Venecia/ Nga Artan Fuga
Leterkembimi me komisionin e Venecias nga ana jone, domethen...
Me të vërtetë ky Park ësh të ndërtuar në mënyrë artificiale nga dora e njeriut, si ndër veprat e para publike pas lufte që u ngjiz fillimisht aty nga viti 1946 dhe mori jetë aty nga viti 1956, ku qytetarët e Tiranës nën kujdesin e studios franceze e konceptuan këtë park, sipas nocionit natyror. Po pse do të thoni ju, të dashur qytetarë sot.
Sepse, ai që e mbolli, e mendoi dhe ta kishte natyrën pranë, ta prekte dhe ta shijonte atë. Ndaj dhe studioja ?Gardinoux? franceze e solli afër nga pikëpamja natyrore, ku ai ta ndjente natyrën, dhe larg nga pikëpamja urbane ku ai të mos e përdorte si të tillë.
Ndryshe nga parqet kombëtare pyjore që ne jemi mësuar, autori francez dhe intuita qytetare tiranase nuk sollën risinë e gjelbërimit urban apo atë të pyjeve sipas rreshtave, kolona apo tip blloqe, çka bën dallimin e parë të rëndësishëm të një parku natyror dhe një parku urban ose parku drunor pyjor.
Pra, ky park u sistemua nga kompania xhardinaxhio franceze si njësh me natyrën dhe si i tillë futet në parqet e arkitekturës peizazhiste. Ndaj, Parku i Tiranës duhet të ruajë këtë arkitekturë, me të njëjtat ngjyra, me po ato lartësi të pemëve, me po atë raport të përcaktuar të gjethrënies me gjethmbajten.
Ky është dallimi i dytë midis parkut natyror dhe atij urban, ose thjesht pyjor. Dallimi i tretë me parqet urbane është se shpërndarjet e drurëve në parqet natyrore janë të konceptuara sipas një modeli spontan, jo me rregullsi, sikundër në parqet pyjore, por jo si në parqet urbane. Dallimi i katërt është se largësia, distanca dhe lartësia janë jo sipas standardeve dhe rregullave njerëzore, por atyre natyrore, ku mbizotëron lëvizshmëria apo lëvizja e lirë.
Kësisoj edhe mbjellja nuk i duhet lënë spontanitetit të njerëzve, që kanë veçse dëshirën e mirë për ruajtjen e gjelbërimit, dhe që shpesh mbjellin bimë të papërshtatshme si pishë të zezë, akacie, vend e pa vend dhe në formë rregulli apo blloqesh.
Dallimi i pestë është se parku natyror nuk pranon shumëllojshmëri mikroparqesh apo lloje të ndryshme drurësh dhe speciesh, sepse është konceptuar si park ?relax? apo çlodhës dhe llojet e drurëve dhe pemëve janë tashmë të vendosura, duke filluar nga dushkaja në zonën te shkolla, lisnaja, duke u këmbyer më këtej nga liqeni me mimoza dekorative, dhe duke ardhur drejt digës me shelgje e plepa, pishë e butë, deri në selvie.
Dallimi i gjashtë është se, ky park është konceptuar park për të rritur, dhe futja e elementëve të tjerë si park për fëmijë do ta kthejë atë, as për fëmijë e as për të rritur. Jo pak, por 11-15 projekte shtesë që mendohet të kryhen, së bashku me ndërtimet që propozohen në hyrjen e parkut, si dhe me kafshimet që janë bërë aty, tashmë mund të quhet pa frikë e thjesht një zonë rezidenciale.
Sepse vetë parku është i ngopur me elemente urbane, ku aty zënë vend 32 ndërtesa, 18 prej tyre janë njësi shërbimi, me shumë qendra kreative dhe kulturore, si shkolla, palestra, amfiteatri, fushë basketbolli pranë liqenit, fushë tenisi po aty, fushë futbolli te vëllezërit Frashëri etj.
Fatkeqësisht, ne kemi inxhinierë pyjesh që dinë të mbarështojnë pyje në rreshta e blloqe, kemi dhe inxhinierë të gjelbërimit urban, të cilët nuk janë për gjelbërimin e nocioneve të parqeve, por për gjelbërimin e shtëpive. Kemi pasur inxhinierë, të cilët kanë mirëmbajtur këtë park të formuar nga francezet thjesht si mirëmbajtes, siç Da Vinçi bëri pikturat dhe restauratorët i mirëmbajtën ato.
Në fakt, në këtë jallane Shqipëri, që gdhihet patëllxhan e ngryset piper, gjithmonë kështu ka ndodhur. Bukurisë natyrore i çojnë fillimisht një element urban njerëzor, duke u bërë risi të tjetërsimit të natyrës në atë urban. A nuk ia vrau sytë barbarisë shqiptare bukuria e Lurës, që seç e vranë e seç e prenë e lanë llumë e baltë gjithë gjenë?
A nuk ia vrau sytë barbarisë së vendimmarrësve bukuria e Belvederes Vlorë dhe ajo e Golemit Durrës, që seç shkallmuan e seç ndërtuan, ato zona i shkretuan? A nuk ia vrau sytë barbarisë së bashkiakëve të Tiranës bukuria e qytetit më të gjelbërt të Europës, që seç e rropën e seç bënë, këtë qytet e kthyen në gjëmë?
Thirrja jonë është: na thoni se kur do të zini fundin e babëzisë, që ne të fillojmë kultin e qytetarisë?!
Leterkembimi me komisionin e Venecias nga ana jone, domethen...
Qafa e Thanës. Po afron mesnata. Dogana e shkretë. Kryej for...
Pergjigja eshte po. Eshte duke ndodhur ne Shqiperi. Mekanizm...
Kërkojmë që të çajmë kufinjtë e Europës, kurse për vete do i...
Ajo ishte një nga personazhet më të rëndësishme të rrugëve t...
Nuk e di nëse fati e ka sjellë gjithnjë më momentin e duhur ...
Nga Enver BytyciRTK lajmeroi se Hashim Thaci u zgjodh presid...
A është kjo që shohim, vërtet, lufta e korrupsionit për të d...
Albin Kurti deklaroi nje dite para se te mblidhet seanca ple...
Sot përpjekja e opozitës për ta goditur kryeministrin me vez...
Na thanë që ligji do t’i lërë jashtë! Na thanë që pas mirati...
Nga Besnik AliajKU JE TI ADAM? Shoqeria Civile ne udhekryq n...
Katundi Makapi një mëngjez u zgjua i shqetësuar. Gjatë natës...
Të premten e 4 shtatorit të vitit të kaluar, ne kemi qenë kë...
Nga Mitro ÇELANë një katund të Burrelit jeton një çift. Në b...
Nga Mitro CELADje bleva librin e Kiço Spidhit. Poetit erotik...
-Dita e ngjarjes: 5 shkurt 1999 -Vendngjarja: Tiranë, Hotel ...
Meqenese e quajme “xha” te kuptuar fjalen qe po shprehemi nu...
Në prezantimin e vizionit urbanistik të Tiranës, Erjon Velia...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...