web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Martin Shkreli: Do bëhem mbret i Shqipërisë dhe do kontrolloj median

28 Maj 2016, 06:54, Aktualitet CNA

Martin Shkreli njihet si shqiptari më i urryer në botë për shkak se ngriti ?brenda natës? çmimin e një ilaçi jetik 5,000 herë më shumë sesa kishte qenë përpara se të blinte monopolin për të.

Ai jeton në SHBA dhe së fundi është kthyer në një nga mbështetësit e fortë të kandidatit zyrtar për president nga radhët e Republikanëve, Donald Trump.

Ai është shprehur publikisht se do të mbështesë Trumpin në zgjedhjet presidenciale. Kjo ka sjellë reagimin e gazetarit të Klan Kosovës, Xhemajl Rexha, i cili theksoi se Shkreli është ?Budalla i kompletuar?.

Përgjigja nga Martin Shkreli ishte: ?Do të ndryshoj kur të bëhem Mbreti i Shqipërisë dhe të marr median nën kontroll??/citynews





Lajmet e fundit nga