Plagoset shtetasi në ambientet e Poliklinikës/ Në pranga babë e bir në Shkodër
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Na mbajtën mbërthyer deri në fund; na bënë të shpresojmë deri në bilbilin final; na ulën mes më të mëdhenjve të kontinetit dhe botës duke u ndjerë fare komodë; na ndezën ndjenjën e fitores që ky popull e ka pasur kaq rrallë dhe mbi të gjitha, na bënë krenarë për këtë që jemi. Me gjithë problemet, me gjithë dështimet. Na bënë që të themi me gojën plot: vijmë nga Shqipëria, jemi pjesë e juaja! Kështu mund ta përkufizoja raportin që ekipi kombëtar i Shqipërisë pati me shoqëritë shqiptare këto javë. Me shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo Mal të zi.
Përfaqësimi ynë i parë në një event të rëndësishëm futbolli përfundoi sot në mbrëmje. Përtej hidhërimit për një shans që e kishim kaq pranë dhe përtej faktit që në turne u përfaqësuam shumë më mirë se sa besonim edhe vetë, tani jemi të gjithë dakort: e gjitha kjo ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Ishte një betëjë e fituar në gjithë detajet e saj, edhe pse zoti dhe fati nuk ishin me ne. Ose eksperienca gjithnjë mbetet një çels i rëndësishëm në çdo fushë. Dhe ajo ne na mungoi.
Si çdo gjë që ndodh për herë të parë edhe ky event do kujtohet gjatë. Por më shumë se sa historisë, ai i ka shërbyer të sotmes. I ka shërbyer në rradhë të parë për të analizuar se cili ka qenë çesli ynë i suksesit. Celsi i suksesit të një vendi që suksesin në vetvete e ka kaq të rrallë.
E para historia e ekipit tonë kombëtar është një pjesë e historisë së dhimbshme të shqiptarëve. Pjesëtarët e tij janë brezi i dytë, ose fëmijët e një vale emigracioni që mbërtheu shqiptarët në fund të shekullit të XX. Ata përçojnë gjithë energjinë dhe dëshirën për sukses të prindërve të tyre; gjithë dhimbjen e atyre njerëzve që atdheu nuk e mbajti dot, për arsye nga më të ndryshmet. Siç përcjellin ëndërrën për t?u bërë pjesë reale e kontinentit që prindërit kanë bartur me vete gjatë rrugëtmit të tyre.
E dyta, ekipi përbëhet nga lojtarë të lindur dhe të edukuar jashtë. Nga 23 lojtarët e ekipit tonë, vetëm 3 luajnë në Shqipëri. Ata përfaqësojnë një edukatë punë dhe stërvitje, krejt të ndryshme nga ajo që ne kemi në Shqipëri. Ndihen më shumë pjesë e europës dhe janë më shumë të ngjashëm me ta se sa me futbollistët e formuar apo që luajnë në Shqipëri.
E treta, FSHF ka pasur largpamësinë që kundër kritikave fillestare të mbështetet tek një trajner i huaj. Jo vetëm kaq, por ajo është bindur të adaptojë një sistem krejt të huaj drejtimi. Sistemin që De Biazi ka sjellë me vete, bashkë me ndihmësat dhe stafin e tij. Ende sot, i kujtoj debatet shterpë dhe si gjithnjë lokaliste shqiptare që e quanin përçmim faktin që nuk zgjidhej një trajner shqiptar. Pa e kuptuar që në një botë të sotme të integruar dhe globave, konkurenca nuk ka kombësi.
E katërta, sukseset e vazhdueshme krijuan një klimë besimi pa kushte midis ekipit dhe mbështetësve të tij. Tifozët u bindën që Shqipëria ishte tashmë me një ekip dhe filozofi tjetër, me një filozofi fitimtare. Ata e shoqëruan ekipin në gjithë rrugëtimin e vështirë, në fushat e stadiumeve kudo në Europë apo në sheshet e mbushura plot, përpara ekraneve gjigandë. E mbështetën edhe në momentet e vështira të humbjes; e duartrokitën edhe kur dolën nga fusha pa pikë. Imazhi i valëve të tifozerisë shqiptare me fanelat kuq e zi, flamujt kombëtare, vajzat bukuroshe, fytyrat e qeshura dhe mbi të gjitha me koret e palodhura ka befasuar jo pak median botërore. Asgjë tjetër mbase nuk do të sillte këtë vëmendje ndaj Shqipërisë dhe asgje nuk do të vlente më shumë për të ndrequr imazhin e përbaltur të saj.
E pesta, pasioni dhe dëshira për fitore, qenë një prej elementëve që kanë mrekulluar specialitët e europianit. Nëse do flitej për pasion dhe entusiazëm, asnjë ekip më shumë se Shqipëria nuk e meritonte kualifikimin, shkruante para 3 ditësh BBC. Ky pasion i rigjetur i shoqëruar me besimin, shërbyen edhe për një ringjallje të të gjithëve ne. Shërbyen për të na bërë të kuptojnë se pavarësisht se fati ka qenë koprac me ne në histori, nuk jemi të mallkuar të jemi gjithnjë të fundit; nuk kemi pse humbim besimin dhe kemi ende për të shpresuar.
Ndaj, nesër ekipi kombëtar do të rikthehet gjithë krenari, me bindjen që përtej një turneu ku merrnim pjesë për herë të parë, na kthyen besimin që asnjë garë dhe asnjë sfidë nuk është e pamundur për ne. Dhe që shprehja aq fataliste: ?shqipëria nuk bëhet?, mund të zëvendësohet me shprehjen, nëse dimë të sillemi si ekipi ynë kombëtar; nëse kombinojmë gjithë rrethanat që u kombinuan në të, fitorja do vijë një ditë!
E nderuar Kim!Së pari nuk besoj se të kam pasur të dashur. M...
Partia Demokratike ka shpërndarë për mediat deklaratën e Eur...
Policia e Bulqizës ka bërë të mundur asgjësimin e 330 bimëve...
Mirela Milori, gazetarja e ABC News sot ka bërë një koment n...
Burimet tona të marra direkt afër burimit me ujë ku ndodhi a...
Nuk pata kurajo të shkruaj sapo e pashë videon, sepse isha s...
Lëvizja Rinore për Integrim mblodhi Komitetin Drejtues Kombë...
Disa media pranë qeverisë ditët e fundit kanë publikuar list...
Ka mjaftuar deklarata e zotit Rama, ku pranoi me modesti se ...
Policia e Kurbinit në kuadër të operacionit të koduar ” WEED...
Deputeti demokrat Astrit Veliaj i pyetur nga citynews.al ka ...
Nëse britanikët do të largohen nga BE kjo ndoshta do të kish...
“Sëmundja” e portaleve i zuri te gjithë gazetarët e vjetër, ...
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i ka dërguar një mesazh...
Bashkia e Tiranës është kthyer në institucionin që ka ndrysh...
Buda mori një bretkocë dhe e kalli në një kusi me ujë të për...
Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas 41-vjeçar, pasi p...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nisë të premten verifik...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...