web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhuna ndaj gazetarit/ Manjani apel prokurorëve dhe gjyqtarëve

10 Maj 2016, 18:16, Aktualitet CNA

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, iu ka bërë apel gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhur me dhunën e ushtruar ndaj gazetarit të sportit, Eduard Ilnica. Në një konferencë të zhvilluar sot për Ditën e Drejtësisë, Manjani kërkoi një gjykim shembullor të dhunuesit të gazetarit.

“Sot kam një thirrje për trupën e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sepse na ka ndodhur një ngjarje në simbolikën e drejtësisë, është rrahur barbarisht një gazetar, një personazh i cili ushtron një të drejtë kushtetuese dhe ndihmon qytetarët e Republikës së Shqipërisë që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për tu informuar. Është fjala për një anëtar të pushtetit të katërt dhe hetimi dhe gjykimi i rrahësit me këtë rast të ditës së drejtësisë duhet të jetë shembullor, kërkoj të jetë shembullor. I uroj gazetarit shërim të shpejtë dhe të fillojmë të besojmë të paktën që në ditën e drejtësisë të japim një simbolikë që drejtësia do të funksionojë. Duhet të funksionojë dhe me shpejtësinë e nevojshme.” është shprehur Manjani.





Lajmet e fundit nga