton se po bën tre ditë pa gjumë, nuk fle dot. “Lopa është në këtë gjendje, e kemi si pjesëtar familje” përfundon ajo.
Fiks Fare kontaktoi edhe me anëtarin e Këshillit Bashkiak të Elbasanit, Ismail Çalën. “Situata është e rëndë, e gjithë zona e Elbasanit është prekur. Shteti nuk ka ndërhyrë, lopët po ngordhin dhe ato nuk janë vaksinuar” shton ai.
Ndërkohë, për këtë problem, Fiks Fare “trokiti” në ministrinë e Bujqësinë. Gazetarët intervistuan zotin Edi Fero, Drejtor i Shërbimeve Veterinere në Ministrinë e Bujqësisë. “Sëmundja është shfaqur fillimisht në Siri, ka ardhur nga Izraeli, Turqia, Bullgaria, Maqedonia. Është shfaqur fillimisht në Dibër, Kukës apo Librazhd. Kemi vaksinuar fillimisht këto zona. Më pas është përhapur në gjithë Shqipërinë. Fillimisht kemi vaksinuar fermat me mbi 20 krerë dhe më pas të tjerat. Nga 480 mijë krerë, kemi marrë vaksina për mbi 200 mijë krerë. Kostoja e një vaksine shkon 3 euro, por ato prodhohen vetëm në Afrikën e Jugut” thotë zoti Fero.
Sipas tij, lopët e prekura nuk mund të konsumohen për mish, pasi janë të nxira. “Fermerëve nuk u intereson ta shesin, pasi kostoja shkon në 200 mijë lekë të vjetra. Ata duhet të njoftojnë veterinerin. Qumështi dhe nënproduktet e tij nuk janë të dëmshme. Sëmundja nuk transmetohet nga kafsha te njeriu. Lopët e ngordhura do të kompensohen. Të gjithë fermerëve, të cilëve u ka ngordhur lopa do të marrin një të re nga Danimarka apo vende të tjera. Procedura fillon pas dy muajsh dhe do të vazhdojë me evidentimin e çdo rasti” thotë ai.
Ndërkohë, sipas Feros, tenderët për vaksinat janë bërë gjatë muajve të verës. “Drejtoria ime nuk merret me këto procedura, është drejtori tjetër. Ka një fond të Bashkimit Europian dhe fonde të buxhetit të shtetit” përfundon Fero.
Megjithatë, nga vazhgimi i Fiks Fare rezultoi se të parat janë vaksinuar fermat e mëdha, siç edhe e konfirmoi zoti Fero.
Fiks Fare dhe aktori i njohur Koço Devole kanë realizuar një...
Nisma thurje ka nisur një sondazh online në lidhje me import...
Grupi qe po heton vrasjen e Nelgert Patës ka mundur të rindë...
Altin Tafa është njëri prej shoferëve të ministrisë së Jasht...
Policia italiane ka arrestuar 5 persona pasi dyshohet se kan...
Citynews publikoi pak më parë një material mbi dëmet që sjel...
Një barake druri në lagjen 5 maji në Elbasan është përfshirë...
Një nga themeluesit e partisë së re “Sfida për Shqipërinë”, ...
“Shtetarët dallojnë nga politikanët e rastit nga aftësia për...
Ku në 1889 vdiq ish-Presidenti i Konfederatës së Shteteve Am...
E keni pyetur ndonjeherë veten se çfarë i ndodh trupit tuaj ...
Detaje të reja janë zbuluar sot nga ekzekutimi i 34-vjeçarit...
Në 2015-2016, një i rritur shqiptar kishte më pak pasuri se ...
Shërbimet e Komisariatit të Policicë Nr. 2, dispononin infor...
Lëvizja Politike PESH, duke qenë një lëvizje e themeluar eks...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë takimit falende...
PS ka organizuar një takim falenderues në Qendrën Kulturore ...
Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka reaguar përme...
Mbi korrupsionin politik Me korrupsionin politik lidhe...
Takova një mik. Punon në ministrinë e Finacve. Një fakt i th...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Një 31-vjeçar është arrestuar në rrethrrotullimin e Rinasi...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Dhjetëra mijëra mbështetës të tij - disa vullnetarisht, di...
Një avion civil është rrëzuar në qytetin Tomblaine, në ver...
Moska po e ndërton një kompleks të ri të mbrojtjes raketor...
Për vite me radhë, lufta e Kosovës është rrëfyer përmes hi...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...