web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Kastriot Myftaraj/ Saimir Tahirit

22 Qershor 2016, 19:26, Aktualitet CNA

Saimir Tahiri!
A do t? i merrni nën kontroll qentë e tërbuar me uniformën e Policisë së Shtetit të ashtuquajturit Komisariat Dixhital, që referojnë në Prokurori pa bërë kallzim çdo denoncim anonim, duke i dhënë mundësinë çdo anonimi që të nisë një procedim penal ndaj dikujt, që siç dihet ka si minimum koston e konsulencës juridike. Komisariati Dixhital mund të përdoret për marrje denoncimesh, por Policia e Shtetit me strukturat e saj ka detyrim që të bëjë hetime dhe eventualisht kallzim në Prokurori dhe jo t? ia lerë ?pataten e nxehtë? në dorë Prokurorisë me një relacion të Komisariatit Dixhital, të sigluar nga drejtoria përkatëse, pa kryer minimumin e hetimeve.

Saimir Tahiri
Si jurist që jeni e dini se kur akuzohet një njeri për krimin e vrasjes, fjala vjen, i tregohet emri i atij që është vrarë dhe arma apo mjeti i kryerjes së krimit. Kështu, edhe në rastin kur dikush quhet përgjegjës me prova verbale për krime kundër njerëzimit, për shkak se ka cituar një rast historik analogjik, duhet të tregohet se cili është krimi në këtë rast. Por qentë e tërbuar me uniformën e Policisë së Shtetit, e ndjejnë kurthin këtu se do t? u duhet të fajësojnë një president amerikan, themeluesin e NATO-s për krim kundër njerëzimit, prandaj thonë se ka krim të ?vrasjes? pa ?kufomë? dhe ?armë? të krimit.

Saimir Tahiri
Në jurisprudencën penale kur del se veprimin që kërkohet të konsiderohet vepër penale e ka kryer dikush tjetër, që jo vetëm nuk është dënuar në vendin e tij, por gëzon nderimet më të larta, pavarësisht se dikush e përmend këtë histori, ai nuk bëhet përgjegjës penalisht. Në fjalorin juridik, thuhet se fakti nuk ekziston.

Saimir Tahiri!
Nëse doni që me dokument të Policisë së Shtetit ta akuzoni Presidentin amerikan Truman, themeluesin e NATO-s, duke i konsideruar veprimet e tij krime kundër njerëzimit vetëm sa do të tregoni fytyrën tuaj të vërtetë, si bij të familjeve të agjenturës ruse. Pse nuk shkon nëna e shefit tënd vizitë në Poloni ku ka bërë pesë vite studime, pyeteni ndonjë ditë? Nuk ka nostalgji për Poloninë, i mungojnë paratë për të bërë këtë udhëtim? Nuk ka nostalgji për eksperiencën si agjente e KGB-së në Poloni me mision për të spiunuar oficerët rusë të garnizoneve ushtarake sovjetike në Poloni që mbanin kontakte me vendasit reaksionarë. Sepse Polonia konsiderohej në Moskë vend kryesisht reaksionar. Do t? i shtjellojmë gjerë e gjatë këto histori, mos u shqetësoni. Jam gati të dal dhe në gjyq me zonjën për faktet që do të publikoj më vonë në serialin ?Mata Harri shqiptare e KGB-së në Poloni?. Veçse këtë gjyq nuk do ta ketë të lehtë ta fitojë si me Sali Berishën.

Saimir Tahiri
Nëse doni të ngrini akuza sepse citohen leksionet e profesorëve të shkollave elitare ushtarake amerikane, nuk do të arrini gjë tjetër veçse do t? i jepni mundësi publikut të zbulojë të vërteta të cilat për shkak të vijave të kuqe etike, ndoshta nuk do t? i mësonte dot kurrë.

Saimir Tahiri!
Meqënëse zbatuat idenë e shefit tënd Ramës për komisariatin dixhital si reagim ndaj shpikjes së Sali Berishës, të qytetarit dixhital, mbajeni nën kontroll krijesën tënde. Ndryshe do të nisë të veprojë edhe spiunazhi dixhital dhe do të thuhen gjëra që ndryshe nuk do t? ia lejoja vetes të thuheshin, gjëra të tilla që nën efektin e tyre qytetari dixhital do t? ju duket si servili juaj.

Saimir Tahiri!
Të vetmet ?armë bërthamore? që do të shikoni të përdoren dhe do t? i provoni në lëkurën tuaj nuk janë ato fantazmagorike të referuara nga Komisariati Dixhital, por ato të konvertuara në fjalë me fuqi bërthamore.

Saimir Tahiri
Si fillim do të ballafaqoheni me një kallzim penal në lidhje me strukturën e paligjshme të ashtuquajtur komisariat dixhital, së cilës nuk i del askush për zot si titullar i tij zyrtar.

Saimir Tahiri
Nuk e pengoni dot kryerjen e kallzimit penal duke mos dorëzuar asnjë akt të referimit tuaj që është i nevojshëm për përpilimin e kallzimit.

Saimir Tahiri
Silli qentë e tërbuar me uniformën e Policisë së Shtetit dhe të zyrave të tjera përkatëse të Policisë së Shtetit të përziera në këtë histori, të ballafaqohemi para Prokurorëve me prova dhe fakte.

Saimir Tahiri
Paralelisht do të inicoj me kërkesë zyrtare në SHISH një hetim me prova për të parë se sa janë përzier në këtë histori shërbime të fshehta të vendeve anti-NATO.

Saimir Tahiri
Kjo nuk është lufta ime e parë, i kam pasur disa të tilla të bujshme, madje qëkurse ti ke qenë ende student. Nuk do të jetë e fundit. Por ndoshta do të jetë e para ku do të përdoren ?armët bërthamore? të miat, sepse më herët ata që i kanë nisur këto luftëra janë terhequr në këtë situatë.

Saimir Tahiri
U thuaj qenve të tërbuar me uniformën e Policisë së Shtetit të Komisariatit Dixhital se sulmi ndaj faqes time online nuk e zgjidh problemin, pasi aty do të nisë faza e dytë e publikimeve të cilën nuk mund ta ndalni.

Saimir Tahiri
Meqënëse në zyrat e Drejtorisë së Policisë së Tiranës më kanë pyetur nëse pas meje qëndron ndonjë organizatë, ndonjë forcë, po ua kthej publikisht përgjigjen. Kjo është si forca e gravitacionit, që nuk duket por ndjehet, me pasoja aq më të rënda sa më shumë nuk e merr parasysh. Këtë ia lemë kohës. Nëse unë jam një njeri që mund të shkelet me këmbë, sic kanë pasur iluzion të tjerë të pushtetshëm më herët, o burra përpara. Nëse jo, duket se disa njerëz mund të kenë nevojë për hekur në tru që të kthjellohen. E kam fjalën që hekuri është një përbërës i nevojshëm i trupit të njeriut me efekte të posaçme, sidomos në kthjellimin e trurit. Hekuri në tru është nje recetë efikasë për ata që i shikojnë ligjet si fjalë fiktive që mund t? i shkelin pa pasoja sipas dëshirës së tyre.

Saimir Tahiri
Unë jam qytetar i përgjegjshëm i një vendi laik, dhe gjithçka kërkoj është që ashtu siç lexohen, hetohen, shqyrtohen shkrimet e mia në zyrat e shtetit të bëhet dhe me librat e tjerë që kanë detyrim të jenë në pajtim me ligjet e shtetit.





18:34 Aktualitet

Mirelat dhe Anjezat

Mirela Milori, gazetarja e ABC News sot ka bërë një koment n...

Lajmet e fundit nga