Nga Blendi Fevziu/ Na mashtruan!?
Na thanë që ligji do t’i lërë jashtë! Na thanë që pas mirati...
Sot përpjekja e opozitës për ta goditur kryeministrin me vezë dështoi. Strazimiri dhe të tijët nuk e realizuan qëllimin, po ashtu sikurse edhe e gjithë PD-ja nuk goditi dot në shenjë, me përpjekjen për të prishur seancën parlamentare me pretekstin e ndryshimit të një projektligji për të cilin palët kishin rënë dakord më parë.
Eshteë e vërtetë se rikthimi në parlament i Armando Prengës, përbën një skandal. Eshtë gjithashtu e mundshme që ai të jetë favorizuar në gjykatë, nga lidhjet okulte që mban me këtë mazhorancë. Është e turpshme sesi deklaratat e tij dhe ato të Edi Ramës përkojnë aq shumë sa duken të shkruara nga e njëjta dorë.
Por, pavarësisht nga e gjithë kjo paskrupulltësi, e cila e nxin edhe më imazhin e kësaj qeverisjeje, opozita nuk mund të vepronte në atë mënyrë.
Propozimi për ti shtuar amendamente një ligji aq shumë të debatuar, të punuar dhe të mbikqyrur nga ndërkombëtarët, ishte e pavend.
Ashtu sikurse duket idiotësi kërkesa për të arnuar atë ligj pas çdo ngjarjeje.
Ashtu sikurse është absurd hartimi i neneve «ad hominem».
Në përpjekjen për ta tejkaluar të drejtën e saj për rastin Prenga, në fakt opozita bëri këtë të enjte një autogol.
Kjo u duk qartë edhe në revanshin që kishte marë Rama gjatë ligjërimit të tij të gjatë në Top Story.
Ai i përdori këto argumenta madje shkoi edhe më tej, duke thënë se PD-ja tani po përpiqet të minojë ligjin e dekriminalizimit, pasi nuk gjen dot 19 deputetët e inkriminuar që ka premtuar.
Megjithëse i njollosur në sy të të gjithë shqiptarëve si « përdhosësi i këtij parlamenti », ai përdori mbrëmë tejkalimin e opozitës për të krijuar një avantazh për veten.
Dhe përkohësisht ia arriti duke krijuar idenë se kundërshtarët e tij kërkojnë qiqra në hell duke mos mbajtur dot asnjë premtim për konsensus.
Prandaj pasi dështoi ta godasë me vezë, PD-ja nuk ia doli ta dëmtojë as me këtë manovër kundërshtarin e saj të përlyer keqazi.
Sepse ka raste kur ektremizmi i shpënë në skaj vetëm sa e lehtëson prenë e synuar prej tij. Ky qe dhe rasti i Ramës këtë të enjte./ Lapsi
Na thanë që ligji do t’i lërë jashtë! Na thanë që pas mirati...
Nga Besnik AliajKU JE TI ADAM? Shoqeria Civile ne udhekryq n...
Katundi Makapi një mëngjez u zgjua i shqetësuar. Gjatë natës...
Të premten e 4 shtatorit të vitit të kaluar, ne kemi qenë kë...
Nga Mitro ÇELANë një katund të Burrelit jeton një çift. Në b...
Nga Mitro CELADje bleva librin e Kiço Spidhit. Poetit erotik...
-Dita e ngjarjes: 5 shkurt 1999 -Vendngjarja: Tiranë, Hotel ...
Meqenese e quajme “xha” te kuptuar fjalen qe po shprehemi nu...
Në prezantimin e vizionit urbanistik të Tiranës, Erjon Velia...
Në këtë plenet kurrën e kurrës. Madje zor se mund të ekzisto...
Nga Bledi Mane-Public Enemyfb.com/bledi.maneinstagram.com/bl...
Në këtë plenet kurrën e kurrës. Madje zor se mund të ekzisto...
Përgjatë 2015 u mbyllën disa media të tjera. Një kanal telev...
Ndoshta shumëkush nuk do të të quante të plakur, të thinjur,...
Te parku i liqenit vazhdojne punimet. Vazhdojne si per te th...
I gjendur mes pemëve dhe me këmbët në lëndinën me bar, bar n...
Nga Enkel DemiKjo zonjë është simboli i protestës së djeshme...
Sot pashë më kujdes videon e hedhur nga kryeministri për par...
Për shumë vite ambasadat kryesore perëndimore në Shqipëri, q...
Po të ndiqet një javë politike në Tiranë ngjan se është duke...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...