Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ali Pasha ishte thikë e përgjakur, çark, kamxhik. Naimi, fyell, bilbil gjyzar, qiri. Ismail Qemali, pincë, kaçavidë, vinç, buldozer, semafor. Lasgushi, violinë, harpë. Fishta, çifteli. Migjeni, fije bari, mikroskop. Ahmet Zogu, teleskop, ndëtimtar, murator, spango, plumbçe, çekiç, sqepar. Konica, kompjuter. Noli, Internet. Diktatori, tytë, shul, gëzhojë, kondak, fishek, litar, sapun, varr kolektiv. E kështu me rradhë, secili ka qënë diçka.
Po Ismaili, çfarë ishte Ismaili në diktaturë ?
A ishte Ismaili në atë kohë, për shembull, furrnaltë. Ku “klasa puntore” duke luftuar dhëmb për dhëmb me zjarrin dhe flakët për të çarë rrethimin e egër kapialisto revizionist, shkrinte çelik dhe bënte me forcat tona plugje e zinxhirë traktorësh që inteligencia fshatare të siguronte bukën në vend. Ismailit nga këto i vinte për të vjellë.
A ishte Ismaili bakllava me arra dhe sherbet. Që shqiptarët ta hanin, të ngopeshin, të kthenin një gjym me ujë, të gromësinin, dhe duke u shtriqur, të thoshin; Rrofsh o Ismail, tu bëftë dita njëmijë që gjete mënyrën të na zhdëpësh me ëmbëlsirë dhe në këmbim nuk na kërkon asgjë.
Ismali nuk mund të ishte bakllava, revani, syltiash, kadaif. Ismaili s’ka lidhje me ëmbëlsirën. Pretendimi shtazarak vinte nga ca gomerë të cilët nga Letërsia s’kishin asnjë haber.
Të tjerë hajvanë nga ushtria e dembelhanëve, regjimenti i bythpambukëve, kompania e frikacakëve, toga e dinakëve, donin që Ismaili tua bënte qefin duke qënë hiç më pak se një div, një vigan, një katallan, që kthen lumenj, ndal tërmete, than përmbytje, shpëton turma nga fatkeqësia. Ç’tmerr.
A ka qënë Ismaili si kanë ëndërruar një takëm defiçentësh; një sharrë që të sharronte zinxhirë, një gërshërë kovaçi që këpuste pranga dhe priste tela me gjëmba ? S’ka sharra të këpusin prangat e farkëtuara me duart e lidhura me ato pranga. As gërshërë të presin tela me gjëmba thurur me zell nga vetë të rrethuarit me ato tela.
Për t’i ndihmuar t’i zinte gjumi rehat dhe të shihnin ëndërra të bukura, a ishte Ismaili një qetësues, një gjumëndjellës, ta zemë, çaj kamomili ? Ismaili s’ka qënë kurrë për asnjë çast çaj e valium. Ismali, gjumi, shplodhja, s’takoheshin kurrkund.
Nuk kanë munguar idiotat që Ismailin e kanë dashur të ishte një supermen. Të fluturonte si zog. Të hynte nëpër burgje, në Spaç, në Burrel. Të vriste rojat me kalashnikov. T’i çlironte të burgosurit politikë. T’i vishte, t’i mbathte, t’i lante, t’i shplante, t’i krihte t’i pispilloste, t’i qetsonte, t’i merrte me të mirë, tu bënte muhabet, t’i ngushëllonte. Tu thoshte; “Zotërinj, e di që keni lexuar e komentuar pafund librat e mia, e di që keni pritur prej meje më tepër se nga Amerika dhe NATO…etj.
Naivët që pretendonin Ismailin Supermen mund të kishin lidhje me çdo gjë, edhe me sigurimin, por kurrë me ndjeshmërinë dhe mëshirën e Shkrimtarit.
S’ishte pra sharrë e gërshërë e supermen. Por mund të ishte diçka tjetër. Ngaqë askush veç e veç, aq më pak të gjithë bashkë, nuk e shohin dot veten e vet, për ta plotsuar nevojën e ngutshme për të parë veten, lypset një pasqyrë, Ismaili ishte ndoshta ajo pasqyrë. Jo pasqyrë e thjeshtë. Se t’i tregosh si e ka surratin e vërtetë një populli të tërë, s’të beson kush. Pasqyrë e sofistikuar, pasqyrë që popullit surratin ja tregonte pa e mërzitur, sidomos pa e trembur. Për t’ja arritur kësaj, pasqyra e Ismailit ishte çdo herë e ndryshme. Sipas rastit, momentit, hallit, problemit, fokusit, Ismaili ishte pasqyrë konkave, konvekse, e sheshtë, e rrudhosur, e përmbysur, e bardhë, e hirtë, e zezë, e krisur, e thyer, e coptuar
Edhepse me anë të kryeveprave të tij njëra më fantastike se tjetra, Ismaili ua lehtësoi jetën shqiptarëve më tepër se të gjitha sharrat, gërshërët, çekiçat, elektroshtëpiaket, lavatriçet, thekset e bukës, hekurat e korentit, si dhe pianot, kitarrat, violinat, Ismaili s’ishte asgjë e rillë, as pasqyrë.
Ismaili ishte një shkrimtar i madh, tepër i madh, një Gjeni.
I riu, i vjetri, komunisti, burokrati, ushtaraku, i përndjekuri, i burgosuri, të gjithë lexonin Ismailin. Lexuesi më i vëmendshëm i Ismailit ishte policia e fshehtë, sigurimi.
Diktatorin dhe sigurimin Ismaili i kapërxeu, i anashkaloi, i mbikaloi. Këtë fakt të gjithë e dinë. Ca bëjnë sikur nuk e besojnë. Kujt nuk i rezulton se Ismaili ishte më i fuqishëm, më inteligjent, më i fortë, se diktatori dhe sigurimi, janë ata që diktatorin e kanë në bark dhe sigurimin në shpirt.
Ismaili ishte një gjeni të cilit koha nuk i është dashur për gjë tjetër veçse për të shkruar ato që kishte ditur qëkur kishte lindur.
Ismaili ishte një perfeksionist, një kompjuter që kurrë nuk ka për tu shpikur.
Ismaili ishte refuzuesi më i madh i gjellës më të preferuar të mediokërve, autoreferencialitetit. Mes miliona fjalëve, nuk shkroi 1 herë të vetme fjalën që lapangjozët e kanë në majë të gjuhës “unë”.
Ismaili kishte aftësinë të ndodhej njëkohësisht në disa vende dhe disa kohë.
Në Shqipërinë e vogël e të mjerë Ismaili bëri Letërsi universale, Letërsi për të gjithë dhe përgjithmonë.
Ismaili ishte ai që të gjitha betejat i fitoi.
Çfarë Ismaili shqiptarëve u tha, dhe shqiptarët e besuan, është kjo,
Drita në fund të tunelit nuk është treni përballë. Jam unë që po ju tregoj se gjithçka është kalimtare dhe relative.
Ismaili ishte një njeri që në kohën e duhur dhe mënyrën e përshtatëshme bëri punën e Zotit.
Blushi nuk ka frikë! Këtë gjë kam pasur rast ta verifikoj sh...
Ne shqiptarët ndodhem sot në një moment kur, ose do të dalim...
Ajo çka ndodhi pardje në Elbasan kërkon urgjent të ketë reag...
Shqiptarët e Maqedonisë bëjnë një gabim shumë të rëndë kur i...
Ngjarja e Elbasanit, ku Ben Blushi sulmohet edhe fizikisht, ...
Linçimi i Blushit nga një turmë e ndërsyer është fotografia ...
Mediat europiane dhe amerikane po raportojnë se pushteti në ...
Linçimi publik që iu bë Ben Blushit në një mbledhje të parti...
Dje në Elbasan u konsumua një seancë e rëndë dhune dhe turpi...
Sot e kishte rradhën Kreshniku. Aktivistët e Aleancës kuq e ...
Fal Internetit, shqiptari sa më i ndershëm të jetë, aq më te...
A do të presë Shqipëria refugjatë dhe a duhet të presë Shqip...
Gjyqtarët e korruptuar, të cilët ambasada ka kohë që nuk u j...
Ne gati tre vjet qeverisje per socialistet dhe njekohesisht ...
Dua të çlodhem. Dua të qetsohem. Dua të kthjellohem. Dua të ...
Nëse dëshiron të kuptosh se sa malinje është politika shqipt...
Sot, Sajmir Tahiri ka inspektuar punimet që po bëhen në godi...
Profesori britanik James Pettifer është studiuesi i huaj i c...
Ditën e hënë në emisionin STOP të televizionit Klan u denonc...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...