web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Majko: Pa Reformën në Drejtësi, Shqipëria hyn në kolaps

12 Prill 2016, 20:12, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri, njëherazi deputeti i PS-së Pandeli Majko është shprehur se shtyrja dhe mosmiratimi i Reformës në Drejtësi do t’a çonte Shqipërinë në kolaps. Në një intervistë për Eni Vasilin në News24, Majko foli edhe për çështjet e brendshme të Partisë Socialiste.

Një pjesë e intervistës

Si e lexuat rezultatin 95% të referendumit?
I thellë shumë është. I mirëkuptoj ata që nga jashtë kanë bërë ironi, por unë nga brenda e shikoj si një proçes demokratik. Ne mbetemi ndër partitë që e ushtrojnë këtë ushtrim demokratik.

Sipas Blushit është vëzhguar vetëm vitrina, Tirana ndërsa në rrethe ka pasur probleme? Si ju duket procesi?
Proces pa probleme vështir se gjen në Shqipëri. Mund të të flas për njësinë 5, ne jemi jashtëzakonisht korrekt.

Keni informacione për procesin në rrethe?
Nuk kam shumë, pas asaj që ndodhi në kongres nuk pritej një rezultat i ndryshëm. Pritej që të kishte një ushtrim demokratik.

Si shpjegohet që demokracinë e kuptoni me 95%?
Është votim brenda një familje, nuk ka ballafaqim. Edhe pala që ishte shprehur në kongres kundër një fryme nuk bëri ndonjë fushatë. Nuk e shoh PS si kulmin e një partie perëndimore edhe ne kemi probleme?Ne mund të kemi probleme të natyrave nga më të veçantat por ne fletë votimi me numër nuk bëjmë. kam parasysh zgjedhjet e fundit..

Jeni pro apo kundër hapjes së kutive të referendumit, pasi Blushi akuzon se procesi u trukua?
Kjo temë me të mirat dhe të këqijat e veta është mbyllur

A ka Blushi të drejtë?
Blushi kishte të drejtë statutore tashmë është një histori që përsëritet në një kontekst tjetër?

Sipas Blushit procesi është trukuar?
Dhe pastaj?

Të gjithëve na habit rezultati 95%??Pse nuk hapen kutitë?
Si sport mund edhe ta diskutojmë?

Jo si sport?
Kolegu im i tha se ka një komision zgjedhor, atje duhet të ankohet. As hapja as diskutimi nuk më krijon ndonjë ndjesi politike.
Ju mendoni se nuk e kam ndjekur Blushin. Një gjë e kanë të gjithë të qartë që kreun e PS nuk e përcakton kreu i LSI dhe anasjelltas. Mbetemi në rrethanat e një ironie.

Nëse nuk do jetë Rama kryetar për 100 arsye, cili do jetë?
Dua të dëgjoj 100 arsyet. Nuk po i shmangem prononcimit por një shpjegimi teorik që nuk na nxjerr asgjëkund.

Ju flisni për zgjedhje të parakohshme?
Nëse situata do të vazhdojë kështu. Ftesa e Ramës për kreun e PD-së, ftesa më me vend që mund të bëhej ndonjëherë, shumë serioze nuk ishte nevoja të ridikulizohej. Mbetet ende në fuqi. Ftesa dhe ulja në tavolinë mbetet e vetmja lëvizje politike që mund të prodhojë politikë.

Ju intereson të flisni për përjashtimin e Blushit nga PS? Servet Pëllumbi ka thënë që tashmë është i përjashtuar..
Nuk e ka thënë kështu ka folur për një kontekst vetëpërjashtimi, por jo kështu. Nëse mund të konsiderohet një gjysmë përjashtim, është një gjë që e kemi pranuar si një moment delikat që solli krijimin e LSI-së. Ajo nuk ishte një përjashtim, por një shmangie që i vuri një grup kolegësh në një situatë të vështirë. Ku është Blushi i përjashtuar? Në mbledhjen e grupit e kisha në krah.

Ju thoni që të ngrohë karrigen?
Problemi më i madh i tij është që nuk e ngroh karrigen. Është një politikan mjaft vibrant, i mençur, çdo mençuri ka mend të vetë. Do zgjidhja Ramën se për të kam bërë 2 herë fushatë. Nuk përbën çudi.

Blushi partneri juaj politik?
Blushi partneri im?

Ju i dhatë të drejtë për kauzën por ishit me Edi Ramën?
Për pjesën e statutit kishte të drejtë. Ne kishim një boshllëk disa vjeçar të mos funksionimit të statutit dhe ky referendum ishte i nevojshëm edhe për këtë. Ishte për vakumin e shkeljeve statutore.

Ishte i nevojshëm?
Pa diskutim. Për fatin e keq unë nuk e dija që do dilte në media gjithë diskutimit në asamble. Referendumi më delikat në kuptimin e balancës me votat negative se një përballje.

Keni 25 vjet në PS, a është sot PS një parti më demokratike se më parë?
Çfarë prisni nga unë t?ju them se është më demokratike apo diktatoriale. Ne nuk jemi parti perfekte, kemi problemet tona, kemi patur gropat tona në histori. PD e ka shumë të vështirë të ngrihen në nivelin e Blushit për kritikën. Debati i brendshëm në PS është me një konotacion të tillë që e çon në periferi mënyrën e të bërit opozitë të palës tjetër.
Më e mira dhe bazuar në historikun e PS është që gjërat të vazhdojnë në mënyrë të ekuilibruar.

Si po e drejton Rama PS?
Perfekt, shkëlqyeshëm, yll! Këtë doje nga unë.

Veliaj dhe Tahiri janë një dyshe e padiskutueshme si unë dhe Meta vite më parë, keni thënë ju në fushatë, por a i shihni si pretendentët për kryetar partie?
Kjo do më hapte probleme? Po ja mund të thosha që këta janë dyshja që do konkurrojnë por çfarë ka ndodhur kemi humbur zgjedhjet apo çfarë? Më duket një diskutim pak i përhapur. Janë dy protagonistë të brezit të tretë të PS, me një lloj humori iu drejtohem në publik, mos përsërisni gabimet tona, të mijat dhe Metës, të brezit të dytë. Ndryshe s?do ishim sot në parti të ndryshme.
Ndoshta Meta është i kënaqur në partinë e tij?
Do të duhej një natë dimri për të diskutuar..

Mendon që është penduar?
Jo, nuk besoj

A po projektohet Veliaj si lider?
Do vijë natyrshëm lideri, po ju them se diskutimi është gjysmë i vdekur pa filluar

Midis Veliajt e Tahirit jeni gati të zgjidhni?
Për mua të dy janë protagonistë por ka edhe të tjerë. Eshtë edhe një palë protagonistësh të tjerë, po flasim për FRESSH-istat e rinj.

Denoncim në emisionin ?Stop? për një qytetar që ka votuar 2 herë në referendum. Kanë marrë një njeri i kanë thënë voto dhe ka votuar në 2 vende, çfarë mendoni për këtë?
Ne kemi lejuar njerëz që pavarësisht se nuk ishin në listat e organizatave edhe kur ishin me teserat me lulëkuqe, e kemi bërë më një ndjenjë vetëdije, dashamirësi që referendumi është i hapur. Brenda kësaj mund të kenë ndodhur. Ka qenë një histori absolutisht perfekte. Por si frymë, Eni rezultati i referendumit është i padiskutueshëm. Momente të tilla nuk e cenojnë rezultatin. Nuk ka histori kaq të balancuar mes një shumice dhe një pakice në PS. Situata e disbalancuar. Jam i kujdesshëm në trajtimin e kolegeve, si Blushi. Nuk është problemi si sillemi ne në marrëdhënie me të, por se si ndihet një socialist, se është i papunë apo se gjërat nuk janë siç i kishte menduar ai. Ky raport i kujdesshëm nuk është piruetë, por kujdes. Unë problemin e kam mos më shqetësohet ky socialist.

Si është puna që ky socialist voton 95% atëherë?
Një pjesë e madhe ju funksionon vetëdija e mbrojtjes së familjes. Kjo duhet përkthyer kështu. Ka njerëz të pakënaqur, pa punë, i kanë fëmijët pa punë. Unë sot jam i kontraktuar nga dreka sepse isha tek zyra e punës dhe ngaqë isha i kontraktuar për arsye të tjera, u solla ashpër në disa raste. Sepse njerëzit kanë hallet e tyre. Unë përpiqem brenda mundësisë maksimale që po më patë ndonjë ditë më hënë të keqe ju kërkoj ndjesë. Kjo ka të bëjë tek fakti se nuk ka rendësi se si është rezultati i referendumit por raporti me atë njeriun që na voton.

Ndjesa e Ramës në Asamble?
Rama e ka ndjerë dhe e ka thënë sepse e ka ndjerë.

Çfarë ndodhi që ndryshoi mendje që po Blushi ka të drejtë?
Edi Rama nga ajo ndjesë nuk është se humbi, përkundrazi.

Ta quajmë kalkulim?
Pse ta cilësojmë kështu. Është kryeministër, kreu i PS mund ta kalonte edhe ndryshe.

Reforma në drejtësi ka ngecur tek dialogu politik. Mendoni se nuk do ndryshojë situata?
Nuk kam qenë kundër negociimit politik. Mund t?ju them se gati 90% e gjërave janë zgjidhur. Palët kanë rënë dakord për infrastrukturën si do funksionojë reforma. Nëse do ecnim normalisht sot reformën do e kishim të depozituar. Po të mos ndodhnin këto protestat për parkun, kërkesat për kolegët e mi në Kushtetuese?

Ju po thoni që qëndrimi i PD ishte i qëllimshëm?
PD ka një mënyrë të gabuar të mendimit politik. Të dyja palët fitojnë nga ulja në dialog. Sot Rama ka nevojë për Lulzim Bashën dhe Lulzim Basha ka nevojë për Edi Ramën. Gjithë atmosfera politike dhe prodhimi i politikës do të përfitonte. Ne sot jemi të bllokuar për histori rastësore.

Pse i paragjykoni kauzat e opozitës?
Nuk janë kauza të natyrës esenciale. Do e kisha mbyllur gojën sot, nëse opozita do ta bllokonte podiumin për interesat e pronarëve. Unë se kam votuar, por nëse PD do dilte do t?i hiqja kapelën PD-së. Për çfarë e ka bllokuar për 2 mandate të kolegëve të mi.

E quani ftesën si moment reflektimi?
Ka kaluar puna e bajlozëve që ulen dhe bëhet nami se u ulën. Mënyra se si është prodhuar historia nga 90-ta është në mënyrë të tillë që edhe ai sherr i madh mes PD-PS ishte pa thelb dhe pjesë e një varfërie politike.

Ulja në tavolinën e bisedimeve për reformën në drejtësi është shumë e rëndësishme. Shpresoj se do të ndodhë. Është një lëvizje që të dyja partive iu ka mbetur për ta bërë dhe do prodhojë politikë.

Deklarata juaj se nëse nuk ka zgjidhje për reformën në drejtësi ka zgjedhje?
Deklarata e partnerëve se nëse kjo histori nuk mbyllet brenda majit mund ta shtyjë me vite integrimin e bën edhe më thelbësore.

Dëshiroj të them se reforma në drejtësi ka të bëjë me mënyrën se çfarë raporti do krijojmë me të ardhmen. Kjo punë nuk zgjidhet me historinë e dekriminalizimit. Ne sot na duhet një sistem gjyqësor eficient.

Nëse nuk ka zgjidhej, ju propozoni zgjedhje?
Nëse nuk ndodh Shqipëria hyn në kolaps, politik dhe moral. Në kolaps edhe me Brukselin.

Çfarë zgjidhin zgjedhjet?
Sipas meje nuk mund të shkojmë në parlament vetëm për të marrë rrogat. Nëse nuk do ketë zgjidhje jemi të detyruar të shkojmë në zgjedhje, por kemi një ftesë.

Si mund të ndodh teknikisht?
E mira është të mendojmë skenarin pozitiv. Teknikisht secili mund të hapë Kushtetutën. Mendoj se kjo është një gjë mund të shihet në detajet e veta. Mos pretendoni se mund të them se PS do tërhiqet nga qeveria.

Pyetja ime për të kuptuar se çfarë do ndryshonin zgjedhjet?
Ne kemi sot përballë një kundërshtar që nuk merr vendim. Jemi në pritje të një vendimmarrje nga ana e PD-së. Nuk mund të nxjerrësh detaje, të lësh peng integrimin e Shqipërisë. Po jetojmë një histori që po na rrënon çdo ditë.

Pres një zgjidhje nga dialogu që të votojmë reformën në drejtësi. Do dojë shumë kohë dhe s?mund ta bëjmë të vetëm. Do na duhet të ulemi me palën kundërshtare. Nga ky lloj konteksti, bllokimi është pa sens.

Keni një ide se kush e do dhe kush nuk e do reformën në drejtësi?
Raporti i politikës me reformën në drejtësi është si një person që i është dhënë dënimi me varje dhe i kërkon të bëjë trekëndëshin vetë. Këtë lloj psikike unë e ndiej. I jam mirënjohës kolegëve që janë të panegociueshëm në ecjen në këto principe të reformës në drejtësi. Në grupin parlamentar të PS nuk ka njeri, kriminelë, manipulues e banda. Ky grupi kaq i tmerrshëm nuk del njeri të thotë që s?duam ta bëjmë reformën në drejtësi.

Kjo reformë drejtësi është jashtëzakonisht e rëndësishme. Çfarë sistemi do kapim ne me 60 e ca vota. Kush e thotë këtë është nonsens, fillon nga matematika tek politika.

A ka mosmarrëveshje mes koalicionit?
Jo nuk ka asnjë problem. Infrastruktura është mbyllur dhe kanë mbetur detajet e fundit të përmbylljes së kësaj reforme jetike.





Lajmet e fundit nga