Nga Blendi Fevziu/ Si e njoha Hashim Thacin…
Nuk e di nëse fati e ka sjellë gjithnjë më momentin e duhur ...
Ajo ishte një nga personazhet më të rëndësishme të rrugëve të Tiranës.
Padyshim nga të vetmet personazhe që si femër, a mashkull, nuk bën propagandë për veten e vet, nuk bëhet e njohur duke paguar, a duke u prishur mendjen popullit me propagandë zyrtare, krejt idiote, por që vlerësohej nga të tjerët.
Këta janë njerëzit e mëdhenj që Tirana ka njohur. Të tjerët, shumica, nuk janë veçse karagjozë dhe karagjoze, pa pikë vlere, fallco, dhe që nuk meritojnë as emra rrugësh dhe as emra shkollash.
Liza e qymyrit. Kështu e thërrisnin.
Më kujtohet se ishte e zeshkët në fytyrë. Midis ngjyrave të kuqe, të verdhë, jeshile që mund të ketë te një femër ajo ishte e zeshkët. Si qymyr. Thonë se njeriu mban në fytyrë karakterin e tij.
Ka femra që janë si bretkoca, të tjera si dhelpra, ca si kukumjacka, ca si pula të rrjepura, nuk ka problem fiziku, por aty reflektohet karakteri. Sikurse ka edhe burra si derra, si arinj, si veshgjatë, si gjarpërinj, përsëri nuk është fiziku, është karakteri që u jep këtë pamje.
Liza ishte si qymyri.
Por, ende sot pas gjysëm shekulli nuk e di nëse ajo ishte e zeshkët për shkak të qymyrit me të cilin ajo punonte, pra mund të ishte kuqe e bërë zeshkane, apo bjonde e bërë zeshkane, sikurse ndodh e kundërta sot, apo sepse qymyri e kishte nxirë të shkretën.
Ajo ishte e vetmja grua që kam parë të mbrehej në karrocë dhe e tërhiqte atë duke vendosur gjoksin e saj të sheshtë dhe të rënë te trari i karrocës me dy rrota që i vinte nga pas. Ishte mbrehur në tërë kuptimin e fjalës. Nxirrte bukën e gojës me djersën e ballit.
Nuk vidhte, nuk prostituohej, nuk lajkosej si e përdalur, nuk ndiqte as modën, asgjë nga këto. Vetëm rrugëve të Tiranës transportonte qymyr në disa thasë të rëndë që mbushnin kacik karrocën e saj.
Ajo punonte për veten e saj, nuk dukej se festa e grave kalonte afër saj, askush nuk e dinte se nga e kishte origjinën, a ishte nga Veriu a nga Jugu.
Kjo ndodhte sepse Liza e Qymyrit punonte, por nuk fliste, në ndryshim nga shumë gra llapazane që flasin, por nuk punojnë. Nuk i shihte burrat në sy, as gratë, nuk dinte të qeshte, nuk nxirrte asnjë rënkim a tregonte shënjë lodhje. As britma, lëre më fjalë. Nuk e di ta them se çfarë theksi kishin fjalët e saj.
Do të ishte e pabesueshme se Liza e Qymyrit të kishte bërë ndonjëherë dashuri.
Dilte që pa gdhirë në rrugë dhe kthehej me karrocën bosh natën duke u bërë njësh me errësirën e qytetit. Si një hije vërtitej në qytet, pa folur.
Askush nuk e dinte se ku flinte, a kishte familje, sa fitonte, ku i mbante lekët që fitonte.
Ajo ishte simboli i gjithçkaje kontradiktore në botë.
Eshtë njëra nga tre gratë publike që kanë lënë gjurmë në ndërgjegjen time. Të tjerat janë disa shkallë poshtë tyre. Liza e Qymyrit është midis këtyre tre grave.
Prindërit trembnin fëmijët e vegjël kur këta nuk silleshin mirë ose kur nuk hanin ushqimin : Do t’i them Lizës të Qymyrit të vijë!!! Kur dikush ishte bërë pak pis, i thoshin me tallje : Si më je bërë si Liza e Qymyrit!!!
Ecte rrugëve të qytetit dhe nuk ndihej, por të gjithë kishin nevojë për praninë e saj madhështore duke shtyrë karrocën e saj si një Zhanvalzhan i kohëve tiranase. Të gjithë e ndjenin pranë, por bënin sikur nuk e shihnin. Ndofta nga turpi sesi një shoqëri mund ta linte ashtu një grua.
Nuk besoj se ishte as e metë dhe as e çmendur. Sillte siguri në ndërgjegjen kolektive. Të gjithë ishin të kënaqur sepse e masnin veten dhe gjendjen e tyre me atë të Lizës të Qymyrit.
Flokët e shtrirë si presh. Vetullat e trasha. Trupin e shkurtër, por të ngjeshur. Këmbët e mëdha futur në disa opinga të sheshta me shoje meshini. Vishej me pantallona shpesh dhe mbi to një fustan me pala. Veshje e paparë gjëkundi.
Kokëulur, por ato pak vetura që qarkullonin i hapnin rrugë. Ajo ishte mbretëresha e punës. Askush besoj nuk i tha një fjalë inkurajimi a lajkimi sikurse bandillët u thonë grave që kanë nevojë për to.
Liza e Qymyrit ishte nyje paradoksesh. Emri i saj ishte perëndimor. Nuk dihej nga vinte. Po ta krahasoje me emrat e grave të tjera të kohës, ca emra fatosesh dhe pioneresh, ca emra sofikash, e myftijesh, emri i Lizës ishte një yll që ndriçonte mbi gjithçka. Ishte Perëndimi në gojët tona. Edhe Lizë edhe e Qymyrit. Emri dhe mbiemri që kurrë nuik rrinin bashkë. Liza dhe Qymyri – dy vlera të pabashkueshme. Një Lizë që e kishin vendosur në vend të kalit.
Pastaj ishte qymyri, një lëndë e parë që ende nuk njihet në qytetet tona. Nuk dihet se ku e çonte, kush e donte. E donin farkëtarët, ngroheshin familjet me soba qymyri??? Gjithçka ishte dhe mbeti mister.
Mbi të gjitha ajo nuk jepte asnjë moshë. Ishte si një statujë që lëviste rrugëve të qytetit.
Nuk foli kurrë. Fliste me figurën e saj madhështore. Nuk dihej se kush e paguante, ku e gjente qymyrin, a kishte një vatër apo jo?
Ka gra që llomotosin por një punë nuk dinë të bëjnë. Ose janë të afta vetëm për kurthe, sharje, prapaskena, gënjeshtra, llomotitje pa kuptim, fjali të gatshme të dëgjuara diku, por jo për punë.
Liza e Qymyrit nuk ishte veçse një qenie pune, pa fjalë.
I çuditshëm fundi i saj. Aty nga fillimi i viteve 80, në histerinë e vrasjeve të armiqve, doli fjala se Liza e qymyrit paskësh qenë agjente e huaj. E kishin arrestuar.
Me siguri një thashethem nga ata që ushqehen nga deliri dhe ankthi kolektiv. Por, Liza nuk u pa më në qytet. U zhduk.
Dhe njerëzit që harrojnë shpejt, megjithatë kujtoheshin për të : Ore, e keni parë më Lizën e Qymyrit!
Qyteti kishte humbur një nga personazhet e vet më të njohur dhe autentikë.
Sa do të doja që përmendorja e saj të ngrihej në ndonjë shesh të qytetit sikurse edhe e Saçit, e Li Pazarit, etj., njerëz të punës, dhe të gjithë të vinin një lule në këmbët e tyre, si shenjë e protestës ndaj famës idiote të personazheve të sotëm, blerë me korrupsion ose pushtet.
Nuk e di nëse fati e ka sjellë gjithnjë më momentin e duhur ...
Nga Enver BytyciRTK lajmeroi se Hashim Thaci u zgjodh presid...
A është kjo që shohim, vërtet, lufta e korrupsionit për të d...
Albin Kurti deklaroi nje dite para se te mblidhet seanca ple...
Sot përpjekja e opozitës për ta goditur kryeministrin me vez...
Na thanë që ligji do t’i lërë jashtë! Na thanë që pas mirati...
Nga Besnik AliajKU JE TI ADAM? Shoqeria Civile ne udhekryq n...
Katundi Makapi një mëngjez u zgjua i shqetësuar. Gjatë natës...
Të premten e 4 shtatorit të vitit të kaluar, ne kemi qenë kë...
Nga Mitro ÇELANë një katund të Burrelit jeton një çift. Në b...
Nga Mitro CELADje bleva librin e Kiço Spidhit. Poetit erotik...
-Dita e ngjarjes: 5 shkurt 1999 -Vendngjarja: Tiranë, Hotel ...
Meqenese e quajme “xha” te kuptuar fjalen qe po shprehemi nu...
Në prezantimin e vizionit urbanistik të Tiranës, Erjon Velia...
Në këtë plenet kurrën e kurrës. Madje zor se mund të ekzisto...
Nga Bledi Mane-Public Enemyfb.com/bledi.maneinstagram.com/bl...
Në këtë plenet kurrën e kurrës. Madje zor se mund të ekzisto...
Përgjatë 2015 u mbyllën disa media të tjera. Një kanal telev...
Ndoshta shumëkush nuk do të të quante të plakur, të thinjur,...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...