Nishani: Kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, 10 ditë afat për vetëdeklarimin
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani përmes një deklarate ...
Gardalina është specie e mbrojtur, por zogu me pendë shumëngjyrësh shitet për një çmim modest në një duzinë dyqanesh në Tiranë. Bashkë me gardalinën, në kafazet e dyqaneve të kafshëve tregtohen me çmim të lirë edhe zboraksi, vërduni, cërla dimërake dhe kërpngrënësi-të gjithë pjesë e ?librit të kuq? për shpendët e mbrojtura, të cilat rrezikojnë shfarosjen në Shqipëri.
Në një vëzhgim nëpër Tiranë, BIRN identifikoi 17 dyqane që tregtojnë haptazi dhe pa asnjë kontroll zogjtë farëngrënës, që sipas organizatës ?Albanian Ornithological Society? klasifikohen në listën e shpendëve të mbrojtura.
Dyqanet e Tiranës furnizohen kryesisht nga Shkodra, por edhe nga gjuetarë të Tiranës dhe Korçës. Çmimet për gardalinën variojnë nga 300 lekë deri 3 mijë lekë për speciet këngëtare. Por para se të ekspozohen në kafaze vitrinash, zogjtë këngëtarë mbërrijnë në dyqan me një kosto të rëndë.
Ekspertë të intervistuar nga BIRN thonë se çdo vit në Shqipëri kapen me rrjeta dhe në mënyrë të paligjshme të paktën 36 mijë shpendë të mbrojtur. Vetëm një pjesë e vogël e tyre mbijeton për t?u shitur për pak para në tregun lokal.
Shumica e shpendëve ngordhin gjatë kapjes apo burgosjes në kafazë të vegjël dhe në mungesë të ushqimit, para se të mbërrijnë në dyqane.
Taulant Bino, drejtues i ?Albanian Ornithological Society? i tha BIRN se edhe pse është një pasion tradicional, mbajtja e shpendëve në kafaz duhet pakësuar deri në eliminim.
?Pasioni i dikurshëm i dikujt ështe kthyer në biznesin e tjetërkujt, biznes që shkakton me mijëra viktima vetëm për një grusht shpendësh që arrijnë të shiten e të blihen,? tha Bino.
Tregtia e paligjshme
Harta e dyqaneve në Tiranë ku tregtohen zogj këngëtarë në mënyrë të paligjshme | Foto nga : AOS
Në Shqipëri ekzistojnë ligje për të garantuar mbrojtjen e kafshëve dhe shpendëve. Neni 45 i ligjit për gjuetinë ndalon ?gjuetinë e idividëve të faunës së egër, duke përdorur mjete dhe metoda të zënies apo vrasjes në shkallë të gjerë dhe në mënyrë selektive?.
Ndërsa neni 13 i ligjit ? për mbrojtjen e faunës së egër? ndalon vrasjen apo kapjen e qëllimshme të tyre me çdo metodë dhe mbajtjen në robëri.
Të dielën e 3 prillit, Inspektoriati i Policisë Pyjore zhvilloi një aksion kontrolli në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë-e identifikuar si një nga pikat e shitjes së paligjshme. Renato Culli, kreu i këtij Inspektoriati i tha BIRN se ?punonjësit e tij nuk gjetën asnjë zog të vetëm të tregtohej në këtë zonë?.
Megjithatë, faktet flasin ndryshe. Në një hark kohor 10 vjeçar llogariten mbi 360 mijë zogj këngëtarë të shfarosur përmes kapjes me rrjeta dhe tregtisë së paligjshme.
Një studim i publikuar në ?BirdLife International? thekson se rreth 265 mijë shpendë të egër vriten apo kapen çdo vit në Shqipëri, për shkak të gjuetisë të paligjshme me rrjeta e leqe. Shqipëria listohet si një ndër 10 vendet mesdhetare, ku gjuetia dhe kapja e shpendëve këngëtarë shkakton më shumë humbje në popullatat e shpendëve.
Sot kapja dhe shitja e specieve të mbrojtura si gardalina (C. carduelis), zboraksi (S. serinus), vërduni (C. chloris), cërla dimërake (C. spinus) dhe kërpngrënësi (C. cannabina) është kthyer në një biznes fitimprurës për numër palësh, përshirë kapësit me rrjeta, dyqanet e shitjes së kafshëve dhe shitësit ambulantë.
Në dyqanet e vëzhguara nga BIRN, thuajse të gjithë tregtarët janë në dijeni të tregtimit të paligjshëm të shpendëve, sidomos në këtë periudhë-faza e tyre e shumimit.
?Ne na i sjellin nga Shkodra. Në Tiranë ka shumë persona që i duan këta zogj t?i mbajnë për qejfin e tyre?-thotë një tregtar në rrugën ?Hoxha Tasim? në kryeqytet.
Përveç zogjve që tregtohen, Bino është i shqetësuar për mijëra zogj të tjerë që shfarosen gjatë gjuetisë së pashpirt. Ndërkohë, ai mendon se numri i kapjeve mund të jetë sa dyfishi i sasisë së llogaritur, pasi në rrjeta bien edhe specie të tjera, kryesisht harabelorë.
?Ne si organizatë jemi të shqetësuar se vetëm një pjesë e vogël shkon në treg dhe përfundon e shitur. Vlerësohet se pjesa më e madhe, mbi 50% e shpendëve këngëtarë ngordh përpara se të shiten,? thotë ai.
Bino u kërkon autoriteteve që të ndërhyjnë menjëherë për të ndaluar tregtinë e paligjshme të shpendëve. Renato Culli, drejtori i Inspektoriatit përgjegjës bie dakord që duhet një aksion i gjerë.
Culli i tha BIRN se shumë shpejt do të ndërmerret një aksion në shkallë vendi, ku subjektet që kryejnë këtë tregti të paligjshme do të gjobiten dhe do t?u sekuestrohet malli.
?Zogjtë që do të kapen, do të lihen të lirë në habitatin e tyre,? tha ai./BIRN
Zogj këngëtarë të tregtuar në një nga dyqanet e Tiranës | Foto nga : AOS
Lindita Çela është gazetare e Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri – BIRN Albania.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani përmes një deklarate ...
Vendet në zhvillim dhe veçanërisht eksportuesit e naftës e p...
Nga Mentor KikiaAskush nuk e di me saktësi se sa shpitarë ka...
Ka diferenca të mëdha mes pagave të eurodeputetëve dhe shpen...
Thirrje Bashkisë zoti Velija, Qenve endacake duhet ti vishni...
Fjala vjen investimet tek “Komuna e Parisit”, ku biznesi ka ...
Thone se disa dite pasi ishte zgjedhur ne krye te Partise So...
Arkitekti shqiptar, Maks Velo ka kundërshtuar arkitektin Ste...
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka sulmuar Institutin ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qy...
Bazuar ne nje vendim te mare ne Asamblene Qytetare te zhvill...
Sot në mesditë, në orën 14:00 është zhvilluar seanca gjyqëso...
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këll...
Pas daljes së skandalit që citynews publikoi dy ditë më parë...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka komentuar studim...
Pas një zënke, ata kanë menduar të hakmerren, njëri prej tyr...
Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka miratuar heqjen e li...
Kryetari i Grupit Parlamentar i LSI, Petrit Vasili, i ka dër...
Emisioni investigativ “Stop” ka filmuar pjesë nga votimi për...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...