LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të huajt që po blejnë prona në Shqipëri

17 Prill 2016, 15:15, Aktualitet CNA

Tërheqja e të huajve për vendin tonë po shndërrohet dita-ditës në një trend, të ushqyer nga filizat e 3-4 viteve më parë dhe 2015 ishte dëshmitar i interesit të europianoqendrorëve jo vetëm për të pushuar, por edhe për të investuar në pasuri të patundshme në bregdet. Ajo që po shihet si një dukuri e re këtë vit është ?pengesa? që mund të hasë turizmi shqiptar nga kriza e emigrantëve?

Nga Deada Hyka

Si blerës të pronave, norvegjezët janë në nivel shumë më të lartë në numër se nacionalitete të tjera në vendet nordike. ?Norvegjezët e parë kanë blerë apartamente në Sarandë që në vitin 2008. Ndikim mjaft të mirë në promovimin e Sarandës si destinacion turistik ka agjencia suedeze ?Apollo?, e cila operon si në Suedi edhe në Norvegji.?- pohon Ilir Konomi nga ?Albania Property Group?. Por, nuk mbeten pas as polakët, të cilët prej më shumë se 4 viteve kanë marrë me qira hotele në Jug të vendit, të cilët i menaxhojnë tërësisht vetë. Shembull është hoteli ?Mediterran? në Sarandë, por edhe disa hotele të ngjashme, të cilat janë kryesisht të kapaciteteve 30-40 dhoma. Nga ana tjetër, polakët duken si nacionaliteti më i interesuar për blerje pasurie të patundshme për turizëm, kryesisht për apartamentet e vogla dhe të lirë në breg të detit, deri në 40 mijë euro.

Dhe teksa europianoqendrorët po vetëmenaxhojnë të bërit turizëm në jug të vendit tonë, Durrësit po i rikthehet shkëlqimi i viteve të mëparshme. Z. Konomi tregon se Durrësi është rikthyer prej kohësh në qendër të vëmendjes. ?Kjo për disa arsye: është afër me aeroportin, por edhe afër me të gjithë të interesuarit që e bëjnë këtë udhëtim me autobus, për shkak të kostos më të ulët? ? tregon ai, duke pohuar se kjo është tendencë kryesisht e agjencive polake dhe çeke.

Ndërkohë që shumë agjenci sllovake kanë nisur të operojnë në fushën e turizmit, duke krijuar lidhje me agjencitë lokale, ashtu sikurse kanë edhe organizime të vetat.

Durrësi është tërheqës për çmimin relativisht të ulët të akomodimit dhe të ushqimit, për vijën më të gjatë bregdetare që mund të presë një numër të konsiderueshëm pushuesish, për rërën që preferohet dhe për aksesin më të lehtë përmes autobusëve.

Por, një arsye tjetër që pritet ta shndërrojë Durrësin më tërheqës është fakti se një pjesë e madhe e europianoqendrorëve dhe nordikëve, nuk besojnë se Shqipëria është dhe do të mbetet ?e pastër? nga një fluks pritjeje i refugjatëve lindorë, gjë që do të ndikojë në një largim nga dëshira për të pushuar në Jug.

?Një klient i thjeshtë çek apo polak e ka të vështirë të perceptojë se vendi ynë s?do të jetë rrugë kalimi për emigrantët e Lindjes, kryesisht sirianët. Sidomos pas bllokimit të rrugëve që bënë fqinjët tanë. Një klient potencial i mesëm, në këto shtete e ka të vështirë ta perceptojë se Shqipëria është e pastër apo se do të jetë e tillë deri në sezonin veror. Për momentin jemi vërtet të pastër, por rreziku vijon. Kjo do të jetë arsye për një stepje?, ? tregon z. Konomi, nga bisedat e kryera me agjencitë partnere në këto vende.

Përpos këtij fakti, vizitat e të huajve në vendin tonë dy vitet e fundit kanë qenë të organizuara sipas një skeme që tashmë njihet: bllokim të kapaciteteve akomoduese në hotele që para nisjes së sezonit veror. Vitin e shkuar, sipas agjencive, ky bllokim ka arritur deri në 60-70%, gjë që dëshmon në një rritje të interesit të turistëve norvegjezë, polakë, sllovenë etj.

?Nga viti i shkuar kanë qenë edhe charter-at e parë, kryesisht nga Sllovakia; gjithnjë do ketë njerëz që duan të udhëtojnë më komod dhe e bëjnë këtë, pavarësisht çmimit, përmes aeroportit?, ? tregon drejtuesi i ?Albania Property Group?.

 

Flet Ilir Konomi, administrator i ?Albania Property Group?

Kemi dëgjuar për turistët e shumtë europianoqendrorë dhe veriorë në Jug. A ka shenja për tërheqje edhe në zona të tjera?

Durrësi prej kohësh është rikthyer në qendër të vëmendjes. Kjo për disa arsye: është afër me aeroportin, por shumë kompani turistike, meqenëse fluturimet tona janë të shtrenjta, kanë aplikuar ardhje me autobusë të mëdhenj, që sjellin deri në 70 njerëz njëkohësisht.

Kryesisht agjencitë polake, çeke që luajnë mes tyre me çmimin më të favorshëm, Durrësi ka avantazhin që është më afër dhe i aksesueshëm më lehtësisht edhe me autobus. Edhe kompanitë sllovake, kanë bashkëpunime me agjencitë tona, por kanë edhe organizime tërësisht të tyret.

Nga ana tjetër, Durrësi ka kapacitete të mëdha, duke qenë se është një vijë bregdetare e gjatë, ka plazhe me rërë që preferohet. Në udhëtime me autobus është më i arritshëm. Për të arritur në Sarandë, agjencitë e huaja i bien nga Greqia. Durrësi është më afër.

Dikur kufiri Serbi-Kosovë ka qenë një ndër faktorët pengues për të mbërritur në rrugë tokësore në Durrës, ndaj të huajt vinin nga Greqia dhe vizitonin Jugun.

Si po e menaxhojnë agjencitë e huaja organizimin e turistëve në vendin tonë?

Kompani të Europës Qendrore po bëjnë bllokim të kapaciteteve akomoduese në hotele në Durrës, duke bërë kontrata paraprake për sezonin, kundrejt vlerave të caktuara: polake, çeke, sllovake. Më të kërkuara janë kompleksi Bleart, Dolce Vita etj. Të huajt, përveç aksesit në plazh, janë gjithnjë të tërhequr edhe për pishina. Në Durrës zakonisht bllokohet që para fillimit të sezonit 60-70% të kapaciteteve akomoduese, në marrëdhënie të tilla: të drejtpërdrejtë me hotelet apo mes kontakteve lokale. Ky trend është i tre-katër viteve të fundit, por që nga 2015 është rritur dhe ka rënë më tepër në sy. Nga vjet kanë pasur edhe charter-at e parë, kryesisht nga Sllovakia; gjithnjë do ketë njerëz që duan të udhëtojnë më komod dhe e bëjnë këtë, pavarësisht çmimit, përmes aeroportit.

Përpos turizmit, ka interes për pasuri të patundshme?

Interesi për pasuri të patundshme mbetet për apartamentet e vogla dhe të lira në breg të detit dhe kryesisht nga polakët. Deri në 30-40 mijë euro. Këtu është interesi më i madh, për të gjitha zonat bregdetare në Shqipëri, por Durrësi ofron çmime më të lira. Por edhe Saranda preferohetende. Çmimet te ne janë konkurruese, edhe ushqimi tërheq, i cili kryesisht është i lirë.

Kemi dëgjuar për vetëmeaxhime hotelesh në Jug nga polakët. Si duket situata?

Disa hotele në Jug të vendit janë marrë me qira për shumë vite dhe menaxhohen tërësisht nga polakët. Ofrojnë vetë të gjitha shërbimet. Edhe hotelet e tjera që menaxhohen nga të huajt, bëhet fjalë për kapacitet 30-40 dhoma, jo të përmasave të mëdha.

Një agjenci e fuqishme polake, ITAKA, po punon për turizmin në Shqipëri, e cila po bën bllokimin e dhomave të hoteleve të ndryshme në të gjithë vendin, shpërndajnë riskun, duke prenotuar vende jo të larta, por në disa zona. Ato kanë edhe bashkëpunime me agjencitë lokale që ofrojnë ture nëpër bregdet, ose safari me makina.

Si pritet të jetë sezoni turistik këtë vit?

Trendi i këtij viti është pak vështirë të jemi shumë optimist, ka pritshmëri pozitive dhe negative, për momentin. N.q.s. nisemi nga fakti se rënia e klientelës ruse në Turqi do të rrisë mundësitë për turizëm për vendin tonë, e kemi gabim, sepse Turqia po ul çmimet këtë vit dhe me cilësi shumë më të lartë se sa ne.

Edhe tërheqja e europianoqendrorëve ndaj nesh do zbehet prej krizës së emigrantëve. Një klient i thjeshtë çek apo polak e ka të vështirë të perceptojë se vendi ynë s?do të jetë rrugë kalimi për emigrantët e Lindjes, kryesisht sirianët. Sidomos pas bllokimit të rrugëve që bënë fqinjët tanë. Një klient potencial i mesëm në këto shtete e ka të vështirë ta perceptojë se Shqipëria është e pastër apo se do të jetë e tillë deri në sezonin veror. Për momentin jemi vërtet të pastër, por rreziku vijon. Kjo do të jetë arsye për një stepje. Nga ana tjetër,është e vështirë për të konkurruar ofertën turke dhe atë greke. Nga oferta që janë të nivelit të lartë, Turqia ka ulur çmimet. Informacionet flasin për 30-40% ulje. Shqipëria është problematike për infrastrukturën, edhe heqja e ekskluzivitetit të Rinasit do kohën e vet që të japë efektet e para të drejtpërdrejta.

AKT: Kemi potenciale për tërheqjen e të huajve

Shqipëria njihet se ka potenciale turistike, duke e krahasuar atë me vendet e tjera të rajonit, mbetet një ndër aktorët kryesorë për tërheqjen e turistëve në rajon. Kështu pohon për revistën ?Monitor? kreu i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Ardit Çollaku.

?Kërkesa e turistëve të huaj për vendin tonë është gjithmonë e në rritje. Në shifrat e fundit që kemi pasur, disa operatorë të ndryshëm kanë deklaruar se po të flasim për kërkesat, janë rritur 3.5 herë krahasuar me një vit më parë për disa zona të caktuara në vendin tonë. Turistët çekë, rusë dhe ukrainas kanë qenë të shumtë në numër, që arrijnë edhe shifra 5 herë në rritje. Ndër faktorët që kanë ndikuar janë ata rajonalë, si momenti i Turqisë me Rusinë, situata në vende si Maroku, Tunizia.?- tregon z. Çollaku. Por, një ndër ndikuesit, sipas tij, është edhe kthimi i vëmendjes te Shqipëria. Ndërkohë edhe panairet e zhvilluara në Europë së fundmi, ai i Vjenës dhe i Spanjës, kanë qenë nxitës i interesit nga mediat vendase për të promovuar vendin tonë, ndjekur më pas edhe nga agjencitë turistike. ?Ne synojmë që të shndërrojmë turizmin sezonal në atë gjithëvjetor, kapacitetetë cilat vendi ynë i zotëron, mirëpo duhet investuar edhe më shumë në infrastrukturën rrugore dhe akomoduese?, ? përfundon kreu i AKT.

 

Studimi: Shqipëria preket nga kriza e emigrantëve

Raporti BMI Research, pjesë e Fitch Group, vlerëson se kriza e emigrantëve me të cilën po përballet Europa mund të luajë rol negativ për Shqipërinë në muajt e ardhshëm, duke qenë se ka të ngjarë të kalojnë mes vendit tonë në rrugën e tyre për në Europën Perëndimore (sidomos sirianët).

Rruga ?mes Shqipërisë? mund të bëhet alternativë kryesore pasi vende të tilla si Hungaria, Kroacia dhe Sllovenia kanë ndërtuar gardhe kufitare për të ndaluar hyrjen e emigrantëve./monitor.al

Lajmet e fundit nga