Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është shprehur se në Shqipëri ka një koorporatë kriminale me gjyqtarë dhe prokurorë. I ftuar në emisionin ?Njerëz në Fokus?, të moderatores Ola Bruko Papaproko, Tahiri tha se sistemi i Drejtësisë është i kalbur në themel. Tahiri foli edhe për cështjen Shullazi, ku tha se ka vetëm një përgjigje, ?i sfidoj me ngritjen e një komisioni hetimor ku të zbardhet cdo tabulat imi?.
INTERVISTA E MINISTRIT SAIMIR TAHIRI NË NEWS 24
Në Kuvend ka pasur një debat të madh rreth arrestimit dhe shoqërimit të Emiljano Shullazit. Ka një paqartësi për këtë moment, ka një paqartësi për këtë z. Tahiri, a mund të na shpjegoni si ka ndodhur shoqërimi dhe arrestimi i Emiljano Shullazit?
Unë nuk dua të bëj rolin që nuk e kam. Sqarimin e detajeve mund ti merrni pranë Policisë dhe ju ftoj të bëni një shkresë me shkrim në respekt për ligjin për informimin dhe policia mund t?ju përgjigjet për gjithë këtë. Ajo cfarë mund t?ju garantoj përballë publikut dhe ju si media e respektuar, mund t?ju garantoj se Policia e Shtetit ka bërë gjithçka i takon në bazë të ligjit, pa lënë asgjë mangut. Ka ushtruar të gjitha përgjegjësitë, ka bërë gjithçka mundet, gjithçka ka mundësi dhe ka shtyrë përpara këtë cështje dhe aq sa i takon?
Ka shtyrë përpara këtë cështje aq sa i takon?
Po, absolutisht?
A ka një përplasje mes policisë dhe prokurorisë për këtë cështje z. Tahiri?
Lidhur me pikëpyetjen që ju edhe thatë ngrihet përgjithësisht, por unë besoj se kjo pikëpyetje është dashakeqe. Vihet në pikëpyetje policia për të fshehur gjithçka që nuk ka funksionuar si duhet, apo me gjithçka duhet ndrequr në raport me sistemin e drejtësisë. Është bërë publikisht interesante të sulmohet policia, kur ndërkohë, policia është institucioni më i besueshëm nga qytetarët shqiptarë, kjo jo se e them unë por janë sondazhe publike të besueshme dhe të dhëna konkrete thonë sot se policia është institucioni ku qytetarët gjejnë zgjidhjen më të parë. Unë mendoj që zgjidhja e problemit që kemi me sistemin e drejtësisë nuk vjen kurrë nëse nuk marrim kurajon të drejtojmë gishtin tek përgjegjësit realë të asaj që nuk funksionon. Sistemi i drejtësisë është kalbur në themel. Ka një koorporatë gati kriminale, me gjyqtarë, prokurorë e duke thënë këtë nuk po shmang policinë e shtetit apo institucionet e tjera, por më pak të prekura nga reformimi janë këto dy institucione dhe meritojnë një reformë mjaft të thellë dhe kjo nuk zgjidhet duke sulmuar aq më pak policinë që sot në cdo sfidë publike të kujtdo që ka anatemuar policinë, gjendet institucioni që ka bërë gjithmonë detyrën me përpikmëri. Unë nuk them që Policia e Shtetit nuk ka bërë gabime, por është në një proces reformimi të thellë që kurrë nuk ishte imagjinuar më parë, unë nuk them se nuk ka punonjës policie që nuk bëjnë detyrën, nuk them se nuk ka punonjës policie që nuk korruptohen, por sot që flasim?
D.m.th është më mirë se dje?
Janë mbi 2 mijë punonjës policie të penalizuar me procedime disiplinore dhe penale vetëm për shkak të korrupsionit dhe papërgjegjshmërie. Nuk është e njëjta gjë në gjykata dhe prokurori. Prandaj duhet një reformë me themel
Pra në rastin Shullazi, prokuroria nuk ka bërë si duhet detyrën? A ka pasur një përplasje mes Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit për këtë cështje, po apo jo?
Jo nuk ka pasur asnjë përplasje!
Pse u arrestua tani Shullazi dhe jo më herët?
Edhe unë e kam pikëpyetjen, a do ishte arrestuar në rast se nuk do e kishte shoqëruar policia me iniciativën e vet, për cështjen e kandidatit për rektor, tashmë rektor. Por kjo është një pikëpyetje që duhet ta japë përgjigjen prokuroria, jo unë.
Është përfolur në media se Shullazi ka kërcënuar një person me nënshtetësi amerikane. Si është e vërteta e kësaj cështje?
Për detaje e cdo hetimi duhet të pyesni Policinë e Shtetit. Unë di t?ju them se Policia e Shtetit ka bërë sic duhet detyrën.
Cfarë ndikimi kanë pasur takimet tuaja me FBI në arrestimin e Shullazit?
Jo, asnjë ndikim. Ju falënderoj që ma bëtë këtë pyetje. Është bërë zakon që cdo gjë që duhet theksuar më shumë bëhet historike. Dhe nuk po e përmend për këtë shkak. Por në vlerësimin tim është më shumë se e rëndësishme marrëveshja që kemi me FBI. Gjatë një vizite të shkëlqyer me kryeministrin me z Obama, kemi nënshkruar një marrëveshje me Drejtorin e FBI, unë kam nënshkruar një marrëveshje me Drejtorin e FBI, në bazë të së cilës bashkëpunimi ynë do të jetë në nivelet që nuk do të jenë kurrë më parë. Për cështje sensitive, që fillojnë nga lufta e terrori, kjo është marrëveshje kuadër që na lejon ne të fillojmë trajnimin e oficerëve tanë dhe agjencia më prestigjoze në botë që është FBI do trajnojë oficerët e Policisë shqiptare, kjo mua realisht më bën krenar dhe kjo do nisë më ata që sapo kanë filluar shkollën, me ata që sapo kanë mbaruar akademinë e Policisë së Shtetit apo janë në kursin e Akademisë së lartë të Policisë. Dhe po kështu dhe Byroja Kombëtare e Hetimit që parashikon që secili prej prokurorëve që do punojnë në Byro do trajnohen në mënyrë rigoroze nga FBI. Kjo na jep garancinë që të kemi njerëzit më të aftë, më të besuar. Pra këta njerëz do u nënshtrohen testit për iuntegritetin e tyre dhe pastërtinë e figurës. Pra këta njerëz që do të jenë ndryshe, do bëjnë atë që nuk bëjnë dot as politikanë, as administratorë, do jenë në Byro, gjithmonë në testin e pastërtisë duke filluar nga makina e të së vërtetës dhe ai i deklarimit pasuror konstant dhe kjo do na japë ne, njerëz të mirë, , profesionistë të mirë të pastër që do i shkojnë pas kriminelëve dhe të korruptuarve në Shqipëri.
Pyetja e fundit për cështjen Shullazi, ku z Berisha akuzoi se nga qelia, Shullazi ju ka dërguar mesazhe nga burgu. Ditë më parë, kryetari i PD, z. Basha ka kërkuar dorëheqjen tuaj pas mbeldhjes së grupit parlamentar.
Unë nuk i përgjigjem dot cdo lloj diarreje të ish-kryeministrit dhe nuk kam kohë dhe as nuk i marr dot kohë vetes dhe qytetarëve për t?ju përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit. Por është fatale që degradimi ka arritur deri në këtë pikë dhe kjo është e sigurt. Unë i kam sfiduar publikisht që të ngremë një komision hetimor, cka bërë policia, prokuroria, me një kusht që kush ka bërë detyrën të shkarkohet. Sfidën time e kanë aty. Unë si ministër i Brendshëm jam angazhuar për këtë, kam besim që dhe prokurori i përgjithshëm angazhinen dhe grupet parlamentare do angazhohen, jam i bindur se nga maxhoranca do përgjigjen, opozita të ngrejë një komision hetimor.
Pse aludohet gjithmonë për një marrëdhënie tuajën të ngushtë të Shullazit me personin tuaj?
T?i hyjë komisionit hetimor. Të lutem?t?i hyjë verifikimit me një komision hetimor dhe të shohë konkretisht se kush ka bërë detyrën dhe kush nuk ka bërë detyrën. Dhe të vërtetohet se kush ka bërë detyrën dhe kush jo. Këto aludimet që i thotë Saliu, i beson Saliu dhe pastaj i thotë përsëri Saliu i merrni ju sic i thotë Saliu vetëm i vini ca thonjëza dhe pastaj i ktheni në pyetje vetëm se i thotë Saliu, unë nuk e kam terezinë t?i përgjigjem kësaj. Të bëjnë detyrën që kanë, kanë mundësinë të ngrenë komision hetimor, jam tërësisht i hapur, do shkoj që në ditën 1, 24 orë në 24 orë jam në dispozicion të komisionit, u jap cdo dokument, cdo rekord, cdo filmim, cdo tabulat dhe ta verifikojnë me kushtin q ëkush nuk ka bërë detyrën të largohet. Dhe një minikush i dytë, që këto që thonë të kërkojnë ndjesë. Por pyetja ngrihet, pse nuk pranon opozita të ngrejë një Komision Hetimor? Me pretendimin që tha Saliu se po me heton Saliu këtë cështje? Po dhe 21 Janarin e hetoi Prokuroria. Ata që vranë 4 qytetarë të pafajshëm në Bulevard, u strehuan në bodrumet e Kryeministrisë, hëngrën, u mjekuan në bodrumet e kryeministrisë. Vrasësit i strehoi Berisha në bodrumet e kryeministrisë dhe nuk lejoi policinë të zbatonte urdhrat e ndalimit të Prokurorisë. Ndaj mendojnë se këtë e bëjmë dhe ne. Por kjo është një histori qëe duhet të marrë fund njëherë e mirë, me baltosjen publike të cdo lloj niveli dhe qytetarët pastaj mendojnë se jemi të gjithë njëlloj. Jo unë refuzoj, se nuk kam të njëjtin standart moral me Sali Berishën, as e imagjinoj dot, refuzoj të kem standart të njëjtë që ka degraduar politikisht, institucionalisht por dhe si njeri në raport me detyrën që ka pasur dhe detyrënq ë mban si deputet përballë qytetarëve. As dua të merrem. Por nuk e kuptoj pse nuk duan që të ngrenë një komision hetimor. Pse gërthasin e cirren e bërtasin e hedhin baltë me lloj-lloj akuzash në publik, jo komisari dixhital, jo infermieri dixhital, të ngrenë një komision hetimor dhe të gjejnë të vërtetën.
Ok, por unë insistoj të bëjmë pyetje që kanë interes për publikun. Do flasim tani për cështjen e drogërave. DASH thekson në raportin më të fundit se Shqipëria vijon të mbetet një vend kryesor për prodhimin e marijuanës dhe një pikë tranziti për dërgesat e heroinës?
Nuk ka thënë vetëm kaq raporti amerikan. Ka thënë dhe që, viti 2015 është viti më i mirë në luftën kundër drogës, krahasuar me cdo vit tjetër në luftën kundër drogës. Përpjekje nkolosale për shkak të vullnetit politik të drejtuesve të policisë dhe ministrit të Brendshëm për të luftuar trafikun e drogës, kultivimin dhe trafikimin e drogës. Pra nuk ka thënë vetëm kaq, por që Shqipëria vijon të jetë problem. e them dhe vetë unë?
Ju nuk e mohoni?
Por, ky vit do jetë sërish sfidë, ne do vijojmë të njëjtën luftë me më shumë rezultate. Por ju kujtoj se në vitin 2015, është shkatërruar lëndë drogë më shumë se 8 vitet e Saliut marrë bashkë.
Ish-ministri i Brendshëm, Zoti Noka deklaroi se në gjithë territorin e Shqipërisë vazhdon të mbillet drogë, madje foli dhe për një farë vietnameze që është futur së fundi dhe që e mbyll ciklin për 45 ditë nëse nuk gabohem. Keni dijeni për këtë farën?
Duhet të pyesni zotërinë për atë. nuk merrem me këto vietnamezet.
Kur do të monitoroni situatën nga ajri zoti Tahiri, apo jeni duke e bërë dhe nuk e dimë?
Eshtë në proces, sipas planifikimit që kemi bërë në marrëveshje. Eshtë gjithçka aty. Ne nuk jemi si qeveria e kaluar që nuk pranonte të merrej me partnerët italianë, madje fshihte të dhënat që i çonin dhe fotografitë e drogës i mbante në sirtar dhe drogën e linte të rritej.
Pra nuk ka nisur monitorimi?
Ne bëjmë monitorim konstant, nuk ka mbaruar ndonjëherë, është konstante ajo, fushatë intensive e përditshme.
Që të ndalni dhe akuzat e opozitës në këtë rast?
Akuzat e opozitës nuk kanë lidhje me të vërtetën, nuk është se e vërteta i ndreq.
Po rezultatet e monitorimeve nga ajri që vazhdoni të bëni, përse nuk i publikoni Zoti Tahiri?
I kemi publikuar gjithmonë, duhet të shikoni komunikatat e policisë. Nuk mund të merrni deklaratat e opozitës dhe të më pyesni mua përse nuk publikojmë rezultatet.
Unë ju pyes, a i publikoni apo jo, ju thoni po?
Ju duhet të merrni njëherë informacion, i publikojmë ne apo jo, apo ja fut kot opozita. Se të dëgjoni opozitën dhe të më pyesni mua, vetëm kaq të bëni, kjo nuk është normale. Në rastin konkret është shumë e thjeshtë përgjigjja se është në komunikatat e përditshme të policisë.
Çështja e fundit që do doja të diskutoja me ju zoti Tahiri është ajo e armëve, por do doja ta nisja me një deklaratë të zotit Berisha në parlament, merrni armët o qytetarë dhe mbroni shtëpitë, a është kjo një thirrje?
Thirrje lufte.
Si duhet të reagojë Ministri i Brendshëm në këtë rast?
I njëjti njeri që bëri ?97 sot vijon edhe bën thirrje lufte. Nuk e ka kurrkush taksirat të na turpërojë në sytë e partnerëve. U bë çështje e mediave ndërkombëtare thirrja që ish-presidenti, ish-kryeministri për thuajse 20 vjet në Shqipëri, tani në opozitë, thotë rrëmbeni armët dhe mbroni çfarë? Justifikimi që e kishte për ligjin është një manovër e shëmtuar për të bërë makijazh dhe e quaj të pafalshme që Partia Demokratike zyrtarisht nuk është distancuar nga këto deklarata. Unë as nuk pres që Partia Demokratike të ndërgjegjësohet deri në nivelin që të distancohet dhe aq më pak ta përjashtojë fare ish-kryeministrin Sali Berisha, kjo është çështja e tyre. Por sigurisht, pres që prokuroria ta marrë në përgjegjësi penale, për thirrje publike për dhunë të armatosur. Ta marrë në përgjegjësi penale për një kosto të paimagjinueshme që i shkakton vendit nëpërmjet kësaj thirrje. Mendoni pak çfarë mendojnë qytetarët në cepat e Shqipërisë kur dëgjojnë këtë thirrje. Kur ne po përpiqemi që të edukojmë njerëzit që të besojnë tek institucionet dhe t?i zgjidhin problemet nëpërmjet institucioneve, pavarësisht se nuk është perfekte, pavarësisht se ka shumë për të bërë. Cila është thirrja që i bën ish-kryeministri, zgjidheni me armë.
Në rrjetet sociale ishte konsideruar si një thirrje që duhet të vinte në lëvizje Ministrin e Brendshëm, kështu ishin komentet?
Po të kisha mundësi ligjore, do isha vënë pa asnjë dyshim në lëvizje. Nuk vihem dot, sepse ligji e do që ndaj një deputeti me imunitet të veprojë prokuroria.
Keni takuar dhe emigrantët gjatë qëndrimit tuaj në Selanik, Zoti Tahiri keni folur dhe lobuar për regjistrimin e tyre, në ç?pikë jemi në këtë proces? Kjo është pyetja e fundit.
Eshtë procesi më i rëndësishëm që na lidh ne me qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve dhe është hera e parë që niset një proces i tillë, kështu që do na duhet shumë punë. Jemi ende duke bërë detajimin teknik të formularit të vetëdeklarimit bashkë me Ministrinë e Jashtme, dhe shumë shpejt do nisim procesin e regjistrimit. Emigranët do kenë favore nga më të ndryshmet, që nga ulja e taksave vendore, sepse një emigrant që jeton në Selanik prej vitesh, nuk ka pse paguan edhe taksën e gjelbërimit në qytetin prej nga ka ardhur në Shqipëri. Duhet patjetër të shohim shërbimet konsullore, dhe këto do jenë shumë më të thjeshta, duke i shërbyer në shtëpi. Eshtë një gamë shërbimesh që ne u garantojmë emigrantëve për t?ua bërë jetën më të lehtë dhe lidhjen me Shqipërinë shumë më komode dhe të frytshme. Eshtë një proces të cilin unë e kam shumë për zemër. Jemi angazhuar e gjithë ministria dhe çdo ministri tjetër që ka rol në shërbimet ndaj emigrantëve. Po ecim mjaft mirë. Eshtë një angazhim historik ndaj emigrantëve. Besoj do arrijmë, shpresoj shumë të arrijmë dhe tu japim emigrantëve të drejtën për ushtruar votën. Janë ngritur parti vetëm për tu dhënë emigrantëve të drejtën e votës, janë bërë fushata, politikanë që janë angazhuar për tu dhënë emigrantëve të drejtën e votës. Kjo është qeveria e parë që hedh hapa konkret për ta bërë realitet domosdoshmërinë që kemi për tu dhënë emigrantëve të drejtën për të ndikuar në fatet e vendit.
Shefi i Sektorit Politik dhe Ekonomik të BE-së në Shqipëri, ...
Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tira...
Ambasadori i parë amerikan në Shqipëri i periudhës së demokr...
Kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafa ...
Lura është një nga mrekullitë natyrore të Shqipërisë, ndaj s...
Në ditët në vijim, 300 aplikantë për Shkollën Bazë të Polici...
Një numër i madh vajzash shqiptare punojnë nëpër studio të p...
Ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm, Theodhor Sollaku ka paraqi...
Kryeministri, Edi Rama, ka hedhur akuza indirekte drejt opoz...
Segmenti i ri i Unazës së Re është kthyer në pishinë. Shkak ...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, është shprehur se infor...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, replikoi dje me kritikët e ...
Gjithsecili nga ne ka pasur, ose ka dëshirë që të shikojë n...
Aeroporti i Rinasit do ti jepet me koncesion grupit të shërb...
Shkëlzen Berisha dhe Ema Andrea janë përfshirë në një debat ...
Këshilltarja e Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Re...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar denonci...
Mbledhja e sotme e grupit parlamentar socialist është shoqër...
Një muaj më parë, Ardit Gjebrea publikoi në faqen e tij në r...
Avancimi i agjendës dypalëshe, integrimi evropian i vendit, ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...