Rriten sërish temperaturat/ Ja sa gradë do të shënojë sot termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Nga Sokol Gjoni
Truku i moszbatimit të ligjit të dekriminalizimit dhe fshehja e të dhënave në formularët e vetdeklarimit, pasoi gjatë gjithë kësaj jave me një ekzibicionizëm politik dhe krekosje kaqolësh të sërës rilindiste, të cilëve, me sa kuptohej në qëndrimet patetike dhe egzaltuese të lidershipit politik të PS, u paskemi ?rënë më qafë? për dyshimet e hedhura mbi të shkuarën e tyre. Afërmendsh, kuptohej, që ligji i dekriminalizimit nuk do të ishte kaq i thjeshtë për t’u zbatuar, pasi do të shkërmoqej struktura e krimit, i cili është strukturuar fuqishëm përmes politikës duke depërtuar në të gjitha nivelet e pushteteve në Shqipëri. Natyrisht, përballë këtij kërcënimi, krimi dhe falangat e tij, do të viheshin në lëvizje të stukturuar për të ruajtur pozitat. Qesëndisjet e kryeministrit rreth numrave, deklaratat dhe namatisjet plot epsh që lëshohen çdonatshëm nga cironkat e tij, duke tentuar të spostojnë fenomenin në fjalë në derën e tjetrit, nuk ngjajnë me vullnetin e një force politike që kërkon të çkriminalizohet!!! PS-ja, është e shenjuar ndërkombëtarisht për depërtimin brenda saj të individëve me rekorde kriminale, madje, shumë nga këta individë janë shtrirë në të gjitha hallkat e pushtetit dhe të qeverisjes, duke e shndërruar në standard dhe filozofi partiake raportin me krimin. Ambasadori Donald Lu, (shyqyr zotit i pashqiptarizuar !) do të shënjestronte përveçshëm emra deputetësh të
mazhorancës që kanë patur një të shkuar kriminale. Saga e dekriminalizimit, e afirmuar si një nga betejat më spektakolare të opozitës, finalizuar me miratimin e një ligji zhurmëmadh, është futur në lojën e perversitetit politik dhe të mekanizmave krimininalë të moszbatimit dhe të zhbërjes së tij. Fshehja e të dhënave nga të zgjedhurit(deputetë, kryebashiakë) nxori në pah pislojën e propagandës politike për dekriminalizimin, si dhe përligji qëllimin e marrëdhënies që qeverisja ka ndërtuar me krimin struktural. Kryebashkiakë që kanë ndryshuar deri në gjashtë herë emrat, të tjerë që nuk mbajnë mend se përse janë arrestuar, ca të tjerë, ngaqë nuk i mbajnë mend (koha e trafikimit të naftës është e largët) nuk i kanë deklaruar fare, ca të tjerë…ca të tjerë, etj, etj. Ah, se desh desh harrova deputetët! Ngaqë nuk doli numri nëntëmbëdhjetë(siç kishte deklaruar opozita), debati mbi dekriminalizimin konsiderohet i mbyllur, dhe këtë na e thonë ca analistë të kastruar nga frika e dekriminalizimit. Rëndësia e zbatimit të ligjit në fjalë, padyshim, do të ishte një ?mea culpa? e klasës politike ndaj shoqërisë shqiptare, pasi, aspirata integruese e jona nuk mund të kryqëzohet nga interesa okulte të pushtetarëve. Opozita, në betejën e saj më të pashoqe gjatë këtyre 26 viteve pluralizëm politik, ka dëshmuar qëndrueshmëri dhe qartësi në kërkesën e saj për dekriminalizim të institucioneve dhe të pushtetit, por misioni i saj, duhet të vijojë me një konsistencë akoma dhe më të madhe, pasi demokracia dhe institucionet kushtetuese të vendit janë të rrezikuara nga oligarkia sunduese, e cila gjatë këtyre tre viteve inspiroi në qeverisjen e saj modelin siçilian, si shprehje e lidhjes së saj me bandat dhe krimin e organizuar. Aksioni opozitar duhet formësuar së bashku me qytetarët, si një aleancë e pakompromistë në betejën e saj me dekriminalizimin, pasi kështu i bëhet një shërbim shumë i madh atdheut dhe kombit, duke çrrënjosur tentakulat e krimit që ka kapur qeverisjen e vendit dhe po minojnë funksionimin e institucioneve kushtetuese dhe rendin demokratik. Përtej shprehjes latine, ne nuk e meritojmë qeverisjen që kemi, ndaj është emergjencë kombëtare largimi i kësaj shpure banditeske.
Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në qendër të qytetit të Krujë...
Byroja e Kuvendit vendosi sot përjashtimin me dhjetë ditë të...
Byroja e Kuvendit ka përjashtuar 10 ditë nga punimet e Kuven...
Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje Prokurorisë ...
Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, ka vendosur që të tërheq...
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka deklaruar se Profes...
Një tjetër dëshmitar i ngjarjes së rëndë në Krujë ka rrëfyer...
Deputeti socialist Alfred Peza ka reaguar pas akuzave të për...
Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amer...
Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Interforcës t’i vërë në di...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar me...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shpreh keqardhjen e s...
Televizioni Klan ka ditë që është përfshirë në një ndërmarrj...
Kompania KESH dhe OSHEE kanë aplikuar në Entin Rregullator t...
Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian ...
Për masakrat duhet folur thjesht dhe rëndë, si në ditët kur ...
Kryetari i Zyrës Postare në Maqellarë, Skerdinand Hoxha, ësh...
Jursiti Jordan Daci, ka deklaruar se pajisja e përgjimit duh...
Deputeti i LSI, Petrit Vasili, ka qenë sot i pranishëm në QS...
Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë dhe deputetet Irma Ko...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...