Pse Ben Blushi nuk mund të jetë kryetari ynë/ Nga Taulant Balla
Nuk po merrem me formen dhe permbajtjen e tyre sot.Por, nuk ...
Ditën e hënë në emisionin STOP të televizionit Klan u denoncua një rast korruptiv lidhur me Konsullatën Shqiptare në Milano. Sipas drejtuesve të emisionit, kjo konsullate, kundrejt pagesës korruptive prej 1000 euro nëpërmjet një sekseri, ka lëshuar certifikatë martese për një shtetase shqiptare që efektivisht reuzulton beqare në regjistrin e gjendjes civile.
Faktin se kjo konsullatë ka deklaruar shtetasen të martuar e provon fakti që në çertifikatë është shkruar ?Stato Civile: Nubile?, që do të thotë, sipas prezantuesve ?Gjendja Civile: E Martuar?. Le të kthehemi më vonë tek kjo pikë.
Skandali merr përmasa akoma më shqetësuse kur, sipas prezantuesve, emisioni STOP disponon 50 raste të tjera të ngjashme, pra 50 raste ku qytetarë shqiptarë kanë marrë çertifikatë martese pranë kësaj konsullate.
Dokumentat që provojnë korrupsionin, sipas drejtueve të emisionit, janë certifikata familjare e personit dhe certifikata e martesës që ka lëshuar konsullata.
E ashtuquajtura certifikatë është lëshuar në gjuhën italiane dhe emërtohet ndryshe ?Nulla Osta?. Ne terminologjinë juridike italiane termi ?nulla osta? është sinonim i termit ?autorizim?.
Ky emërtim rrjedh nga termi latin ?nihil obstat? që do të thotë ?asnjë pengesë?.
Gafa e parë e emisionit është emërtimi i një nulla-osta si çertifikatë apo vërtetim kur në të vërtetë kemi të bëjmë më një autorizim.
Kur një shtetas shqiptar dëshiron të martohet në Itali apo kudo tjetër, duhet që fillimisht të marrë një dokument nga përfaqsia diplomatike e shtetit të vetë në të cilin të vërtetohet se është beqar dhe si rrjedhim autorizohet për martesë.
Termi ?beqar? në italisht është ?celibe? për meshkujt dhe ?nubile? për femrat.
Pra, drejtuesit e emisionit kanë bërë një gafë tjetër duke përkthyer ?nubile? me ?e martuar?, kur ne fakt është e kundërta.
Dokumenti i prezantuar nga ky emision si çertifikatë martese në të vërtetë është një dokument që vërteton se shtetasja është beqare dhe nuk ka asnjë pengesë(nihil obstat) për të lidhur martesë midis saj dhe një shtetasi italian.
Një kërkesë të tillë mund ta bëjë kushdo përderisa nuk është i martuar.
Ngelet për tu sqaruar data e lindjes që sipas drejtuesve është ndryshuar dhe pagesa korruptive prej 1000 euro.
Megjithatë, duke parë konfuzionin e krijuar nga ky emision, kujtdo i lind e drejta për të dyshuar se e gjithë historia është një përrallë e fabrikuar.
Si e shpjegon vetë Çobanaj videon e publikuar nga Klan
Ish- konsullja Luljeta Çobanaj, e ka shpjeguar kështu videon e publikuar nga Klan, duke folur për Dritare.net.
?Së pari doja të theksoja se korrektesa do të kërkonte që gazetarët e televizionit pasi bënë xhirimet, të vinin dhe pyesnin si ka ndodhur dhe shkaqet pse e kam dhënë lejen e martesës.
Së dyti, me aq sa kam parë, xhirimi në fjalë, paraqet paratë që i paguhen një personi i cili as nuk kishte kontakt me mua, por nëpërmjet një tjetri që e quajnë sekser i ka sjellë dokumentet tek unë.
Ndërsa e vërteta mund të jetë komplet tjetër, por askush nuk pyet për dinjitetin e nëpunësit të shtetit. Nëse do të lexonit ligjin e shërbimit diplomatik dhe atij konsullor, do të shikonit se konsullatat shqiptare janë të detyruara t?iu japin ndihmë shtetasve në nevojë.
Personalisht nuk e mbaj mënd rastin në fjalë, por kur më është kërkuar të firmos, mund të më jetë parashtruar që vajza është në gjakmarrje dhe nuk del dot nga shtëpia, ose se po persekutohet nga një i dashur shqiptar, apo është në kushte spitalore, e shumë arsye të tjera. Asnje nuk me dha kohë të sqarohesha se cfare dokumenti ishte dhe perse behej fjale. Nga ana ligjore ky dokument nuk ka asnjë gabim, apo kundërshtim me ligjin. Sa i përket marrjes së rryshfetit, aty asgjë nuk vërteton që unë, apo konsullata është e implikuar.
Autorëve të linçimit tim publik, dua t?iu them se dokumenti është i regjistruar rregullisht në regjistrat e konsullatës. Nëse e kam lëshuar këtë dokument për arsyet humanitare që më kanë paraqitur, kjo nuk do të thotë se kam shkelur ligjin, pasi edhe nëse procedura u përshpejtua, verifikimet për rregullsinë e shtetasve (nëse kanë qenë beqarë apo jo) do të bëheshin më pas, dhe në rast parregullsie të tyre, leja do të anullohej dhe do të lajmëroheshin organet përkatëse.
Por të gjitha këto dhe arsye të tjera, do t?ia them vetëm komisionit disiplinor të Ministrisë së Jashtme.
Dua vetëm të informoj lexuesit tuaj, nëse ndonjëri prej tyre mendon se e kam bërë për para: jam shumë e pasur, që përpara se të hyja në shërbimin diplomatik, dhe pasuria që atëhere më është pakësuar?.
Nuk po merrem me formen dhe permbajtjen e tyre sot.Por, nuk ...
Megjithëse kanë kaluar 572 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, mes...
Gdhihu, ngrysu, mbars gruan, rrit kalamajtë; jeta e Bardhuli...
Zgjohem në mëngjes në kolonën zanore të Bashkim Hoxhës që le...
Kryebashkiaku i Tiranes z. Erion Veliaj, ne debat ne Opinion...
Sapo i kishin lëvizur prej aty. Afër një bordure betoni, një...
Atë biznesin e vogël të cilit ja kanë ngritur taksat, në Pri...
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Eshte perdhunuar 13 vjec, ka vrare dhunuesin kur ishte 18 dh...
Bashkia e Tiranës, si kurrë ndonjëherë në këtë qytet ka prod...
Nga Jamarbër MALLTEZIPersonat pergjegjes per shfarosjen e py...
Kam mbetur i habitur sot në orët e para të mëngjesit, kur me...
Nga Jonida HitoveiziPrej ditës së djeshme kam parë me gjakft...
Rama kërkon domosdoshmërisht të vendosë në krye të RTSH, “pë...
Në politikën tripolare shqiptare, trumpetat e Pranverës para...
Në katin e parë ka ardhur të banoi një italian. Gruan e ka n...
Bashkia e Tiranës, si kurrë ndonjëherë në këtë qytet ka prod...
BEJE MINISTER BEN BLUSHIN! Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.co...
Ishte nje arritje e mrekullueshme e kinematorafeve shqiptarë...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...