Kërkohej për plagosje/ Arrestohet 51-vjeçari
Policia e Pogradecit ka arrestuar një shtetas 51-vjeçar pasi...
Këto ditë qeveria mori vendim që akreditimi i universiteteve që në letër do të kryhet nga një kompani britanike, të nisë me katër universitete publike dhe dy universitete private, nga të cilët njëri është universiteti në pronësi të Henri Çilit, i njohur si Universiteti Europian i Tiranës, por që meriton të quhet Universiteti i Çernobilit në Tiranë. Për ata të cilët e kanë harruar Çernobili është vendi në Bashkimin Sovjetik ku gjendej reaktori bërthamor, i cili pati një shpërthim që shkaktoi përhapjen e rrezeatimit radioaktiv në krejt Europën.
Arsyeja që universiteti i Çilit meriton emrin Universiteti i Çernobilit, është se burri i shkathët Henri Çili, pasi e fitoi licencën e universitetit si dhuratë nga Berisha, sapo ai u bë Kryeministër në 2005, tashmë po e fiton akreditimin si dhuratë nga Rama, për shkak Çili ka bërë prorektor në UET babain i bashkëpunëtorit të ngushtë të Ramës, Endri Fugës, Përparim Fugën.
Një emërim ky që nuk ka shpjegim tjetër përveç fitimit të simpatisë kryeministrore, pasi Përparim Fuga është profesor në fizikë, dhe specialist në fizikën bërthamore dhe në UET nuk ka një departament të fizikës, aq më pak të asaj bërthamore. Përparim Fuga ligjëron në UET për sigurinë kombëtare dhe statistikën, ndonëse ai nuk ka asnjë specializim për këto lëndë.
Nëse do të kërkohej një lidhje qoftë edhe përsëlargu e profesor Përparim Fugës me ekspertizën e çështjeve të sigurisë kombëtare, kjo do të datonte në vitin e largët 1986, në kohën e shpërthimit të Çernobilit. Atëherë në ndërkohë që e gjithë Europa ndaloi konsumin e prodhimeve ushqimore të atij viti, si të rrezikshme për shkak të rrezeatimit bërthamor, diktatura komuniste mashtroi shqiptarët duke iu thënë se në prodhimet bujqësore dhe blegtorale në vend nuk kishte rrezeatim radioaktiv dhe se nuk përbënin rrezik për t? u konsumuar, madje edhe nga fëmijët. Kjo u bë pasi nënshkruan një raport të rremë disa fizikanë të njohur ndër ta edhe professor Përparim Fuga. Madje këta nënshkruan edhe një raport që mundësoi blerjen e shumë prodhimeve bujqësore dhe blegtorale nga shtete të tjerë që do t? i shkatërronin ato. Kjo blerje u mundësua pasi një grup fizikanësh nënshkruan një raport ku thuhej se te këto prodhime shkalla e rrezeatimit ishte shumë e ulët, e papërfillshme.
Pasi emri i profesor Përparim Fugës u përdor për të çertifikuar, për aq sa mund ta besonte kush në atë kohë, prodhimet bujqësore e blegtorale të prekur nga rrezeatimi i Çernobilit, kuptohet se ky zotëri nuk e ka për gjë që emri i tij përdoret për akreditimin e universitetit të Çilit. Aq më tepër kur paguhet mirë për këtë gjë. Veçse pas kësaj, universiteti e meriton të quhet Universiteti i Çernobilit në Tiranë. Tekefundit kështu emri do të përafrohej me atë që njihet publikisht, pasi UET-në të gjithë e quajnë Universiteti i Çilit./Shkruar per citynews
Policia e Pogradecit ka arrestuar një shtetas 51-vjeçar pasi...
Policia e kyzeqytetit ka mundur te kape dhe vendose pas pran...
Pronari i pikës së karburantit në Kavajë, e cila kishte bll...
Gjatë një takimi me strukturat e Partisë Agrare Ambientalist...
Hapet thirrja për bursa për studentët dhe stafin në kuadër t...
Politologu Ylli Dylgjeri ka ironizuar ndryshimin e emrit nga...
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov e homologu i tij ameri...
Caci Dhamo dhe e shoqja Zoica besojnë se rindërtimi i koteci...
Gazetari dhe botuesi i gazetës Tema, Mero Baze është shprehu...
Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike Lul...
Shkrimtarja Flutura Açka i ka dhuruar Kryebashkiakut Erion V...
16 shqiptarë dhe një shtetas grek kanë rënë në prangat e pol...
Presidentja dhe administratorja e Top Channel, Vjollca Hoxha...
Ish kryeministri Sali Berisha tha sot në parlament se patrio...
Kryeministri Edi Rama nuk ka preferuar të japë garancinë për...
Kryetarja e Komisionit të Integrimit, njëherazi deputetja de...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur i g...
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipë...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë mesazhin e një q...
U bë President i Republikës së Kosovës përmes një ceremonie ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...