Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, replikoi dje me kritikët e stadiumit kombëtar duke u justifikuar dhe sjellë si argument stadiumin ?Wembley? në Londër. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se stadiumi i Wembleyt ishte një nga monumentet e kulturës në Angli, por ai u prish për të ndërtuar Wmbleyn e ri, i cili ofronte më shumë kushte dhe më shumë kapacitet.
Me këtë argument, kryeministri Rama, u përpoq të justifikonte kritikat jo të pakta për projektin e stadiumit kombëtar.
Në fakt, nëse kryeministri kërkon të krahasojë rindërtimin e ?Qemal Stafës? me ?Wembleyn?, më parë duhet tu hedhë një sy disa fakteve interesante të publikuara për qytetarët në faqen zyrtare të stadiumit anglez www.wembley .com
Në këtë faqe, gjenden të gjitha të dhënat se kusht ka investuar, sa ka investuar dhe cfarë kontrollon.
Citynews bëri një kërkim të thjeshtë në faqen zyrtare të “Webleyt” dhe rezultoi se , Departamenti i Kulturës, Medias dhe Sportit ka investuar 20 milonë paund, Agjencia shtetërore ?Sport England? ka investuar 120 milionë paund dhe agjencia ?Thë London Development? ka investuar 21 milionë paund.
Investimi për ?Wembleyn? është kryer me fondet e shtetit nga institucione shtetërore, të cilat janë aksionerë dhe kanë nën administrim ambientet e stadiumit. Pra, investimi i agjencive shtetërore angleze për Wembleyn rikthehet në një farë mënyre në arkat e shtetit.
Arena Kombëtare
E kundërta ndodh me Arenën Kombëtare. Të gjesh një informacion të plotë në faqen e FSHF-së, kryeministrisë apo ministrisë Arsimit dhe Sporteve për ndërtimin stadiumit kombëtar është e pamundur. Gjithcka është propagandë në prezantime përballë kamerave.
Kryeministri Rama tha se nuk do të ketë asnjë lek të investuar nga shteti, por ambientet do të përdoren nga investitorët privat. Kjo do të thotë se vetëm fusha do të jetë e shqiptarëve, ambientet e biznesit, dhe
zyrat brenda stadiumit që mund të përdoreshin për Federatat e ndryshme sportive do të kontrollohen nga privati. Këto janë ato që dimë dhe që janë thënë publikisht nga përfaqësues të federatës dhe vetë kryeministri. Meqenëse zoti Rama na tregoi Wembleyn, ne po renditim faktet sipas krahasimit të kërkuar prej tij.
Së pari, u rindërtua Wembley, por është në të gjitha parametrat ku mund të luhen finale të ?Europa League? apo ?Champions League?, të cilat janë evente reklamuese dhe forcë e madhe për zhvillimin e turizmit në vend. Wembley i plotëson të gjitha kushtet, këtu tek ne nuk do të luajë as Skënderbeu sepse ka më afër Elbasanin dhe i kushton më pak.
Së dyti, askujt nuk i shkoi ndërmend të vendoste një kullë tek Wembley. Të gjitha shërbimet, përfshirë muzetë dhe gjithçka tjetër, ofrohen brenda ambienteve të stadiumit.
Po sja mbush mendjen Wembley, mund ti themi kryeministrit se njësoj është ?Alianz Arena?, ?Santiago Bernabeu?, ?San Siro? apo edhe ato stadiumet e rinj dhe modernë që flet zoti Rama, të cilat nuk kanë kullë por kanë ambiente biznesi dhe shërbimesh të ndryshme tregtare.
Së treti, Wembley u ndërtua edhe me paratë e qeverisë britanike, ndërkohë kryeministri Rama shet mend se ?Arenën Kombëtare? po e ndërton ai, vetëm për faktin se ndryshoi disa hapësira ligjore. Kryeministri Rama thotë se po ndërton ?Arenën Kombëtare?, kur në fakt atë po e ndërton privati në bashkëpunim me FSHF duke shfrytëzuar truallin, pronë publike të shqiptarëve.
Në rast se zoti kryeministër kërkon të ketë merita dhe të ngelet në histori si kryeministri që firmosi stadiumin e ri kombëtar, së paku, nga taksat që paguajnë shqiptarët dhe sportdashësit, të investojë në ndërtimin e këtij stadiumi, i cili po bëhet me 22 mijë vende dhe jo stadium i elitës europiane, megjithëse po kushton sipas faturës së FSHF-së të paktën 50 milionë euro.
Do të mjaftonin 10 deri 15% e fondeve që qeveria ka dhënë me koncesion apo lekët që privatizoi INSG-un që ?Arena Kombëtare? të bëhej me mbi 30 mijë vende dhe të hynte në listën e stadiumeve europiane. Vetëm kështu shqiptarët më në fund mund të ëndërronin se ashtu si ekipi i tyre kombëtar apo disa prej skuadrave të kampionatit shqiptar mund të shikonin një finale të kompeticioni Europian.
Kryeministri Rama e ka të gabuar për të mos thënë mashtrimin e radhës, krahasimin me Wembleyn. Po e përsërisim, Wembley u financua nga qeveria, ?Arena Kombëtare? jo. Wembley ska kullë, ?Arena Kombëtare? po. Wembley ka kapacitete europiane, ?Arena Kombëtare? jo. Wembley është thjeshtë Wembley, ?Arena Kombëtare? nuk do të jetë kurrë e tillë.
Mjafton të heshtësh zoti kryeministër, do të ishte më mirë se sa të mashtronit publikisht./citynews
Gjithsecili nga ne ka pasur, ose ka dëshirë që të shikojë n...
Aeroporti i Rinasit do ti jepet me koncesion grupit të shërb...
Shkëlzen Berisha dhe Ema Andrea janë përfshirë në një debat ...
Këshilltarja e Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Re...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar denonci...
Mbledhja e sotme e grupit parlamentar socialist është shoqër...
Një muaj më parë, Ardit Gjebrea publikoi në faqen e tij në r...
Avancimi i agjendës dypalëshe, integrimi evropian i vendit, ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar sot g...
Deputetët e Partisë Socialiste janë treguar të ashpër në mbl...
Partia Socialiste ka mbledhur sot grupin e saj parlamentar. ...
Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë të gjithë aktivi...
Një person ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri...
Për fat të keq unë shikoj që në debatin publik që bëhet për ...
Rikthimi i Sheshelit ne Parlamentin e Serbise eshte ndoshta ...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot vendimin e Partisë De...
Nëse bën një shëtitje ose sport nga kodrat e liqenit artific...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekretuar sot emë...
Ishte parashikuar lulishte e kend lojërash, Rama do ta bëjë ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha sot pas mb...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...