Mallkojeni për tjetër gjë Ardit Gjerbrenë/ Nga Bledi Mane
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Atë biznesin e vogël të cilit ja kanë ngritur taksat, në Prishtinë e shkruajnë ?Qajtore? por është ?Çajtore?, ndërsa në Tiranë e shkruajnë gjithfarsoj por është ?Qajtore?.
Sa shumë Qajtore në Tiranë, dhe sa për të qarë.
Në një qoshe, pronari, 40-50 vjeç, i cili 20 vitet e para të jetës i ka kaluar duke ngrënë dy herë në ditë përshesh me kos, tani gjith tangërllik, zinxhira floriri rreth qafës së dhjamur të zengjinit të ri, gajaset në një qoshe me ca homologë të tij.
Dy studente flasin e flasin pafund me sy e vetulla duke flakur sa majtas sa djathtas qafave të bardha floknajat e zeza a të kuqe a të ylberta, duke i thënë njëra-tjetrës saktësisht asgjë.
Tre-katër djem me mjekrra të vizatuara si parzmore mesjetare, llafosen seriozisht për për selfie dhe aventura virtuale.
Ai qe gazetat nuk i lexon por i ha, rrufit i vetëm kafenë. Me murin përballë thur e çthur parlamente e qeverira, dënon, fal, lejon, bllokon e çbllokon situata të ndërlikuara politike, ekonomike, gjeopolitike, zigzage juridike.
Muzika e sfondit që ulet e ngrihet sipas shijeve të banakierëve shkatërron pa mëshirë nervat e qajtoristave.
Tre mesoburra “bëjnë biznes” përmbys mbi ca skica me rrathë, shifra, elipsa dhe trekëndësha, që duken si harta yjore.
Mik i vjetër në një qosh. E kotë t’i afrohesh për tu çmallur. I ka ikur mendja. Është bërë dishepull i një sekti të padëgjuar dhe i falet një Profeti që rujna Zot.
Tre vogelushë të vërsulen njëkohësisht për të të shitur të njëjtat paketa dhe çakmaqe. Fitimtari është gjithmonë një thatuq sykaltër qethur zero.
Kalon andejpari dikush që ta bën falas testin e budallallëkut. Të thotë rrëzë veshit se ka mbetur pa miell. Ti tmerrohesh se e mendon të uritur. Por vjen shpejt në vete kur tjetri shton se ka ngut, është i shtrënguar ta shesi për 10 mijë lekë të vjetra një zinxhir floriri që kushton 100 dollarë, paçka se zinxhiri duket që atje tej që është prej bronxi.
Rogneri, Sheratoni, Grandi etj edhe ata qajtore janë.
Qajtore është edhe Gabi që na vesh me zhelet dhe zhulet e dynjasë.
Parlamenti plot me deputetë hajdutë e kriminelë, a nuk është edhe ai një qajtore.
Për pak harrova Qajtoret më të rëndësishme. Ata restorantat jashtë qytetit me male mishi, kodra me bërxolla, kazana me gjëndra, ku shqiptarët postkurvista me rrëke dhjami nëpër turi ngopin urinë e etërve në ato Vajtore.
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Eshte perdhunuar 13 vjec, ka vrare dhunuesin kur ishte 18 dh...
Bashkia e Tiranës, si kurrë ndonjëherë në këtë qytet ka prod...
Nga Jamarbër MALLTEZIPersonat pergjegjes per shfarosjen e py...
Kam mbetur i habitur sot në orët e para të mëngjesit, kur me...
Nga Jonida HitoveiziPrej ditës së djeshme kam parë me gjakft...
Rama kërkon domosdoshmërisht të vendosë në krye të RTSH, “pë...
Në politikën tripolare shqiptare, trumpetat e Pranverës para...
Në katin e parë ka ardhur të banoi një italian. Gruan e ka n...
Bashkia e Tiranës, si kurrë ndonjëherë në këtë qytet ka prod...
BEJE MINISTER BEN BLUSHIN! Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.co...
Ishte nje arritje e mrekullueshme e kinematorafeve shqiptarë...
Ishte një kohë kur flamurtaren e paçavurrllëkut gazetaresk, ...
Idajet Beqiri i njohur në trojet shqiptare përtej kufirit të...
Falë takimeve politike, ne aktivistët politikë marrim energj...
Në jetëshkrimin zyrtar të Thaçit në faqen elektronike të Min...
Erget CenolliPunë ka , po s’ka profesionistë. Ky është mesaz...
Këtë javë po e kaloj në Itali, ku kam pasur takime mjaft të ...
Me të vërtetë ky Park ësh të ndërtuar në mënyrë artificiale ...
Leterkembimi me komisionin e Venecias nga ana jone, domethen...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...