Kërcënimet e Shullazit/ Reagon deputetja Majlinda Bregu
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka reaguar p...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mbajti një fjalim për proceset integruese në sesionin e dytë të Konferencës së XIV të Kryetarëve të Parlamenteve të Nismës Adriatiko-Joniane
Në sesionin e dytë të punimeve të Konferencës së XIV të Parlamenteve të Nismës Adriatiko-Joniane, që u zhvillua këtë fundjavë në Split, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi i vendeve të rajonit për proceset integruese dhe zhvillimin ekonomik.
Gjatë fjalës së tij mbi bashkëpunimin e vendeve që janë pjesë e kësaj iniciative, z. Meta tha se është e qartë se tashmë vendet e Nismës Adriatiko-Joniane, veçanërisht ato të Ballkanit, e kanë lënë pas të shkuarën e tyre, duke u përpjekur të përfitojnë sa më shumë nga integrimi rajonal, në dobi të zhvillimit të këtyre vendeve.
?Ne nuk duhet t?i largohemi dialogut tonë të përvitshëm dhe duhet të sigurojmë rezultate reale, të prekshme për qytetarët tanë. Që nga nënshkrimi i Deklaratës së Ankonës, iniciativa ka luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e shtrirjes gjeografike, politike dhe ekonomike të Bashkimit Europian drejt Adriatikut, Jonit dhe më tej drejt Mesdheut. Ne duhet ta shikojmë Strategjinë e re të BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian si një tregues të rëndësishëm për qëndrueshmërinë e interesit që BE ka ndaj rajonit tonë dhe si një qëllim të arritshëm dhe të mundshëm. Përvoja e modeleve pozitive të vendeve të Danubit dhe atyre Balltike të funksionimit dhe të rezultateve të kësaj strategjie na jep shpresë se ky aksion i përbashkët i BE-së dhe NAI do të japë fryte pozitive për vendet tona?, – theksoi Kryetari i Kuvendit.
Në vijim të fjalës së tij, Kryetari i Kuvendit u shpreh se potenciali i Rajonit Adriatiko-Jonian është i jashtëzakonshëm dhe se EUSAIR është një mekanizëm i mirë për të shfrytëzuar më me efektivitet potencialet tona, në të gjitha nivelet e bashkëpunimit tonë. ?Shqipëria shpreson se projektet e mëdha në infrastrukturë, si autostrada Adriatiko-Joniane, projektet për energjinë, turizmin, bujqësinë dhe arsimin janë bindës për të thithur investime, të nevojshëm për të jetësuar zhvillim dhe punësim për vendet tona. Pikërisht për të gjitha këto arsye unë e shikoj dimensionin parlamentar të kësaj strategjie shumë të rëndësishëm, të domosdoshëm dhe jetik. Takimi i sotëm tregon dhe provon se parlamentet tona kanë detyrimin të mbështesin dhe nxisin degët e ekzekutivit për këtë platformë të re bashkëpunimi?, – u shpreh Kryetari i Kuvendit.
Për zbatimin e kësaj nisme z. Meta theksoi se dimensioni parlamentar, angazhimi dhe aktiviteti parlamentar duhet të konsiderohen nga EUSAIR si një garanci më e madhe, por dhe si një platformë mbikëqyrëse për mbështetjen e ideve, projekteve, nismave dhe burimeve natyrore e njerëzore që kjo strategji do të verë në lëvizje. ?Në këtë kuadër, Kuvendi i Shqipërisë do të japë mbështetje të plotë institucionale. Për të qenë më konkretë, Kuvendi i Shqipërisë ka caktuar një koordinator parlamentar për Rajonin Adriatiko-Jonian dhe EUSAIR dhe do të jemi aktivë, do të marrim pjesë, do japim kontributin tonë dhe do nxisim gjithë strukturat institucionale në vend për të realizuar si duhet objektivat e eurostrategjisë për rajonin Adriatiko-Jonian?,- tha Kryetari i Kuvendit.
Fjala e plotë e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta në sesionin e dytë
Është e qartë se tashmë vendet e Iniciativës Adriatiko-Joniane, veçanërisht ato të Ballkanit, e kanë lënë pas të shkuarën e tyre, duke u përpjekur të përfitojnë sa më shumë nga integrimi rajonal, në dobi të zhvillimit të këtyre vendeve.
Ne nuk duhet t?i largohemi dialogut tonë të përvitshëm dhe duhet të sigurojmë rezultate reale, të prekshme për qytetarët tanë.
Që nga nënshkrimi i Deklaratës së Ankonës, iniciativa ka luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e shtrirjes gjeografike, politike dhe ekonomike të Bashkimit Europian drejt Adriatikut, Jonit dhe më tej drejt Mesdheut.
Ne duhet ta shikojmë Strategjinë e re të BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian si një tregues të rëndësishëm për qëndrueshmërinë e interesit që BE ka ndaj rajonit tonë dhe si një qëllim të arritshëm dhe të mundshëm.
Përvoja e modeleve pozitive të vendeve të Danubit dhe atyre Balltike të funksionimit dhe të rezultateve të kësaj strategjie na jep shpresë se ky aksion i përbashkët i BE-së dhe NAI do të japë fryte pozitive për vendet tona.
Shqipëria beson fort se forca e iniciativës tonë gjendet në dimensionin e saj europian, që do të thotë zhvillim i prekshëm në proceset integruese të vendeve kandidate dhe potencialisht kandidate për anëtarësim në BE.
Por, integrimi duhet të ecë paralelisht me projektet ekonomike dhe infrastrukturore në vend. Dhe besoj se të gjitha sfidat e identifikuara nga EUSAIR, nëse trajtohen së bashku me BE-në, do të ndihmojnë ndërlidhjen dhe zhvillimin e rajonit tonë, dhe ky do të ishte një lajm i mirë për vetë BE-në, pavarësisht lodhjes apo dhe vetë-lodhjes së saj.
EUSAIR është një mundësi e re për vendet tona dhe gjithë rajonin për të rritur bashkëpunimin, duke bashkërenduar përpjekjet, idetë, projektet dhe qëllimet tona integruese. Vëmendja që i kushton Komisioni Europian dhe disa vende anëtare të BE-së është një shtyllë e sigurt në funksion të rritjes së mirëqenies dhe zhvillimit të qëndrueshëm në vendet tona.
EUSAIR është një mundësi e mirë për rajonin tonë, pasi mbështet vendet tona në zbatimin e politikave të BE-së dhe forcon aktivitetin tonë të përbashkët me vendet anëtare të BE-së.
Potenciali i Rajonit Adriatiko-Jonian është i jashtëzakonshëm. EUSAIR është një mekanizëm i mirë për të shfrytëzuar më me efektivitet potencialet tona, në të gjitha nivelet e bashkëpunimit tonë.
Shqipëria shpreson se projektet e mëdha në infrastrukturë, si autostrada Adriatiko-Joniane, projektet për energjinë, turizmin, bujqësinë dhe arsimin janë bindës për të thithur investime, të nevojshëm për të jetësuar zhvillim dhe punësim për vendet tona.
Pikërisht për të gjitha këto arsye unë e shikoj dimensionin parlamentar të kësaj strategjie shumë të rëndësishëm, të domosdoshëm dhe jetik. Takimi i sotëm tregon dhe provon se parlamentet tona kanë detyrimin të mbështesin dhe nxisin degët e ekzekutivit për këtë platformë të re bashkëpunimi.
Dimensioni parlamentar, angazhimi dhe aktiviteti parlamentar duhet të konsiderohen nga EUSAIR si një garanci më e madhe, por dhe si një platformë mbikëqyrëse për mbështetjen e ideve, projekteve, nismave dhe burimeve natyrore e njerëzore që kjo strategji do të verë në lëvizje.
Në këtë kuadër, Kuvendi i Shqipërisë do të japë mbështetje të plotë institucionale.
Për të qenë më konkretë, Kuvendi i Shqipërisë ka caktuar një koordinator parlamentar për Rajonin Adriatiko-Jonian dhe EUSAIR dhe do të jemi aktivë, do të marrim pjesë, do japim kontributin tonë dhe do nxisim gjithë strukturat institucionale në vend për të realizuar si duhet objektivat e eurostrategjisë për rajonin Adriatiko-Jonian.
Jam i bindur që nëse të gjithë së bashku angazhohemi seriozisht dhe secili nga ne i kushtojmë burime të mjaftueshme funksionimit dhe suksesit të EUSAIR, do mund t?i shërbejmë më mirë dhe në terma vërtet pragmatike njerëzve tanë.
Faleminderit.?
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka reaguar p...
Policia ka dhënë detaje për dy personat që u gjetën të pajet...
Partia Demokratike ka akzuar kryeministrin Edi Rama se ka rr...
Policia tha në deklaratën zyrtare se Emiljano Shullazi u nda...
Dy persona janë gjetur të pajetë brenda një bunkeri tek Qafa...
Kandidati për Rektor në Universitetin e Tiranës, Mynyr Koni,...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sot për...
Policia e Tiranës ka shpërndarë deklaratën për mediat në lid...
Në programin qeverisës Partia Demokratike ka përcaktuar bujq...
Me anë të një deklarate, Sekretari i Përgjithshëm Redi Ramaj...
Emiljano Shullazi u shoqërua mbrëmjen e djeshme në polici në...
Këngëtari kosovar Ylber Abdullahi, apo sic njihet me emrin e...
Policia e Sarandës ka dhënë sot detaje për shpërthimin me tr...
Emiljano Shullazi u arrestua mbrëmë nga policia pasi dyshohe...
Pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, e...
Ish deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello ka prezantuar...
Byroja Federale e Hetimit, përvec asistencës në luftën ndaj ...
Horoskopi ditor për diten e diel – 17. prill 2016Jeta juaj n...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar per arrestimin...
Mjeti tip Benz i avokatit Spiro Vaso i njohur si aktivist i ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...