LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHKELJET/ KLSH padit në Prokurori Drejtorin e Portit Durrës: 217 milionë lekë dëm ekonomik

6 Nëntor 2016, 11:32, Aktualitet CNA
SHKELJET/ KLSH padit në Prokurori Drejtorin e Portit Durrës: 217

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori Drejtorin e Autoritetit Portual Durrës, Gazmend Shalsi.

?Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 415/1, datë 20.04.2016, i ndryshuar ka zhvilluar auditim në Autoritetin Portual Durrës, për periudhën 01.11.2013-30.04.2016 të veprimtarisë së këtij autoriteti, në përfundim të të cilit KLSH ka rekomanduar 50 masa organizative, 35 masa për shpërblim dëmi dhe 21 masa disiplinore, si dhe me shkresën nr. 415/21, datë 2.11.2016 i ka përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, kallëzimin penal ndaj Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të APD, z. G.Sh, me akuzën e ?Shpërdorimit të detyrës?, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal?, thuhet në njoftimin e KLSH-së

Nga auditimi ka rezultuar që APD dhe Buxhetit të Shtetit i është shkaktuar një dëm total ekonomik në vlerën 217,142 mijë lekë, një efekt financiar negativ në vlerën 169,432 mijë lekë, dhe një mospërmbushje e detyrimeve koncensionare për investime në vlerën rreth 6.6 miliard lekë, si më poshtë:

Dëmi ekonomik

-Në fushën e investimeve 122,707 mijë lekë,

-Në fushën e zbatimit të kontratave 49,898 mijë lekë,

-Në fushën e prokurimeve 20,918 mijë lekë,

-Në fushën e pagesave të kundërligjshme në shpenzimet operative 10,902 mijë lekë,

-Në fushën e shitjes apo dhënies me koncesion të pasurisë në vlerën 9,417 mijë lekë,

-Në fushën e pagave dhe shpërblimeve 3,300 mijë lekë.

Efekti financiar negativ

-Në fushën e të ardhurave nga qiratë & privatizimi 125,453 mijë lekë,

-Në fushën e investimeve 26,096 mijë lekë,

-Në fushën e shpenzimeve korente 17,883 mijë lekë,

Mospërmbushje e detyrimeve kontraktore për investime

-Detyrimi i konçesionarit [X-4] është në vlerën 4,143,000 EUR,

-Detyrimi i konçesionarit [X-5] është në vlerën 2,069,371 mijë lekë,

-Detyrimi i konçesionarit [X-6] është në vlerën 32,500,000 USD

Nga auditimi rezultuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore e nënligjore në fuqi dhe më konkretisht:

1.Shkeljet e konstatuara në lidhje me procesin e shkarkimit, depozitimit dhe evadimit i tubacioneve, materialeve të nevojshme si dhe makinerive të projektit TAP.

 

Nga auditimi rezultoi që:

 

2.Shkeljet e konstatuara në lidhje me marrëveshjen e lidhur për vlerësimin e planit të sigurisë.

Nga auditimi rezultoi që:

 

3.Shkeljet e konstatuara në lidhje me likuidimet e bëra ndaj shoqërisë [X-3].

Nga auditimi rezultoi që:

Për likuidimin e kësaj vlere janë lidhur dy aktmarrëveshje në vlerat 371,237 EUR dhe 726,073 EUR në kundërshtim me:

-Ligjin nr. 9691, datë 08.03.2007 ?Për ratifikimin e ?Marrëveshjes financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) për financimin me kredi të Projektit ?Ndërtimi i terminalit të trageteve dhe shesheve përreth në Portin e Durrësit?.

-Ligjin nr. 9758, datë 21.06.2007 ?Për ratifikimin e ?Marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për marrëveshjen e kredisë ndërmjet Autoritetit Portual Durrës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për financimin e projektit ?Ndërtimi i terminalit të trageteve dhe i shesheve përreth në Portin e Durrësit?.

-VKM nr. 775, datë 24.09.2010 ?Për administrimin e financimeve të huaja në Republikën e Shqipërisë?; pika 2, 12, 17, 21, 22.

-VKM nr. 692, datë 10. 11.2005 ?Për miratimin e strategjisë së ripunuar ?Konsolidimi i një sistemi planifikimi të integruar në Shqipëri?, pika 6.

-Rregulloren e brendshme të miratuar me Vendimin e Këshillit Drejtues nr. 69 datë 15.10.2012 të Këshillit Drejtues të APD, pika 4, nënpika 7/i.

-VKM nr. 596, datë 10.9.2004 ?Për miratimin e statutit të Autoritetit Portual Durrës dhe për riorganizimin e tij?, neni 9, pika 3.

-Udhëzimin e MF nr. 36, datë 10.08. 2009 ?Për hartimin e regjistrit të borxhit shtetëror dhe garancive shtetërore të huas?, neni 2.

-Udhëzimin e MF nr. 22, datë 05.10.2011 ?Për publikimin e të dhënave të borxhit të qeverisjes se përgjithshme dhe hartimin e raportit te tij?, neni 7, pikat 5 dhe 6.

Punime shtesë në vlerën 149,178.15 EUR.

Rregullime në çmim në vlerën -252,214.21 EUR.

Paraja e mbajtur 829,109.12 EUR.

Vonesa në pagesa 79.131.52 EUR

50 % e kostos së DAP 8,656 EUR

Sa më sipër, vlera prej 354,260.51 EUR, e cila përfaqëson diferencën ndërmjet vlerës së likuiduar ndaj PIU-t dhe shoqërisë [X-3] prej 1,168,120 EUR (respektivisht në vlerat 1,097,310 EUR dhe70,810.40 EUR) dhe vlerës së njohur nga Raporti i Ekspertit, prej 813,860 EUR, konsiderohet si dëm ekonomik shkaktuar buxhetit të shtetit.

Në rast se vlerës prej 354,260.51 EUR do ti shtonim edhe vlerën prej 87,787 EUR, e cila përfaqëson penalitetet e bankës për mosparaqitjen në kohë të dokumentacionit dhe tërheqjen e fondeve të akorduara, dhe vlerën prej 44,330 EUR e cila përfaqëson interesat që APD ka humbur nga kalimi i vlerave për llogari të PIUT, dëmi total ekonomik që i është shkaktuar buxhetit të shtetit është 486,377 EUR.

4.Gjetje të tjera nga auditimi.

Nga auditimi rezultoi që:

Përpos kësaj në Terminalin e kontejnerëve në vitin 2015 është ndërtuar një peshore tjetër, pa asnjë dokumentacion nga Dogana Durrës e cila disponon faktikisht dy peshore.

-Detyrimi i konçesionarit [X-4] është në vlerën 4,143,000 EUR,

-Detyrimi i konçesionarit [X-5] është në vlerën 2,069,371 mijë lekë,

-Detyrimi i konçesionarit [X-6] është në vlerën 32,500,000 USD

Deri më datën 30.04.2016 2016 nuk provohet të ketë investuar asnjë vlerë dhe nuk ka raportim zyrtar nga njësia e zbatimit të projektit pranë MTI, si autoritet kontraktor për këtë kontratë koncesionare, për investimin e kryer.

Për këtë situatë, nga APD i është kërkuar informacion zyrtar Njësisë së zbatimit të projektit pranë MTI, e cila nuk ka vënë në dispozicion asnjë lloj informacioni në lidhje me investimet e kryera nga kompanitë koncesionare [X-5] si dhe [X-6] edhe pse është një detyrim kontraktual. Deri më datë 12.08.2016, datë në të cilën përfundoi auditimi, nga APD nuk konfirmohet asnjë investim i kryer prej tyre.

Sipas KLSH, marrëveshjet me kompanitë koncensionare të përshkruara më sipër, duke mos kryer investimet e përcaktuara në kontratat koncensionare respektive, kanë dëmtuar interesat e ligjshme të Shtetit, si dhe kanë favorizuar këto kompani, çka përbën jo vetëm shkelje të rëndë të legjislacionit në fuqi, por është dhe një shprehje flagrante e mos zbatimit të ligjit.

Në lidhje me këtë, KLSH ka rekomanduar që nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD-së të prezantohen në organet drejtuese vlerat e investimeve që kompanitë koncensionare kanë detyrimin kontraktor për ti investuar, të cilat në total arrijnë në vlerën rreth 6.6 miliard lekë (sipas kursit të këmbimit valutor të BSH të datës 04.11.2016) dhe në rast të moskryerjes së investimeve të përcaktuara në marrëveshjet koncensionare, të kryhet pezullimi i menjëhershëm i marrëveshjeve koncesionare, deri në kryerjen e investimeve sipas marrëveshjes ose në rast të kundërt të zbatohen procedurat ligjore për sanksionet përkatëse.

 

Nga proceset gjyqësore të përfunduara deri më datë 30.04.2016, APD ka paguar vlerën 17,882,656.44 lekë për 17 punonjës, vlerë e cila për APD përbën efekt financiar negativ. Pavarësisht ndjekjes në të gjitha shkallët e gjykimit dhe kontestimeve nga APD të vendimeve të gjykatave, për dëmshpërblimet, si pasojë e zgjidhjes së marrëdhënieve të punës, konstatohet se vendimet e marra për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës kanë qenë të padrejta përderisa vendimet janë në shumicën e rasteve në favor të punonjësve të larguar dhe për rrjedhojë, në të ardhmen, situata financiare e autoritetit pritet të cenohet akoma dhe më shumë duke ndikuar kështu në zhvillimin normal të aktivitetit ekonomiko-financiar.

 

Shkeljet e mësipërme trajtohen më hollësisht në Raportin Përfundimtar të Auditimit të evaduar me Vendimin nr. 126, datë 30.09.2016 të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në lidhje me këto shkelje KLSH, me shkresën nr. 415/15, datë 10.10.2016, i ka përcjellë Ministrit të MTI rekomandimin për largimin nga puna të Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të APD-së z. G.Sh, përfundon njoftimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit. /Citynews

 

 

Lajmet e fundit nga