web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vendimi i Administrative/PD: Rama i del në mbrojtje kërcënimeve që i bëhen gjyqtarëve

10 Gusht 2016, 19:20, Aktualitet CNA

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me qëndrimin e mbajtur nga Partia Socialiste, e cila iu kundërvu Gjykatës Administrative, pasi kjo e fundit rrëzoi ankimimin e bërë nga socialistët që kërkonin anullimin e dekretit të Presidentit Bujar Nishani për datën e zgjedhjeve në Peshkopi.

Sipas PD, Edi Rama jo vetëm kërcënon gjyqtarët në mënyrë kriminale kur marrin vendime që nuk i pëlqejnë atij, por i del edhe në mbrojtje këtyre kërcënimeve.

Deklarata e PD

Edi Rama jo vetëm kërcënon gjyqtarët në mënyrë kriminale kur marrin vendime që nuk i pëlqejnë atij, por i del edhe në mbrojtje këtyre kërcënimeve.

Deklarata e tij e pasdites konfirmon veprën penale të kërcënimit të gjyqtarëve për të shtyrë zgjedhjet në Dibër. Ndaj ajo duhet ti shërbejë prokurorisë të shkundet e të nisë menjëherë hetimin penal për këtë kërcënim.

Por edhe më e rëndë se sa vetë sulmi e kërcënimi mafioz ndaj gjyqtarëve është mbrojtja e këtij sulmi dhe vendosja e Edi Ramës në pozitën e supergjyqtarit që interpreton ligjin dhe sulmon vendimin e gjykatës.

Kryeministri në detyrë bën mirë ta harrojë këtë ëndërr sulltanësh për të pasur të gjitha pushtetet nën sqetull. Ai nuk po ushtron prej kohësh as detyrën e tij. Ka hequr dorë me kohë nga përgjegjësia për tiu shërbyer qytetarëve. Puna e tij sot nis e mbaron duke mbrojtur oligarkët dhe bandat e drogës. Ndaj e do drejtësinë me cdo kusht, sepse i dhemb ndeshkimi qe e pret nga vota e qytetarëve dhe nga ligji nesër.

Shqiptarët duan drejtësi e ligj. Shqiptarët nuk duan drogë e sundim bande. Shqiptarët mbarë e dinë se Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën. /citynews/





Lajmet e fundit nga