Nga Sekretari i Përgjithshëm te nënkryetarët/ Lista e kandidatëve për ekipin drejtues të PD-së
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Megjithëse jemi një vend i vogël, qasja në internet dhe në rrjetet sociale në Shqipëri arrin përqindje nga më të lartat në Europë dhe një larmishmëri të grupmoshave. Ligjet përkatëse për mbrojtien e përdoruesve janë thuajse të njejta në mbarë botën, të shkruajtura të zeza mbi të bardhë por në vendin tonë ka nevojë jetike të krijohen institucione simotra me ato të vendeve më të zhvilluara Europiane dhe Botërore që ti zbatojnë këto ligje në kohë dhe me përpikmëri. Duke parë nismën që ka ndërmarë një Institucion i tillë në vendin fqinj, Italinë, duhet të reflektojmë dhe në Shqipëri për të angazhuar organe të tilla ligjsbatuese.
Institucioni në fjalë quhet ?Garante Per la Protezione dei Dati Personali? (Garantuesi për mbrojtjen e të dhënave personale) ose ?Garante della Privacy? (Garantuesi i privatësisë) me seli në kryeqytetin e Italisë, Romën. Ai është një autoritet administrativ i pavarur i themeluar nga ligji n.657 i datës 31 Dhjetor 1996 (i ashtuquajturi ligji i privatësisë), për të siguruar tutelimin e të drejtave dhe të lirive thelbësore dhe respektimin e dinjitetit në trajtimin e të dhënave personale. Pas hartimit të Kodit në lëndën e mbrojties së të dhënave personale (të njohur me emrin Kodi i Privatësisë), i aprovuar me dekretin legjislativ n.196 të datës 30 Qershor 2003, Ligji n.675/1996 u shfuqizua përfundimisht.
Pra jemi njohur me një autoritet i cili ka një pushtet jo të vogël dhe që mbron të gjithë individët që janë të kërcënuar nga shkelja e privatësisë.
Garantuesi i Privatësisë në Itali, urdhëron rrjetin social Facebook të bllokojë profilet e rreme (fake) dhe ajo që është më e rëndësishme, ti dërgojë të dhënat personale të autorit të sulmit, viktimës.
Pra kemi të bëjmë me një kundërpërgjigje që do sjellë një furtunë në mënyrën e trajtimit të profileve në këtë rrjet social.
Stop vjedhjes së identitetit dhe profileve të rreme në Facebook: me një vendim të aprovuar prej pak ditësh nga Garantuesi i Privatësisë, mbërin një dekalog për rrjetin social Facebook, i cili garanton privatësinë e përdoruesve.
Mbase nuk e dini ende, por dikush mund të ketë përdorur emrin dhe mbiemrin tuaj ose thjesht fotot tuaja të profilit për të hapur një llogarit tjetër në Facebook. Ndodh shumë shpesh me vajzat e bukura, imazhet e të cilave shpartallohen nga ?piratët informatikë? thuajse gjithmonë për qëllime publicitare. Ashtu si do shpjegojmë në një artikull tjetër, se si të zbulohen profilet e rreme në facebook, autorët e sulmeve qasen në miqësitë, duke sjellë pranimin nga ana e përdoruesit fatkeq me foto provokuese. Pra, ai profil në të vërtetë, do të përdoret vetëm për të postuar, për të shpërndarë dhe për oferta publicitare të paguara nga persona të tretë, në mënyrë që të gjithë ?miqtë virtualë? të të rremit, të shohin postimin.
Por për fat të keq nuk është i vetmi shembull. Profilet e rreme shpesh herë përdoren për të kryer krime, për të kërcënuar përdorues të tjerë, për të shantazhuar shuma të ndryshme parash.
Të zbuloni nëse dikush ka klonuar profilin tuaj nuk është gjithmonë e lehtë. Do ju njohim me disa mënyra në artikullin e ardhshëm ?Zbuloni nëse dikush ka klonuar llogarinë tuaj në Facebook?: sistemi bazohet në funksionalitetet e Google-it, imazhet dhe në mundësinë për të kërkuar, në të gjithë web-in, faqe të mundëshme që përmbajnë të njejtën ose imazhe të ngjashme. Megjithatë metoda nuk funksionon kur profili i klonuar është ?kamufluar? ose më saktë është fshehur nga motorët e kërkimit.
Që vjedhia e identitetit është një krim, për këtë nuk kemi asnjë dyshim, megjithatë problem i vërtetë vjen si rrjedhojë e kohëve dhe e mosfunksionimit të drejtësisë. Pikërisht për të përshpejtuar denoncimin dhe dënimin e fajtorëve, sapo ka ndërhyrë në Itali Garantuesi i Privatësisë, që i ka urdhëruar Facebook-ut të bllokojë përdorimin e profileve të klonuara dhe në të njejtën kohë, ti japë përdoruesit të sulmuar të gjitha të dhënat e profilit të rremë. Kohët e përgjigjes (pak muaj) janë sigurisht më të ulët sesa tutelimi që kemi prej sistemit gjyqësor.
Ekziston një problem tek i cili përplaset kushdo që kërkon dënimin e ?krijuesit të rremë të profileve?: përgjigjia e Facebook-ut për kërkesën e të dhënave dhe informacioneve në lidhje me fajtorin mund të plotësohet në kohë tejet të gjatë dhe mbi të gjitha të mos jetë positive. Edhe për këtë, ka ndërhyrë Garantuesi i Privatësisë duke mbrojtur të drejtën e një autoriteti administrative Italian për të pasur të gjitha informacionet në lidhje me profiling e klonuar. Si mundet një organ kombëtar të ketë juridiksion në një të huaj? E lehtë: ekziston Facebook Italia (tek ne duhet të ekzistojë Facebook Albania) dhe kjo sipas Garantuesit, është një lidhje e mjaftueshme për të ndërhyrë.
Është e vërtetë: Facebook-u ve në dispozicion shërbimin e ?sinjalizimit të shkeljeve?, megjithatë kjo duhet vetëm për të bllokuar profiling e rremë dhe vjedhien e identitetit, por nuk ofron të dhënat e fajtorit për denoncimin dhe për të zbuluar kush është në të vërtetë ai. Pikërisht për të mbushur këtë boshllëk ka ndërhyrë masa e marrë prej Garantuesit.
Vendimi në fjalë është i rëndësishëm, para së gjithash, sepse ka konfirmuar kompetencën e Garantuesit Italian mbi aktivitetin e Facebook Ireland. Kjo ndodh sepse në Itali, Facebook-u vepron me një organizatë fikse të quajtur Facebook Italy S.r.l., i cili, megjithëse nuk i trajton të dhënat personale në fjalë të kryera drejtpërdrejt nga kompania Italiane, kryen aktivitete ?Pazgjidhshmërisht të lidhura? me kompaninë irlandeze. Kjo mjafton për ta bërë të zbatueshme të drejtën italiane.
Sipas kodit të privatësisë, përdoruesi ka të drejtë të njohë të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë me të, përfshirë dhe ato të future dhe të shpërndara në rrjetin social Facebook të përdoruesit të rremë, duke vjedhur informacione, fotografi dhe përmbajtie që i referohen personit të tij.
Që tani e tutje, prezenca e një vjedhieje të identitetit ose të një llogarie të klonuar, të gjitha herët në të cilat një përdorues konteston ekzistencën e një profile të rremë që përdor emrin e tij ose imazhet e tij, Facebook-u mund të dënohet të komunikojë në formë të pakontestueshme kontestuesit të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë me profilet e hapura në emrin e tij.
Meqënëse në Shqiperi ende nuk kemi një autoritet të tillë, ju kushilloj që ata të cilët kanë në plan të hapin një llogari personale dhe të regjistrohen në këtë rrjet social, ta bëjnë në Facebook Italia, atje ku ligji i privatësisë i mbron totalisht, në pritje që dhe në vendin tonë të fillojnë të krijohen organe të tilla në mbrojtie të individit dhe të të drejtave të tij!
Thanas Dimço
Specialist IT & Cybernetic Crime
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar përfitimin e një ...
Kryeministri është shfaqur sot në Nju Jork në një takim kort...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar shefin e qeverisë, ...
Turqia kërkon procedim penal ndaj moderatorit të ZDF-së, Jan...
Policia spanjolle ka arrestuar tre shqiptarë pasi u kapën du...
1-Bizneset gjermane thane sot se Shqiperia eshte vendi me i ...
Për herë të parë Rama ka folur në Zululand për një nismë të ...
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur s...
Gardalina është specie e mbrojtur, por zogu me pendë shumëng...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani përmes një deklarate ...
Vendet në zhvillim dhe veçanërisht eksportuesit e naftës e p...
Nga Mentor KikiaAskush nuk e di me saktësi se sa shpitarë ka...
Ka diferenca të mëdha mes pagave të eurodeputetëve dhe shpen...
Thirrje Bashkisë zoti Velija, Qenve endacake duhet ti vishni...
Fjala vjen investimet tek “Komuna e Parisit”, ku biznesi ka ...
Thone se disa dite pasi ishte zgjedhur ne krye te Partise So...
Arkitekti shqiptar, Maks Velo ka kundërshtuar arkitektin Ste...
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka sulmuar Institutin ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...