Nga Kastriot Myftaraj/ Çfarë bëjnë sot Ambasadat që dikur sponsorizuan protestuesin e luksit Erion Veliaj
Për shumë vite ambasadat kryesore perëndimore në Shqipëri, q...
Sot pashë më kujdes videon e hedhur nga kryeministri për parkun tek liqeni, si do të jetë. Duke lënë mënjanë ngjyrat e ndezura të videos dhe muzikën e zgjedhur nga koha e realizmit socialist me qëllimin e pastër për të thithur nostalgjinë e një kohe kur fëmijët kishin lulishte tek dera e shtëpisë, duhet të jesh shumë i indroktinuar për mos ta quajtur atë pjesë parku që do të bëhet kënd lojrash, të pa betonizuar. Duhet të jesh shumë fanatik, saqë betonin, zhavorin apo ashklat e drurit që do të hidhen në sektorë të caktuar të kësaj hapësire prej 4000 m2 ti quash më të përshtatshme se toka me bar që ofron parku i deritanishëm.
Ajo hapësire mund të drenazhohej, mbillej me bar dekorativ dhe bëheshin lëndina. Jo. Do të mbillet me beton, zhavor dhe ashkla, ku në të parin fëmijët do të çirren, ndërsa në ashkla do të shpohen. Do jenë bishtat e cigareve që prindërit e tyre do të hedhin në zhavor që do ngatërrohen në gishtat e tyre kur do të rrëzohen. Pashë tavolina pinpongu prej betoni. Vetëm një person që nuk ka luajtur kurrë pingpong mund ta dijë si luhet pingpong në beton. Pashë një mur alpinizmi të bërë me beton. Vetëm një njeri që nuk ka fëmijë nuk e di se mure të atillë bëhen me materiale speciale amortizuese, në ambiente të mbyllura, në kushte të rrepta sigurie nën vëzhgimin e instruktorëve.
Pashë një mur betoni që gjarpëronte në gjithë atë hapësirë. Jam i sigurtë që pas pak javësh ai mur do të mbushet me grafite. Darkave aty do të struken mallistët që do të pinë hashash apo shpohen me shiringë. Jam i sigurtë se do të ndodhë. I kam parë monstra të tilla betoni, të shndruara në plagë të kuartiereve në Romë e Milano. Pjesa më e bukur e parkut do të kthehet në një halé sociale. Pastaj ky park i degraduar, do kërkohet të rikualifikohet. Dhe mbase si rikualifikim, do të ideohet një pallat.
Madje jam i sigurtë që do të jetë një pallat. E kam ndjerë që këtij parku i kishte ardhur fundi, kur si rastësish Erjon Veliaj shkoi në Vaqar dhe premtoi një park aty. Dhe duke e njohur natyrën e tij, e kuptova se i kishte ardhur fundi kësaj pjesës tëhu të Tiranës. Tashmë kam filluar të mësohem me këtë ide. E keqja ndalohet kur njerëzit e mirë bashkohen.
Por këtu mercenarë, provokatorë, partiakë, sekserë politikë të lobit të betonit, në bashkëpunim dhe sinkron me opozitën, demonizuan dhe zhvlerësuan një grusht të rinjsh idealistë. Më vjen keq që këta janë viktima jo të kryetarit të qeverisë dhe bashkisë, por të Edi Ramës dhe Erjon Veliaj, njerëzve që shoqërinë civile e përdorën që të arrinin tek pushteti dhe këtë pushtet ta përdorin pa asnjë parim. Më vjen keq që edhe kjo pjesë e Tiranës që fati e la paprekur, po i vjen fundi. Dhe si në mbarë botën natyra po dorëzohet nën goditjet e njerëzve të papërgjegjshëm të financave, politikës dhe medias./dritare.net
Për shumë vite ambasadat kryesore perëndimore në Shqipëri, q...
Po të ndiqet një javë politike në Tiranë ngjan se është duke...
Pavarësisht motivit, unë mendoj se protestat janë gjaku i nj...
TE NDERUAR MIQ.PO POSTOJ MESAZHIN QE I KAM SHKRUAR Z.KRYEMIN...
Pasi i ka dalë boja për vjedhjen galopante, për tenderat dhe...
Nga Spartak NgjelaNëse e sheh me një arsye politike në funks...
25 vjet me parë shqiptarët bënë atë që as në ëndërr nuk e ki...
Jetojmë në një moment krize, e cila është shumë e rëndë, sep...
Si sot 25 vite me pare, ne 20 shkurt te vitit 1991, ora 14:0...
Kosova përjetoi në seancën e fundit në parlament ngjarjen më...
Neni 57 i Kushtetutes ne piken 5 thote shprehimisht: “Arsimi...
Nga Lulzim Basha, Kryetar i PDDo të falënderoj folësit e ftu...
Nga Enkel DemiNë Kuvendin e Shqipërisë të enjten ka patur nj...
kurvi s’ishte kurv kot. kurvi ishte kurv sepse s’kishte shpi...
Nga Mitro CELAMbrëmë. Mora makinën. Vetëm. Shkova për kafe n...
*Kur me 20 Shkurt të vitit 1991 qindra mijëra shqiptarë mes ...
*Debati i sotem ne kete forum, ku jane mbledhur njerez te nd...
Për të justifikuar dështimin në premtimet e qeverisë në lidh...
Në seancën plenare ku po diskutohej projektligji i regjistri...
(Ky shënim i shkruajtur për gazetën RD më 15 Shkurt 1991, ka...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...