Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Pasi i ka dalë boja për vjedhjen galopante, për tenderat dhe konçensionet, për dështimin në ekonomi, largimin e shqiptarëve nga vendi, për rritjen e borxhit dhe mungesën katastrofale të investimeve të huaja, Edi Ramës dhe ithtarëve të tij u kish mbetur të kapeshin si i mbyturi pas një fije floku, tek toleranca dhe të mosqenit të dhunshëm.
Mirë mirë – thoshin mbrojtësit publikë të Ramës- “ju mund ta fshikulloni për gjithçka por ai nuk është i dhunshëm si Berisha. Ai është njeriu që i hoqi gardhin Kryeministrisë dhe “mbolli kërpudha”. Ai është njeriu që duroi protestuesit kundër armëve kimike me ditë të tëra para Kryeministrisë. Pra ai është demokrat dhe tolerant ndryshe nga paraardhësi i tij brutal.
Por e gjithë kjo propagandë bajate është krisur sot, ndjeshëm pasi një polic (jo nga ata barkderrët) i Rilindjes goditi në fytyrë një grua të moshuar, profesioniste të zonjën, që kish dalë të protestonte, se i kishin thënë se ky është një vend demokratik, njësoj si Perëndimi ku ajo jetonte prej vitesh. Por ajo grua e nderuar u ?përdhunua? publikisht. Dhe përgjegjës për këtë është pushteti i Edi Ramës.
Jo vetëm për faktin aksiomatik që kemi mësuar prej kohësh se një pushtet që fillon të vjedhë dhe të abuzojë do degjenerojë drejt dhunës, por edhe për një refren që e kemi përsëritur shpesh gjata kohës së Berishës: Nuk ka polic që godet mbi qytetarët nëse ai nuk është frymëzuar apo urdhëruar nga qytetarët.
Mjaftojnë këto dy fakte për ta akuzuar sot Edi Ramën për dhunë.
Po kundër kujt dha urdhër të qëllohej ai? Pse kishin dalë të protestonin ata njerëz?
Ata ishin aty sepse një kryetar bashkie që u soll si dordolec në fushatë, duke marrë votat me premtimin zero ndërtime, sot është kthyer në një ithtar të betonizimit.
Atij i ka dalë boja sepse nuk po e ndalon dot shefin e vet, të japë leje ndërtimi nga dhunuesit e Gërdecit e deri tek pronarët e mediave. Ai po qesharakëzohet duke planifikuar ndërtime në të gjitha anët e parkut kombëtar, duke shkatërruar hyrjen e tij nga Sheshi ?Nënë Tereza?, duke shkatërruar Parkun ?Rinia?, e tani së fundi duke ndërhyrë edhe vetë brenda parkut.
Ata qytetarë ishin aty sepse nuk e kuptojnë se pse betonizohet edhe aq pak gjelbërim sa ka mbetur, kur nëse kishte nevojë për një kënd lojrash le të bëhej andej nga rama i ka dhënë klientëve të tij, parkun olimpik. Kështu shtohej zona rekreative dhe nuk mpakej ajo.
Ata qytetarë qenë aty sepse nuk e pranojnë dot mashtrimin që votat u merren me slloganin “një qytet pa makina” edhe pastaj miratohen projekte monstruoze që makinat i ftojnë në zemër të qytetit.
Ata qytetarë që e meritojnë plotësisht këtë emër qenë aty dhe në vendin tonë, të të gjithëve ne që u përhumbëm në kënaqësitë e vogla të një fundjave, duke neglizhuar edhe një ditë më shumë të ardhmen e fëmijëve tanë që po e vjedhin ata që paratë i bëjnë në qendër të Tiranës dhe vetë janë shpërngulur të jetojnë larg saj.
Në këtë kuptim e vetmja keqardhje, qe se ata ishin shumë pak në raport me këtë vrasje të shumëfishtë që po i bëhet qytetit.
Por dhe aq sa qenë, klika e hajdutëve cinikë vendosi t?i rrahë dhe godasë. Policët e Rilindjes mbrojtën hunjtë dhe gardhin dhe qëlluan mbi njerzit.
Goditën me shpullë edhe atë qytetaren në moshë që pandehte se mund të protestonte lirisht në një vend demokratik. Që ndoshta i kishin thënë në vendin ku jetonte, se gjërat kishin ndryshuar, se Edi Rama nuk ishte si ai i pari, se Shqipëria tani qe më demokratike.
E kishin gënjyer. Ashtu siç gënjyen shumëkënd që i thanë se kishte ardhur fundi i betonit mbi Tiranë dhe mbi parqe. Ashtu siç gënjyen 1 milion shqiptarë që dënuan dy vite e ca më parë një pushtet policor dhe të dhunshëm.
Por edhe në këtë pikë Rilindja po ecën në të njëjtën rrugë si Berisha. Në këtë kuptim shpulla policore mbi atë grua 60-vjeçare, është një shpullë mbi fytyrën e Edi Ramës. Sepse me aktin e sotëm ai po zhvishet edhe nga justifikimi i fundit që i kishte mbetur: se ai qe më demokrat sesa paraardhësi. (LAPSI.AL)
Nga Spartak NgjelaNëse e sheh me një arsye politike në funks...
25 vjet me parë shqiptarët bënë atë që as në ëndërr nuk e ki...
Jetojmë në një moment krize, e cila është shumë e rëndë, sep...
Si sot 25 vite me pare, ne 20 shkurt te vitit 1991, ora 14:0...
Kosova përjetoi në seancën e fundit në parlament ngjarjen më...
Neni 57 i Kushtetutes ne piken 5 thote shprehimisht: “Arsimi...
Nga Lulzim Basha, Kryetar i PDDo të falënderoj folësit e ftu...
Nga Enkel DemiNë Kuvendin e Shqipërisë të enjten ka patur nj...
kurvi s’ishte kurv kot. kurvi ishte kurv sepse s’kishte shpi...
Nga Mitro CELAMbrëmë. Mora makinën. Vetëm. Shkova për kafe n...
*Kur me 20 Shkurt të vitit 1991 qindra mijëra shqiptarë mes ...
*Debati i sotem ne kete forum, ku jane mbledhur njerez te nd...
Për të justifikuar dështimin në premtimet e qeverisë në lidh...
Në seancën plenare ku po diskutohej projektligji i regjistri...
(Ky shënim i shkruajtur për gazetën RD më 15 Shkurt 1991, ka...
Thuhet se Hitleri, në ditët e fundit të tij në bunker, atëhe...
Komunisti është gjallesa më e fëlliqur më e ndyrë, më e pësh...
Nga Enkel DemiVajza nga Puka ma merr mendja se është një nga...
Nga Artan FugaShoh emisionet televizive që bëhen për papunës...
O Zot, shoh Opinionin tani. Thonë se ka vende pune per rroba...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...