Protestat/ Balla: Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Partia Socialiste ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Administrative, që rrëzoi padinë e socialistëve kundër Presidentit Bujar Nishani në lidhje me dekretimin e datës së zgjedhjeve në Peshkopi.
Sipas PS, ky vendim është dështim i radhës i drejtësisë. ?Vendimi nuk lidhet dhe nuk krijon pasoja për themelin e kërkimit por vetëm me kërkimin e masës së sigurimit të padisë. Pritja e gjykimit të themelit të kërkimit do të jetë sfidë e rradhës për drejtësinë?, thuhet në reagimin e PS-së.
Deklarata e PS
U njohëm sot me Vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë lidhur me mospranimin e kërkesës për pezullimin e zbatimit të efekteve të Dekretit nr. 9716 datë 02.08.2016 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë ?Për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Dibër?.
Vendimi në fjalë është dështimi i radhës i drejtësisë në këtë vend. Ai është marrë në kundërshtim me Kodin e Procedurës Civile, Kodin e Procedurës Administrative dhe ligjin e posaçëm që rregullon funksionimin e kësaj Gjykate.
Së pari, vlerësojmë të informojmë opinionin publik se ky vendim nuk lidhet dhe nuk krijon pasoja për themelin e kërkimit tonë por vetëm me kërkimin e masës së sigurimit të padisë. Pritja e gjykimit të themelit të kërkimit do të jetë sfidë e rradhës për drejtësinë.
Së dyti, argumentet e përdorura për mospranimin e kërkesës sonë janë të pabazuara dhe në padijeni të plotë të ligjit. Sipas parashikimit të nenit 205 paragrafi 2 të Kodit të Procedurës Civile dhe Kodit të Procedurës Administrative, gjykimi i masës së sigurimit të padisë mund të shqyrtohet edhe në mungesë të palëve. Kjo është praktikë e konsoliduar e autoritetetit gjyqësor. Për më tepër, gjykatësi që sot u mor në mbrojtje me zell të madh nga Partia Demokratike për një kërcënim imagjinar dhe kjo Gjykatë, ka dhënë plot masa sigurimi edhe pa praninë e palëve.
Një gjykim kaq i mjerë profesionalisht dhe zbatimi i dy standarteve në drejtësi nga gjykatësi dhe Gjykata Administrative, është një tjetër alarm i fortë për pushtetin gjyqësor dhe domosdoshmërinë e fillimit të zbatimit pa humbur kohë të Reformës në Drejtësi.
Edhe pretendimi i dhënies së vendimeve jopërfundimtare dhe mosplotësimi i kushteve formale të padisë janë një shkelje e hapur e ligjit, Kodit të Procedurës Civile dhe Kodit të Procedurës Administrative dhe praktikës gjyqësore.
Saktësojmë me këtë rast edhe faktin se Partia Socialiste nuk ka bërë ankim në Kolegjin Zgjedhor dhe ky fakt i bën pretendimet e ngritura në deklaratën e sotme të Partisë Demokratike, një shpifje banale të radhës.
Ndërkohë që po, Vetingu për gjykatës të tillë që shqelmojnë ligjin, interesin publik dhe profesionin e tyre pa pikën e turpit, është e vetmja zgjidhje! Dhe Partia Socialiste do të vazhdojë të ngrejë zërin dhe të qëndrojë e palëkundur pro Reformës në Drejtësi si një proces që do të pastrojë sistemin nga autorët e papërgjegjshëm të vendime gjyqësore të turpshme e të paligjshme si ky i sotmi.
E kuptojmë shumë mirë siç e kupton mbarë Shqipëria dhe bota demokratike, pse Partia Demokratike e ka kaq shumë problem zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe pse ajo rend të inkurajojë me deklarata shpifëse gjykatës të tillë. Por Reformën në Drejtësi dhe pastrimin e gjyqësorit nga veglat e padrejtësisë nuk e ndal dot më asgjë dhe askush. /citynews/
Policia e Durrësit arrestoi një 33-vjeçar , i cili tentoi të...
Një efektiv i policisë së Krujës u ndalua nga kolegët e tij,...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes rrjeteve soc...
CitizenSpring është një aplikacion i jep mundësinë individëv...
Super sezoni i Britanisë është kthyer me zhurmë dhe shkëlqim...
Megjithatë, pa marrë parasysh sa i bukur është planeti ynë, ...
Gjysma e bizneseve në vend kanë kaluar në statusin pasiv. Ng...
Një dosje “përvëluese” pritet të dalë këto ditë nga dosje e ...
Puna për ndërtimin e arereoportit të jugut do të nisë në vit...
Situata e sigurisë në vend nuk ka qenë në nivelet e pritura ...
Inspektoriati shteteror i pyjeve në Shkodër sekuestroi 6 met...
Ambasadori polak i akredituar në Shqipëri, Marek Jeziorski k...
Pas akuzave të Partisë Demokratike, përmes nënkryetarit të s...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi vijon akuzat ...
Kryeministri Edi Rama ka nisur rinisur ofensivën për të sigu...
Partia Demokratike zbardh listën e drejtuesve të policisë, s...
Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë për tre nga katër...
Partia Demokratike vijon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama....
Zhvillohet ceremonia e dorëzimit të shtatorës së Nënë Terezë...
Një tjetër kënd lodrash për fëmijë i shtohet kryeqytetit në ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...