web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ismet Haxhia: Pakti që i ofroi Fatos Klosi, Izetit kundër Sali Berishës dhe shpërthimi i tij

10 Maj 2016, 16:59, Aktualitet CNA

Ai ka dhënë sot një intervistë për gazetën Ditë, ku tregon disa prapaskena.

?Në vitin 2000, Fatos Klosi kërkoi ta takonte Izetin, me ndihmën time, dhe ta dispononte kundër Berishës, pikërisht këtë që po bën sot. Atëherë e refuzuam kërkesën e Klosit?, thotë ai.

Në lidhje me motivet e shpërthimit të Izetit kundër Berishës, Ismeti shprehet:

?Sepse dikush nga Tirana e kishte vënë në dijeni se Berisha, në një mjedis me miq të tij, njëri prej të cilëve edhe mik i Izetit, kishte thënë se Azemin nuk e kam nxjerrë unë në pritë, por Izet Haxhia. Këtu filon zanafilla e shpërthimit të tij të vonuar?.  

Ismet Haxhia nuk e pranon vrasjen e Azem Hajdarit dhe thotë se me ta është bërë një lojë politike.

?Unë nuk mund të pranoja një krim kaq të shëmtuar, siç është vrasja, duke mos qenë përgjegjës për këtë. Këtë dhuratë e kam nga Fatos Klosi dhe Arben Rakipi dhe tutorët e tyre në politikë,? thotë 62-vjeçari.

Ai thotë për Berishën se është një njeri që e do pushtetin më shumë se çdo gjë tjetër.

?Për fat të keq e ka humbur shpirtin për politikën dhe së fundmi veç cilësive të malësorit, ka humbur edhe një pjesë të mendjes,? thotë ai.

Lidhur me vëllain e tij, Izetin, Ismet Haxhia thotë se ai ka ikur nga PD pa asnjë dyshkë në xhep.

Madje, sipas tij, Izeti ka shitur pistoletën për të respektuar vjehrrin e tij, pasi nuk kishte asnjë lekë.

Pjesë nga intervista:

-Z.Haxhia, çfarë ju thotë emri Sali Berisha?

Ai është një tropojan i zgjuar, politikan i fortë i cili gjithmonë i kthen situatat politike sipas asaj që atij i pëlqen, që del i fituar në përballjet politike, për shkak të mjeteve të pakufizuara, edhe pse bien në kundërshtim me moralin shoqëror. Një njeri që e do pushtetin më shumë se çdo gjë tjetër dhe që për fat të keq, kur e humbet atë, humbet edhe shpirtin; e tani së fundi ka humbur, veç cilësive të malësorit, edhe një pjesë të mendjes, aq sa jo rrallë paraqitet qesharak në ato që deklaron para publikut. Unë nuk kam patur ndonjëherë kontakt me të, por dy vëllezërit e mi i kanë shërbyer me ndershmëri për shumë vite, sidomos Izeti, të cilin më pas e përdori për t?i darovitur, pikërisht atë, autor i pabesë i së cilës, ishte vetë ai.

 -Çfarë ju lidhi me Berishën ju vëllezërve, Haxhia?

Qenia tropojan i Berishës i motivoi vëllezërit e mi, sidomos Izetin t?i qëndronte pranë atij. Për Izetin ka qenë motiv dhe urrejtja për regjimin e kaluar, të cilin në praninë time, familjes dhe të shoqërisë së ngushtë e shfaqte pa rezerva.

-Pse i besoi vëllai juaj kaq shumë e për kaq shumë kohë Sali Berishës dhe çfarë mendoni ju për të?

Izeti e ka deklaruar edhe vetë se për shumë kohë Sali Berishën e ka patur idhull. Ai nuk duronte edhe kur unë i shprehja ndonjë pakënaqësi për ato që ai bënte. ?Ti je komunist?, më thoshte dhe për rreth 4 vite nuk më ka folur, vetëm se unë isha i pozicionuar majtas, me bindje në fakt, e jo për interesa. Izeti ka vepruar shpesh dhunshëm kundrejt atyre që shanin Berishën. Një herë te kafe ?Europa? dikush thotë: ?Ja shoqëruesi i atij legenit?. Ai kthehet dhe rreh më shumë se gjysmën e klientëve të ndodhur aty.

Po kështu ka ndodhur tek bar kafe ?Viena? më 1997, kur pasi dikush thotë: ?Ja bodigardi i atij krimineli?, ai bën të njëjtën gjë. Prishja e vëllezërve të mi me Berishën, siç edhe ata e kanë shprehur, erdhi pasi ata nuk kanë pranuar të zbatojnë urdhrat kriminale të tij, siç është kundërshtia e Isamedinit për të sulmuar Vlorën, apo kundërshtia e Izetit për t?u bërë pjesë e porosive të tij kriminale, të cilat tashmë i ka bërë publike.

-Ky njeri, i cili nuk u është ndarë gjithë këto vite, siç edhe vetë e deklaron, pse e ka gjithë këtë mllef ndaj jush? Çfarë i keni bërë ju atij, apo në çfarë interesa e keni prekur?

E theksova, thjesht në mosbindjen e vëllezërve të mi për të zbatuar porositë dhe urdhrat e tij kriminale. Ne s?i kemi bërë kurrë të keqe atij, veç faktit që vëllezërit e mi i kanë mbrojtur jetën, veçanërisht në 13-14 mars, pa të cilët nuk do të kishte patur mundësi të akuzonte e të shpifte për ne e për kë t?i dalë para në rrugën e tij të interesave të pakufizuara. Në lidhje me atë se në çfarë interesash e kemi prekur, ua deklaroj me bindje se vëllezërit e mi nuk kanë qëndruar pranë Berishës për interesa dhe në këtë kontekst, nuk ka patur asnjë mundësi pështjellimi interesash. Izet Haxhia iku nga PD-ja pa asnjë dyshkë në xhep. Po ju jap një shembull të vogël. Në kohën që rrinte në B.Curri, në vitin ?98-?99, ai rrinte te një shoku i tij, pronar i ish-turizmit, ku flinte dhe ushqehej. Në një ditë të mesit të 1998-ës e njoftojnë se do i vinte vjehrri për ta takuar. Lekë nuk kishte. Unë i pata dhënë 100.000 lekë të vjetra të cilat i kishte harxhuar për dy ditë. Atij i kishin falur një pistoletë të cilën e shet për të respektuar vjehrrin, pasi nuk kishte asnjë lek. Dhe në këtë gjendje ishte pikërisht ai, të cilit i kishin ofruar 100 mijë marka në Vlorë nga trafikantë droge, vetëm që ai të hante një drekë me ta e që më pas ta përdornin emrin e tij për punët e tyre të pista dhe që Izeti e ka refuzuar me neveri.

-Megjithatë, Izeti ka rreth një vit e gjysmë që është kthyer në një personazh mediatik. Në optikën tuaj, çfarë ka ndodhur me të, pse kaq i vonuar me akuzat e tij?

Në vitin 2000 Fatos Klosi kërkoi ta takonte Izetin, me ndihmën time dhe ta dispononte kundër Berishës, pikërisht këtë që po bën sot. Atëherë e refuzuam kërkesën e Klosit. E refuzuam edhe në kohën që ishim në proces gjyqësor, në këmbim të lirisë tonë, për të cilën na mbanin peng. Në fillimet e nismës së tij unë nëpërmjet telefonit i thashë të hiqte dorë nga kjo punë, pasi nuk duam të na shohë dikush shtrembër. Ai nuk u bind pasi ishte shumë i prekur, sepse dikush nga Tirana e kishte vënë në dijeni që Berisha në një mjedis me miq të tij, njëri prej të cilëve ishte edhe mik i Izetit, kishte thënë se ?Azemin nuk e kam nxjerrë unë në pritë, por Izet Haxhia?. Këtu fillon zanafilla e shpërthimit të tij të vonuar. Se përse ndihet në siklet Berisha e përpiqet të bindë të tjerët me të pavërteta, nuk është e vështirë ta kuptosh dhe as ta besosh.





Lajmet e fundit nga