Ish-Kryeprokurori Sollaku, kandidat për Gjykatën Kushtetuese
Ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm, Theodhor Sollaku ka paraqi...
Një numër i madh vajzash shqiptare punojnë nëpër studio të paregjistruara dhe kryejnë seks virtual nëpëmjet chatit.
Në Shqipëri janë duke funksionuar disa studio që punësojnë vajza, të cilat nëpërmjet chatit flasin në internet me klientë të huaj që u kërkojnë favore me sfond erotik. Gjithçka kryhet nëpërmjet monitorit të kompjuterit.
Janë vajza që për të fituar diçka më shumë bëjnë këtë punë të pazakontë, e cila paguhet mirë.
Këto studio punojnë në fshehtësi, nëpër apartamente në lagje të ndryshme të Tiranës.Nuk kanë emër, nuk janë të regjistruara.Shpesh herë pronarët u japin nga një lap top vajzave të punësuara për të punuar në shtëpi e në këtë mënyrë u shmangen kontrolleve të policisë në banesa. Mjafton një kompjuter, një linjë internet dhe aksesi në këtë linjë dhe mund të fillosh punë.
Vajzat paguhen me kredite, dmth sa më shumë të mbajnë klientin në linjë,aq më shumë paguhen. Emisioni ?Fiks Fare? solli mbrëmjen e sotme rastin e tre studiove të tilla që punojnë në kryeqytet. Gazetarët e Fiks Fare u nisën nga ankesat e banorëve të një pallati pranë ambulancës së specialiteteve në kryeqytet. Ata ankoheshin se vazhdimisht dëgjojnë zhurma të pazakonta nga një apartament ku shohin që të hyjnë vetëm vajza.
Gazetarja e Fiks Fare u paraqit në këtë studio për të kërkuar punë në një call center.Pronarja e studios nervozohet dhe kërkon me këmbëngulje të dijë se kush është personi që e ka adresuar në atë shtëpi gazetaren e prezantuar si studente që kërkonte punë. Por në fund të bisedës i merr numrin e telefonit gazetares. Pasi gazetarja e Fiks Fare largohet nga kjo studio, në telefon i mbërrin një mesazh nga një vajzë, e cila i bën një ofertë punë në emër të një studioje tjetër chati.
Menaxherja vjen dhe prezantohet me gazetaren në një lokal në zonën e 21 dhjetorit në kryeqytet. Ajo tregon se numrin e telefonit ia ka dhënë pronarja e studios së parë ku është prezantuar gazetarja.Madje tregon se është një studio që ka të punësuara me turne shtatë vajza, të cilat bëjnë këtë punë, prostitucionin virtual. Tregon se është duke rekrutuar vajza që duan të punojnë në këtë lloj chati.
Që të punësohesh pranë këtyre studiove, na tregon se duhet të kesh njohuri të gjuhës angleze, pasi kompania mëmë me të cilën janë të lidhua ndodhet në Angli. Madje pranon se janë të paregjistruar në Shqipëri. Punojnë në mënyrë ilegale, pasi sipas saj, taksat i paguajnë në Angli. ?Është një lloj chati me klientë të huaj, biseda në anglisht. Në bazë të krediteve që fiton,paguhesh.Dmth sa më shumë minuta ta mbash klientin në linjën tënde, aq më shumë paguhesh?
Ambjenti ku ato punojnë është një garsonierë e marrë me qera në një kompleks të ri pallatesh pranë Qytetit Studenti në Tiranë. Nëse arrin të punësohesh ,paguhesh me kredite, merr 25 % të krediteve, ku çdo kredit është i barabartë me një minutë në linjë dhe çdo minutë paguhet. Ka vajza që arrijnë të fitojnë edhe 18 mijë lekë të reja në natë, madje edhe 200 mijë lekë të reja, varet sa gjatë e mban klientin në linjë.
Menaxherja e siguron gazetaren se paga e saj mujore mund të shkojë 80 mijë lekë të reja në muaj. Pas këtij takimi në kafene, gazetarja shkon të shikojë vendin e punës. Në këtë studio në momentin kur gazetarja ka hyrë, mungonte lidhja e internetit. Menaxherja e cila punon edhe ajo në studion e saj ka një pseudonim ?Megi?. I tregon mjetet e punës, të cilat janë disa lodra seksuasle dhe veshje të brendshme. Ajo e njeh gazetaren me programin që përdorin në kompjuter dhe pohon se është prostitucion virtual dhe se askush nuk i kap kur punojne nëpër këto shtepi të marra me qera.
Studioja e tretë ndodhet në një apartament në zonën e njohur si Astiri, në Unazën e re në Tiranë. Edhe në këtë studio takojmë menaxheren. Është një vajzë 20 vjeçare që e ka filluar këtë punë që në moshën 18 vjeç. Na tregon studion, e cila ka pesë kompjutera me web kamera, të brendshme femrash . Sipas saj, pronari i kësaj qendre ka një dyqan kompjuterash, ka 8 vjet që bën këtë punë dhe është personi i dytë në Shqipëri që ka hapur një studio të tillë.
Menaxherja i rekomandon gazetares së prezantuar si vajzë që kërkonte punë, që të mos jepte identitetin e vërtetë, pasaportën në momentin kur kërkon punë në këto studio, pasi më pas kur mund të duash të largohesh pronarët e studiove nuk të lejojnë, duke të bërë shantazh. Gjatë rrëfimit të saj tregon se kishte rënë në depresion për një periudhë tre mujore gjatë këtyre dy vjetëve, madje kishte tentuar të vriste edhe veten.
Shqetësimi i përhershëm i këtyre vajzave që punojnë në këto studio është si të largohen nga kjo lloj pune, pasi në momentin qe do te largohesh nga një studio, pronarët të shantazhojnë, pasi dinë gjithcka për ty dhe egziston mundësia e hedhjes së filmimeve në youtube. Menaxherja e kësaj studioje, tregon përvojën e saj në disa studio të tjera. Studioja e Dafnit, sicç i therret ajo njërës prej pronareve, u mëson shtëpitë vajzave që punëson, ka disa djem që u bëjnë presion vajzave që punojnë në mënyrë që të mos shkëputen nga studio. Një tjetër studio , tregon vajza, është një që ndodhet tek Komuna e Parisit që e quan si ?studio ndëshkimi?. Atje vajzat që punojnë i detyrojnë të kryejnë veprime perverse dhe të dhimbshme.
Ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm, Theodhor Sollaku ka paraqi...
Kryeministri, Edi Rama, ka hedhur akuza indirekte drejt opoz...
Segmenti i ri i Unazës së Re është kthyer në pishinë. Shkak ...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, është shprehur se infor...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, replikoi dje me kritikët e ...
Gjithsecili nga ne ka pasur, ose ka dëshirë që të shikojë n...
Aeroporti i Rinasit do ti jepet me koncesion grupit të shërb...
Shkëlzen Berisha dhe Ema Andrea janë përfshirë në një debat ...
Këshilltarja e Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Re...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar denonci...
Mbledhja e sotme e grupit parlamentar socialist është shoqër...
Një muaj më parë, Ardit Gjebrea publikoi në faqen e tij në r...
Avancimi i agjendës dypalëshe, integrimi evropian i vendit, ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar sot g...
Deputetët e Partisë Socialiste janë treguar të ashpër në mbl...
Partia Socialiste ka mbledhur sot grupin e saj parlamentar. ...
Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë të gjithë aktivi...
Një person ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri...
Për fat të keq unë shikoj që në debatin publik që bëhet për ...
Rikthimi i Sheshelit ne Parlamentin e Serbise eshte ndoshta ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...