web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tabaku dhe Paloka: Thirrja e Berishës për armatosje, propozim i tij personal

25 Prill 2016, 19:31, Aktualitet CNA

Deputetja demokrate Jorida Tabaku është shprehur se thirrja për armatosje e ish-kryeministri Sali Berisha në seancën  e shkuar parlamentare nuk është diskutuar ende në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. E ftuar në “5 Pyetje nga Babaramo”, Tabaku tha se thirrja e Berishës është një propozim i tij politik. “Kjo është një nismë personale e tij. Neve nuk e kemi disktuar në grupin parlamentar të PD-së. Berisha u dënua për një propozim të tijin politik. Berisha është në të drejtën e tij që të propozojë një ligj,” tha Tabaku.
Të njëjtin artikulim pati edhe Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka në studion e “Top Story” ku u shpreh se propozimi është i Berishës, ndërsa shtoi se nëse thirrja e ish-Kryeministrit do të propozohet si projektligj, atëherë do të mblidhen firma edhe nga deputetë jashtë grupit parlamentar demokratë.





Lajmet e fundit nga