“I shari shan, i mençuri mendon”/ Rama ndan mesazhin e qytetarit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...
(Këto shënime janë nxjerrë nga Ditari politik dhe rrëfejnë eksperiencën time në 4 ditë që tronditën Shqipërinë e pranverës së vitit 1991. Janë ditët e nisjes së eksodit të madh me anije)
6 Mars 1991, e merkure
Sot kishim takim me Ministrin e ri të Arsimit. Quhet Kastriot Islami dhe është pedagog i fizikës. U çova herët dhe bashkë me Ben Blushin dhe Armand Shkullakun shkuam direkt në zyrën e tij. Ministri i Arsimit na kishte thirrur për t?i dhënë përgjigje kërkesës sonë për legalizimin e Shoqatës Studentore Shqiptare. Nuk pranonte ta legalizonte. Ishte nervoz. Unë nuk jam si bllokmenët, tha, rri vetë në rradhë edhe për qumësht, edhe për patate. Kam ndenjur një orë dje në pazarin e ri. Pastaj na shpjegoi që nuk kishte as shtëpi dhe se ishte pedagog dhe jo politikan. Dy ? tre herë futi dorën në xhep duke na shpjeguar se kishte një bursë për në Gjermani. Ne kundërshtuam, por ai qe i prerë: nuk e legalizoj. Pse ide është kjo të legalizojmë shoqata në këto kohë!
Kur dolëm që andej rruga e Kavajës ishte plot. Mijëra e mijëra njerëz kishin nisur sulmin drejt ambasadave të huaja në rrugën ?Skënderbej?. Ambasadat qenë rrethuar me policë të armatosur. Njerëzit sulmonin, tërhiqeshin, mblidhnin gurë dhe sulmonin përsëri. Policët përdornin vetëm shkopinjtë e gomës. Kaluam nga stacioni i trenit. Me qindra mijëra vetë vareshin mbi çdo lloj treni, pa pyetur ku shkonte ai, të bindur se gjithë Shqipëria kishte një destinacion- Durrësin.
Kur u kthyem në shesh kishte nisur përleshja. Luftohej diku pas piedestalit bosh të Enver Hoxhës. Njerëzit kishin pushtuar sheshin dhe nuk e lëshonin. Dy ambulanca ikën me ngut drejt spitalit. Me sa dukej kishte të plagosur. Krisma nuk dëgjoheshin. Sambistët kishin rrethuar dhe ruanin muzeun. Ishte mesditë. Pranë shtëpisë takova Ilin, një prej shokëve të fëmijërisë.
-Po iki. tha ai.
-Në Itali. Buzëqeshëm të dy në të njëjtën kohë. Nuk na besohej. I dhashë dorën dhe desha ta përqafoja. Ai vetëm sa ma toku.
-Lere, tha, i kam inat dramat. Prite kur të vij më darkë me trenin e 9 e gjysmës.
Ai ishte treni i fundit që kthehej nga Durrësi dhe dhe unë e besova. Nuk e mendoja shumë ikjen. Ili ishte shumë i tensionuar. Iku. E ndoqa me sy deri në fund të rrugës. Atë imazh nuk mund ta zhduk nga mendja.
Në lajmet e mesditës RAI- njoftoi edhe njëherë se gjendja po bëhej kritike. Kishin mbërritur më se 7000 vetë dhe sipas njoftimeve priteshin edhe rreth 10000 të tjerë. Refugjatët qenë vendosur në bankinat e porteve të Brindizit e Barit mbuluar me mushama të trasha. Mungonte ushqimi dhe vendet për nevoja personale. Në rast se nuk merreshin masa urgjente rrezikoheshin nga epidemitë
Mbasdite nga qendra u dëgjuan krisma. Sulmi ndaj ambasadave qe egërsuar. Dikush lajmëroi se , porti u mbyll dhe ambasadat mbeteshin shpresa e fundit. Njerëzit sulmuan edhe njëherë fort. U dëgjuan thirrje, krisma. Mesa duket qëllohej në ajër, Njerëzit luftuan deri natën vonë.
Po atë natë emisionet televizive ltaliane ja lanë vendin kronikave nga Bari dhe Brindizi. Transmetoheshin direkt mbërritjet e anijeve zbritjet e refugjatëve dhe thirrjet e tyre.
-Shqiptarët, tha një vlonjat që u intervistua italisht, do të ikin hipur edhe mbi peshq. Gjendja në Shqipëri është e pashpresë.
Komentatori italian vuri re se shumica e tyre kuptonin italisht dhe ishin çuditërisht mjaft të sjellshem. RAI jepte herë herë pamjet e anijeve të mbushura plot, me dhjetra mijëra vetë përsipër që shfaqeshin përballë portit të Brindizit.
Po ato çaste, në qendër të Tiranës, vazhdonin krismat. Siç mora vesh të nesermën në përpjekje qe vrarë një djalë 13 vjeçar i quajtur Spartak Deliu. Ishte 6 mars 1991, prag mesnate.
7 mars 1991, e enjte
Në mëngjes nga Porti i Durrësit u nis anija e fundit. Një vapor panamez i mbetur në rërë nga dreka me emrin e cutishëm LEGEND. Me pothuaj 8000 vetë ai lundroi ashtu drejt Barit, duke bartur me vete refugjatët e fundit klasik të botës moderne. Ata që qenë strehuar atje kishin kaluar gjithë natën të ngjeshur si sardele duke pritur nisjen. Anija ishte e ngarkuar me çimento dhe kapitani kishte frikë se mbi 8000 vetë ishte një ngarkesë e frikshme dhe mund të fundoste anijen. Kur u shfaq, përballë brigjeve italiane, pothuajse të gjithë qenë të shokuar.
Pas tij porti u mbyll. Mijëra ushtarë të armatosur bllokuan hyrjet dhe policia nisi spastrimet e iluzionistëve që në pritje të një shansi të ri mbushnin parqet e qytetit. Në anijen difektoze ?Partizani? vazhdonin të ngujuar rreth 1500 vetë.
9 mars 1991, e shtune
Në të gdhirë, u nxorrën jashtë me dhunë edhe ata pak vetë që vijonin të qëndronin në anijen Partizani. Qëndruan atje plot 3 ditë në pritje të nisjes për në Itali. Thuhej se midis tyre pati të vdekur apo të humbur në det.
Po sot në Beograd kanë nisur protesta kundër Millosheviçit. Rai njoftoi se sot ështa kapur dhe rrahur keq një drejtues i opozitës, shkrimtar, i quajtur Vuk Drashkoviç.
11 Mars 1991, e hënë
Imazhet e refugjatëve vijojnë të trondisin netët tona. Pamjet që TV- ja transmeton, reportazhet që gazetat vazhdojnë t?i botojnë kanë krijuar një mall të çuditshëm. Një pjesë e ndodhive kanë nisur të shndërrohen në barcoleta thuajse shqiptarët duan ta kalojnë edhe këtë dramë me humor. Dje, gazeta ?Republika? botoi një poezi të mrekullueshme dërguar nga njëri prej refugjatëve. Ishte nata përpara ikjes kur ata pritnin vaporin në breg. Ne po ikim, thoshte ai, po a do t?i marrim me vete kitarat dhe këngët, po baladat kujt do t?ja lëmë, po varret e të parëve a do t?i bartim kudo me vete. Është ndoshta nga poezitë më të mrekullueshme që kam lexuar ndonjëherë.
Edhe në kampin studentor ka rënë heshtja. Në komisionin drejtues të PD-së, është larguar studenti bjond e i heshtur Tefalin Malshyti. Anëtaret e komisionit nuk thonë asgjë, të shokuar jo vetëm nga ikja e tij, por edhe e shumë aktivistëve të tjerë, midis të cilëve edhe një inxhinier që kishte marrë me vete listat e vëzhguesve të zgjedhjeve të 31 marsit.
Nga komisioni i grevës së urisë mungojnë Ilir Dizdari, Mesila Dode, Blendi Gonxhe, i cili ka ikur disa ditë më parë në Athinë, Arjan Manahasa, e pas tyre Sokol Tafaruçi e qindra të tjerë.
Tirana është si e shokuar. Shumë njerëz ndihen si fajtorë që nuk kanë ikur, ndihen si fajtorë që janë ende këtu dhe të tjerë ngushëllojnë njëri ? tjetrin se do të ikin pas zgjedhjeve. Ta hedhim edhe votën për PD, pastaj, më tha Pirro Thanasi./opinion
Ali Pasha ishte thikë e përgjakur, çark, kamxhik. Naimi, fye...
Blushi nuk ka frikë! Këtë gjë kam pasur rast ta verifikoj sh...
Ne shqiptarët ndodhem sot në një moment kur, ose do të dalim...
Ajo çka ndodhi pardje në Elbasan kërkon urgjent të ketë reag...
Shqiptarët e Maqedonisë bëjnë një gabim shumë të rëndë kur i...
Ngjarja e Elbasanit, ku Ben Blushi sulmohet edhe fizikisht, ...
Linçimi i Blushit nga një turmë e ndërsyer është fotografia ...
Mediat europiane dhe amerikane po raportojnë se pushteti në ...
Linçimi publik që iu bë Ben Blushit në një mbledhje të parti...
Dje në Elbasan u konsumua një seancë e rëndë dhune dhe turpi...
Sot e kishte rradhën Kreshniku. Aktivistët e Aleancës kuq e ...
Fal Internetit, shqiptari sa më i ndershëm të jetë, aq më te...
A do të presë Shqipëria refugjatë dhe a duhet të presë Shqip...
Gjyqtarët e korruptuar, të cilët ambasada ka kohë që nuk u j...
Ne gati tre vjet qeverisje per socialistet dhe njekohesisht ...
Dua të çlodhem. Dua të qetsohem. Dua të kthjellohem. Dua të ...
Nëse dëshiron të kuptosh se sa malinje është politika shqipt...
Sot, Sajmir Tahiri ka inspektuar punimet që po bëhen në godi...
Profesori britanik James Pettifer është studiuesi i huaj i c...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...