web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Mark Marku/ Mbi deformimin mes Pushtetit dhe Qytetit në Shqipëri!

25 Prill 2016, 11:57, Aktualitet CNA

Për fat të keq unë shikoj që në debatin publik që bëhet për cështjen e qytetit të Tiranës, si për të gjitha qytetet e tjera, edhe për rastin e planit te përgjithshëm, qëllimisht (mendoj unë) mendimi i urbanistëve, mendimi i arkitektëve dhe inxhinjerëve, i elitës së profesionistëve të fushave që lidhen me qytetet tona dhe me territorin tonë, praktikisht nuk përfillet. Dhe unë shikoj që ky deformim ka nje arsye, perseri në gjykimin tim. Me sa jam munduar t?i bëj një analize situates, i kam bere pyetjen vetes: Përse ndodh kjo në Tiranë? Përse ndodh kjo në Shqipëri? Unë mendoj që ka të bëje me deformimin mes pushtetit dhe qytetit në Shqipëri.

 

 Ju të gjithë jeni profesionistë, por edhe unë lexoj dhe jam shumë i orientuar drej qytetërimit, kontekstit fizik e social dhe kultures; dhe me aq sa kam lexuar, kam vënë rë që pushteti dhe format e organizimit të pushtetit, format e sistemit politik, reflektohen në mënyrën më të drejtpërdrejtë dhe më të qartë në vete arkitekturën e një qyteti dhe në sistemin urban. Ketu mund te shikosh me themel vete shoqerine dhe raportin e saj me qytetin dhe pushtetin. Dhe duke pare kete reflektim edhe në kultura dhe forma e organizimi shoqëror me te larta se ne, si psh. në Francë dhe në Itali gjej mjaft pergjigje edhe per dilemat tona sot.

 Keshtu meqënëse shoqëria italiane ka qenë më plurale, madje shumë më plurale dhe më pak kohezive nga pikëpamja e organizimit të sistemit shoqëror, edhe vete format e organizimit urbanistik në Itali, dhe format e organizimit të qytetit ne vetvete janë shumë me të diversifikuara se ne disa raste te tjera. Ndërkohë që Franca e cila ka qenë më me kohezion, pra më i centralizuar nga pikëpamja e organizimit të qytetit dhe administrimit politik, është një qytetërim nga pikëpamja e organizimit të qytetit dhe arkitekturës më i uniformizuar dhe ne qendrat urbane dhe vendbanimet e saj reflektohet me shumë simetri, se sa po themi në periferi.

 Kjo mund te jete natyrisht specifike per cdo kontekst social dhe politik, por është me produktive dhe me mirë në shoqëritë ku nuk ka deformime të pushtetit. Por unë mendoj që në rastet si Shqipëria, ekziston një formë jo vetëm të deformimit të marrëdhënieve të pushtetit me qytetin, por ka edhe tendenca serioze autoritarizmi, dhe mendoj që ky është problem specifik pasi është pothuaj rast unik në Shqipëri.

 Këtu reflektohen forma të themi problematike të organizimit të pushtetit. Madje mund te themi të deformimit autoritar të pushtetit sic jemi në rastin konkret, por dhe ne të gjitha rastet e historisë tone per fat te keq, dhe kjo formë reflektohet direkt në vete menyren e organizimit te qyteteve tona. Natyrisht ka pasur dhe shumë raste te tjera në historine boterore kur një diktator, ose një individ me një vizion totalitar, ka kërkuar të imponojë vizionin në arkitekturën apo ne sistemin e zhvillimit urban. Por në të gjitha rastet nuk ka ndodhur kurrë siç ndodh në Shqipëri, ku vetë diktatori deri para 90-s, apo edhe në rastin e Shqipërisë kur nuk jemi tamam në diktaturë si tani, edhe pse jemi në një sistem gjysëm-demokratik, por ama format e ushtrimit të pushtetit janë akoma autoritare, pavarësisht dukjes demokratike.

 Koha na ka mesuar se gjithnje kur një diktator ka pasur një vizion, për ta realizuar këtë vizion në qytet, ai gjithmone ka kërkuar eksperte tekniciene ose grupe elitare profesionishtësh që ta materializojnë idene e tij supreme. P.sh. Mussolini nuk e ka organizuar arkitekturën fashiste ose sistemin urban, nuk ka marrë pjesë vetë ne te, por natyrisht ka pasur ekipe, rryma, grupe, ekspertë që e kanë materializuar në përputhje me ideologjinë e vet; ideologjine e rikthimit të madhështisë së Romës antike në modernitet, dhe e gjithë kjo ideologji për arkitekturën dhe qytetin, na ka dhënë arkitekturën dhe urbanistiken fashiste. Pra, nuk ka qenë vete Musolini autori, por teknicienet e tij, dhe arkitektet e kastes dhe te besuar qe perdoren si alibi. Po keshtu dihet edhe rasti i Hitlerit e me rradhe.

 Dhe në rastin e Enver Hoxhës mund te flasim per te njejtin model. P.sh. Enver Hoxha e kishte një vizion të qytetit, një vizion të organizimit socialist të qytetit, po ashtu siç e kishte edhe Tito, Çaushesku, Stalini, dhe të gjithë diktatorët e lindjes. Por edhe Enver Hoxha nuk e materializoi vetë idenë e tij. Madje edhe në rastin kur nuk e kishte elitën e arkitektëve, ai e prodhoi fillimisht ?elitën? e arkitektëve socialiste dhe ata pastaj e materializuan qytetin socialist sipas një vizioni ideologjik.

 Per fat te keq edhe sot në rastin e Shqipërisë me një sistem gjysëm-demokratik ne vijojme te kemi ende një paradox të mirëfilltë: pra kemi një kryeministër dhe një kryetar bashkie që kanë një qasje autoritare ndaj pushtetit; kemi kryeministrin i cili nuk ka një vizion, por ka ide konkrete dhe i realizon ato vete në mënyrë konkrete pa patur madje as nevoje per eksperte. Tashmë janë precedentet: p.sh. janë rastet me punimet e kryeministrisë, janë rastet me kullën absurde të Korçës, parku, sheshi, etj etj, ? dhe unë kam përshtypjen dhe i dyshoj fort se edhe ne rastin e arkitektit italian per planin  rregullues te kryeqytetit, ai nuk eshte as ekspert i mirefillte se sa zedhenes i ideve konkrete te kryeministrit.

 Dhe ne kete menyre specialistët e huaj vijnë dhe bëhen zbatues direkt të idesë së autoritetit të pushtetit. Dhe unë këtë e shikoj shumë shume të rrezikshme! Madje akoma me keq, pasi duke mos pasur një lloj aleance transparente e publike të atij që ka autoritetin e pushtetit me trupën e profesionistëve, këtu ekziston rreziku i krijimit te një aleancë e fshehtë: aleanca mes autoritetit të pushtetit me grupet mafioze në industrinë e ndërtimit dhe media, dhe përputhja e këtyre interesave ne situate oligarkie. Pra ndodh bashkimi i këtyre interesave, po themi të mafias me një pushtet politik, i cili e ushtron më mënyrë të drejtpërdrejtë autoritetin e tij në mënyrën e organizimit të qytetit dhe të sistemit urban të Shqipërisë!

 Unë mendoj që kjo po krijon këtë lloj paradoksi në Shqipëri, krijon këtë gjendje anormale, ku e gjithë elita e profesionistëve dhe intelektualeve po del jashtë loje. Sajohen tendera dhe konkurse të cilat, për mua nuk janë tendera apo konkurse vlerash, por thjesht menyra per te gjetur një person alibi, një specialist alibi,  një teknicien nen urdhera apo interesa te ngushta, të cilin mund ta gjesh kur të duash në qoftë se dikujt i lind ideja e çmendur për të zhdukur të gjithë Shqiperine dhe Shqiptarët. Po po, e gjejmë edhe një ?specialist? te tille që eshte gati ta bëjë këtë gjeme, mjaft qe ta paguash mire. Sepse ne mendojmë që meqë është teknicien, teknicieni respekton vetëm parimet deontologjike të profesionit. JO!

 Mbajeni medn mire: një teknicien mund të përfundojë shumë më lehtë  se kushdo në krim! Mjaft ta paguash! Ai eshtë i justifikuar me veten dhe thotë që ?unë po bëj një punë teknike?, dhe pavarësisht pasojave që jep puna teknike e tij (e blere nga diktatura), pra rezultati i punës teknike (qe keqperdoret teresisht politikisht), ajo projektohet direkt në jetën e njerëzve. Kështu që në këtë kuptim, unë them që, debati qe kemi hapur se bashku sot, dhe qe duhet zgjeruar me tej, do ja vlente që ne ta shtronim ne kete menyre: A do të ishte më e dobishme që specialistët të flasin SOT, të kenë zërin e tyre publik, qe shoqatatat e artisteve, arkitekteve, inxhinjereve, mjedisoreve, gazetareve, etj, etj, te falsin dhe mos heshtin SOT?

 Po nga ana tjetër mendoj që duhet të hapet debate edhe me tej, madje në shkallë shumë më të gjerë, sepse kjo ka nxjerrë jashtë loje vete elitën e profesionistëve dhe intelektualeve shqiptarë! Ka nxjerrë jashtë loje qytetarin! Qytetari është një viktimë që sillet në një trekëndësh: pushtet – mafia politike – mafia teknike ? sepse disa mafiozë ?teknicienë? që vijnë nga jashtë, por edhe partneret e tyre lokale që prenotohen prej tyre dhe politikes, jane gati te vete-kapen menjëherë sapo te paguhen dhe te vijnë e zbatojnë idetë e shefit te madh! Dhe në këtë kuptim, them që hapja e debatit thyen dhe këtë trekëndësh dhe bën edhe qytetarin më të mbrojtur! Mbron edhe qytetin shqiptar nga abuzimi dhe deformimi, dhe e ben më të sigurtë.

 Mendoj që vetem keshtu edhe projektet për qytetin do jenë më të dobishme! Faleminderit, unë e mbylla diskutimin ketu per kete rradhe, se pastaj idetë e tjera do t?i vazhdojmë më vonë.





Lajmet e fundit nga