Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
-Dita e ngjarjes: 5 shkurt 1999
-Vendngjarja: Tiranë, Hotel ?Rogner?
-?Gjarpri?: Hashim Thaçi, i vetëquajtur kështu, si pseudonim.
-?Fyelltari?: Rexhep Meidani, President i Republikës së Shqipërisë
Ngjarja: Përzgjedhja e anëtarëve të përfaqësisë së UÇK-së në delegacionin e shqiptarëve të Kosovës që do të shkonte në Konferencën e Rambouillet.
Në 29 janar 1999 Grupi i Kontaktit i fuqive të mëdha (SHBA, Rusi, Britani e Madhe, Francë, Gjermani, Itali), nën trysninë e tre vendeve anëtarë (Rusia, Franca dhe Italia), mori një vendim të llogaritur për të penguar zbatimin e shpejtë të vendimit që pritej të merrte të nesërmen mbledhja e Këshillit të Atlantikut Verior (Forumi politik vendim-marrës i NATO-s), që pritej të autorizonte Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për të urdhëruar në çdo moment sulmet ajrore kundër Jugosllavisë për shkak të dhunës ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë, çka ndodhi vërtet të nësërmen, në 30 janar. Grupi i Kontaktit vendosi që dy palët në konflikt të thirreshin në një konferencë në kështjellën e Rambouille në Francë, për arritjen e një marrëveshjeje për Kosovën, në 6 shkurt. Palët kishin kohë, deri në 5 shkurt, për të dhënë përgjigje nëse pranonin të merrnin pjesë ose jo dhe njëherësh për të përzgjedhur emrat e anëtarëve të delegacioneve përkatëse.
Vendndodhja e ?Gjarprit?: Ku gjendej ?Gjarpri? në kohën e përzgjedhjes së emrave të anëtarëve të përfaqësisë së UÇK-së në delegacionin e Kosovës? Në këtë kohë ?Gjarpri? nuk gjendej në Kosovë. Për këtë kemi dëshminë e Jakup Krasniqit, zëdhënësit të UÇK-së, i cili në një libër për këto ngjarje, të botuar në vitin 2006, pra kur ishte aleat i ngushtë politik i ?Gjarprit?, shkruan:
?Pasiqë Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së bëri publike shkuarjen në Rambuje, ai me një komunikatë do të bënte të njohur edhe përbërjen e delegacionit të UÇK-së Nga Kosova do të niseshin Azem Sylaj, Ramë Buja dhe Jakup Krasniqi, kurse nga jashtë Hashim Thaçi (që ishte në udhëtim zyrtar) dhe Xhavit Haliti, që aso kohe ishte përfaqësues politik në Shqipëri dhe përvec të tjerash merrej dhe me probleme të logjistikës.?(Jakup Krasniqi: ?Ushtria Çlirimtare e Kosovës: ?Kthesa e Madhe?, Botime ?Buzuku?, Prishtinë 2006, f. 163)
Jakup Krasniqi nuk e thotë se ku gjendej ?Gjarpri? në udhëtim zyrtar. Por për këtë kemi një dëshmi të Paskal Milos, në atë kohë Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, i cili në ditarin e tij për ngjarjet, tashmë të botuar, pasi thotë se qeveria shqiptare mori porosi nga shtetet aleate që të ndikonte te UÇK për vajtjen në Rambouillet, rrëfen se në 2 shkurt 1999:
?Me ndihmën e Fatos Klosit (kryetar i shërbimit të fshehtë të Shqipërisë, për kohën) prita dy herë në zyrën time tre përfaqësues të Shtabit të UÇK-së, Hashim Thaçin, Xhavit Halitin (Zeka) dhe Kadri Veselin.? (Paskal Milo:?Ditari i një Ministri të Jashtëm: konflikti i Kosovës?, Botimet ?Toena?, Tiranë 2009, f. 140)
?Gjarpri? ishte pra në udhëtim zyrtar në? Tiranë! Skuta e ?Gjarprit? ishte Hotel ?Rogner?, më luksozi në kryeqytetin shqiptar. Pikërisht atë ditë, në 2 shkurt, Jakup Krasniqi, si zëdhënës i UÇK-së, shpalli se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, në mbledhjen e asaj (në Likoc të Drenicës,në Kosovë) kishte vendosur që një përfaqësi e UÇK të shkonte në Rambouillet, si pjesë e delegacionit të Kosovës. Përzgjedhja e emrave të përfaqësisë së UÇK-së ishte një puç i Drejtorisë Politike të Shtabit të Përgjithshëm, e cila e kishte qendrën në Tiranë. Por në këtë përfaqësi mungonte emri i ?Gjarprit?. Në vend të tij ishte emri i Kadri Veselit, kryeshefit të SHIK (shërbimit të fshehtë të UÇK-së). Jakup Krasniqi, në kujtimet e tij të cituar më lart thotë se konsultimet u bënë me komandantët e Zonave Operative të UÇK-së, por për shkak të situatës shumë prej tyre nuk mund të jenë të pranishëm në mbledhjen e Likocit. Krasniqi nuk thotë se sa prej komandantëve qenë të pranishëm në këtë mbledhje. Ai thotë se me disa prej tyre u komunikua me anë të telefonit satelitar. Nuk ka dyshim se komandantëve iu paraqit një listë emrash të cilën iu kërkua ta miratonin me arsyetimin se këta i duan aleatët tanë (amerikanët) që të jenë në përfaqësi.
Në këtë moment shfaqet ?Fyelltari? i ?Gjarprit?, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani. Shumë shqiptarë të Kosovës e dinë se me zgjedhjen e Meidanit president, në 1997 (me mbiemrin zyrtar ?Mejdani? dhe jo ?Meidani?)në Kosovë u hap fjala se ai është me origjinë nga Peja e Kosovës. Në Kosovë kjo shkaktoi habi sepse atje, ashtu si edhe në këtë anë të kufirit në fakt, mbiemrin ?Mejdani? e mbanin romët. Me rastin e zgjedhjes së Rexhep Mejdanit President, ndodhi dhe një incident domethënës. Kryetari i shoqatës së romëve të Shqipërisë, Gurali Mejdani bëri një deklaratë publike në emër të shoqatës së tij se ishte një moment historik zgjedhja e një anëtari të komunitetit rom si kryetar i shtetit shqiptar. Nga presidenca pati një reagim të menjëhershëm. Këshilltari i Presidentit Mejdani për marrëdhëniet publike, Mentor Nazarko, deklaroi në emër të Presidentit se mbiemri i Presidentit nuk ishte ?Mejdani?, pra me ?j?, por ?Meidani? me ?i?. Kjo shkaktoi habi në Shqipëri sepse Rexhep Mejdani ishte 53 vjeç kur u zgjodh President dhe gjatë gjithë jetës së tij si mësimdhënës universitar, si politikan, si autor librash e shkrimesh në shtyp, si kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në 1991, si kandidat për deputet, si anëtar i Këshillit Presidencial në 1991, kishte nënshkruar me mbiemrin ?Mejdani? jo atë ?Meidani?. A thua vërtet Rexhepi e mësoi në moshën 53 vjeç se mbiemri i tij ishte ?Meidani? dhe jo ?Mejdani??
Rexhep Mejdani (Meidani) i përket një familjeje rome të ardhur në Shqipëri nga Kosova që para Luftës së Dytë Botërore. Shumë familje rome në atë kohë, për të nxjerrë jetesën bënin punë argëtuese të llojit të trupave shëtitëse të cirkuseve, duke dhënë shfaqje me arinj të zbutur etj. Familja e Rexhep Mejdanit ishte e specializuar në shfaqjet me gjarpërinj të zbutur, të cilit dilnin nga shporta dhe bënin performanca sipas komandës që iu jepte i zoti me tingujt e fyellit. Sigurisht që këtu nuk ka asgjë për t? u turpruar se edhe kjo është një punë. Nëse ka ndonjë gjë ironike këtu është se performancën më të shkëlqyer që kishte bërë dikush nga familja e tij me një gjarpër, e bëri Rexhepi si President, me Hashim Thaçin alias ?Gjarpri?.
Kur Rexhep Meidani pa emrat e përfaqësisë së UÇK-së, anëtarët e së cilës i njihte të gjithë si klientë të Hotel ?Rognerit? iu tha: ?Nuk paskeni një?? dhe këtu e ndërpreu fjalën, duke bërë me dorë një shenjë të çuditshme. ?Një të ri?, e përfundoi fjalën Presidenti. Por u kuptua se kishte dashur të thoshte diçka tjetër. Ndoshta deshi të thotë se përse të gjithë anëtarët e përfaqësisë qenë njerëz të bardhë dhe nuk kishte një njeri me ngjyrë, një njeri me lëkurë në ngjyrë të errët. Ndoshta kështu duhet shpjeguar thënia e pakuptueshme e Presidentit për shkak se si pasojë e vërejtjes së tij, në përfaqësi hyri Hashim Thaçi, fytyrëzeshkët, në vend të Kadri Veselit. ?Gjarpri? ishte Gjarpër i Zi, më i keqi i gjarpërnjve në legjendat shqiptare.
?Gjarpri? hyri kështu në kështjellë. Atje, kur të gjitha përfaqësitë e delegacionit shqiptar u tubuan në mbledhje doli çështja e zgjedhjes së kryetarit të delegacionit. U tha se kryesia i takonte UÇK-së që po bënte luftën. Të gjithë u pajtuan. E megjithëse përfaqësia e UÇK-së kishte si anëtar komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylajn, të cilit i takonte posti i kryetarit të delegacionit sipas logjikës së mësipërme, përfaqësia e UÇK-së paraqiti si kandidat të saj për kryetar të delegacionit ?Gjarprin? që ishte Drejtor i Drejtorisë Politike. Domethënë vetë përfaqësia e UÇK-së e nisi punën në konferencë duke ttreguar mungesë respekti për UÇK-në që përfaqësonte. Kjo ndodhi se përfaqësia e UÇK-së ishte në fakt përfaqësi e Drejtorisë Politike të UÇK-së, celula stalinisto-enveriste që kishte uzurpuar vendim-marrjen politike të UÇK-së për shkak të kontrollit të rrugëkalimeve të furnizimit në Shqipëri. Azem Sylaj u pajtua me këtë sepse ai nuk ishte vërtet komandant i përgjithshëm, por një figurë e rreme e sajuar nga Drejtoria Politike, që të pengohej ndonjë ushtarak profesionist të merrte këtë post.
Kështu ?Gjarpri? nisi të sillet si gjarpër në konferencë. E pasi u bë kryetar e uzurpoi të drejtën e të folurit në emër të delegacionit me fuqinë jomeritore të emrit të UCK-së, ai pickoi helmueshëm si gjarpër duke e vonuar një muaj bombardimin e Serbisë, me refuzimin e tij për të nënshkruar marrëveshjen së paku në ditën e mbylljes së konferencës, në 20 shkurt 1999. Marrëveshja u nënshkrua në 19 mars 1999 dhe NATO i nisi bombardimet pesë ditë më pas në 24 mars. Nëse marrëveshja do të ishte nënshkruar në 19 shkurt bombardimet do të kishin nisur në 24 shkurt. Gjatë këtij muaji, që pas mesit të shkurtit Ushtria Serbe bëri pjesën më të madhe të punës për kamuflimin e trupave dhe armatimeve të saj në terren, për dislokimin e armatimit të rremë (tanke, topa, aeroplanë, stacione radari prej druri plastike dhe teneqeje) që u bënë shënjestër e bombardimeve të NATO-s. Nëse fushata e bombardimeve do të kishte nisur në shkurt, Serbia do të kishte pasur dëme shumë më serioze ushtarake. Dhe si pasojë e kësaj marrëveshjet me të cilat Serbia u largua nga Kosova, që nga Marrëveshja e Kumanovës e deri te Rezoluta 1244 do të kishin qenë shumë më të ndryshme. E ardhmja e Kosovës do të kishte qenë ndryshe. ?Gjarpri? u bë praktikisht aleati më i vlefshëm i Serbisë në betejën me NATO-n. Në luftë shpesh koha ka rëndësi vendimtare. Grushti i shtetit që bënë gjeneralët serbë në mars 1941 dhe që e detyroi Hitlerin të sulmonte Jugosllavinë, duke e shtyrë mësymjen ndaj Bashkimit Sovjetik për pesë javë nga maji në qershor, me pasojën që kur armatat gjermane u gjendën para Moskës kishte nisur dimri ndryshe nga çfarë ishte menduar në planin e operacionit.
?Gjarpri? u quajt i padëshirueshëm nga amerikanët për shumë vite pas rengut që iu luajti në Rambouillet. Kur partia e tij bëri aleancë me LDK në 2002, duke marrë postin e kryeministrit, ashtu që t? i jepte në këmbim LDK-së mbështetje për zgjedhjen e Rugovës president, amerikanët kundërshtuan që Thaçi të bëhej kryeministër nga PDK. ?Gjarpri? u lejua të ngjitet në kolltukun kryeministror vetëm kur erdhi koha që duheshin nënshkruar marrëveshje të pafavorshme për Kosovën. Me kohë ?Gjarpri? gjeti fyelltarë të tjerë. Por ëndrra e tij ishte që të pranohej në Beograd ku të vallzonte gjarpërisht nën tingujt e ?fyellit? serb. Dihet se ?Gjarpri? ka bërë përpjekje të mëdha që të vizitojë Beogradin këto vitet e fundit, por me gjithë marrëveshjet pro Serbisë që ka nënshkruar, nuk e kanë pranuar. Serbët dinë të sillen me këtë lloj njerëzish. Refuzimi shton zellin e ?Gjarprit? për t? u bërë i pëlqyeshëm për serbët.
Një nga gjërat që ?Gjarpri? nuk e ka rrëfyer kurrë është se ku gjendej ai në momentin që nisën bombardimet e NATO-s kundër Serbisë, pra në mbrëmjen e asaj dite të mërkurë të 24 marsit 1999. Delegacioni i Kosovës, në 20 mars, të nesërmen e përfundimit të konferencës, udhëtoi nga Parisi në Tiranë. Por një pjesë e tyre të njëjtën ditë udhëtuan për në Kosovë nëpërmjet Shkupit, udhëtim që iu mundësohejme garancinë ndërkombëtare, sipas marrëveshjes paraprake. Të pesë përfaqësuesit e UÇK-së në delegacion nuk e përdorën këtë mundësi për të shkuar në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në Drenicë, në mënyrë komode, me shoqërim ndërkombëtar. Ata qëndruan në Tiranë. Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë për kohën Paskal Milo, thotë në kujtimet:
?Në Tiranë mbetën pesë anëtarët e delegacionit të UÇK-së: Thaçi, Krasniqi, Ram Buja, Azem Syla dhe Xh. Haliti (Zeka). Do t? i takoj të hënën në darkë.? (Paskal Milo:?Ditari i një Ministri të Jashtëm: konflikti i Kosovës?, Botimet ?Toena?, Tiranë 2009, f. 181)
Të hënën në darkë do të thotë në 22 mars. A thua Thaçi dhe të vetët udhëtuan në Kosovë duke e kapërcyer kufirin nëpër bjeshkë, të martën ose të mërkurën? Jo, ata kishin takime në Tiranë. Nisjen e bombardimeve të NATO-s ata e panë në televizor në dhomat luksoze të Hotel ?Rognerit?, në Tiranë. Prapa Malit të Dajtit, në afërsi të kryeqytetit shqiptar, sajoheshin skena të rreme ku ?Gjarpri? shfaqej kinse gjendej në Drenicë mes luftëtarëve të UCK-së.
E nëse mëtohet se njerëzit e Drejtorisë Politike anëtarë të përfaqësisë së UÇK-së në Rambouillet e paskan kapërcyer kaq shpesh kufirin, si shpjegohet që kurrherë ata nuk ranë në prita në kufi, ose më tutje gjatë udhëtimit (prej kufirit deri në Drenicë ishte një rrugë bukur e gjatë)si Mujë Krasniqi, Luan Haradinaj, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Ilir Konushevci etj., komandantë të shquar të UÇK-së?
Meqenese e quajme “xha” te kuptuar fjalen qe po shprehemi nu...
Në prezantimin e vizionit urbanistik të Tiranës, Erjon Velia...
Në këtë plenet kurrën e kurrës. Madje zor se mund të ekzisto...
Nga Bledi Mane-Public Enemyfb.com/bledi.maneinstagram.com/bl...
Në këtë plenet kurrën e kurrës. Madje zor se mund të ekzisto...
Përgjatë 2015 u mbyllën disa media të tjera. Një kanal telev...
Ndoshta shumëkush nuk do të të quante të plakur, të thinjur,...
Te parku i liqenit vazhdojne punimet. Vazhdojne si per te th...
I gjendur mes pemëve dhe me këmbët në lëndinën me bar, bar n...
Nga Enkel DemiKjo zonjë është simboli i protestës së djeshme...
Sot pashë më kujdes videon e hedhur nga kryeministri për par...
Për shumë vite ambasadat kryesore perëndimore në Shqipëri, q...
Po të ndiqet një javë politike në Tiranë ngjan se është duke...
Pavarësisht motivit, unë mendoj se protestat janë gjaku i nj...
TE NDERUAR MIQ.PO POSTOJ MESAZHIN QE I KAM SHKRUAR Z.KRYEMIN...
Pasi i ka dalë boja për vjedhjen galopante, për tenderat dhe...
Nga Spartak NgjelaNëse e sheh me një arsye politike në funks...
25 vjet me parë shqiptarët bënë atë që as në ëndërr nuk e ki...
Jetojmë në një moment krize, e cila është shumë e rëndë, sep...
Si sot 25 vite me pare, ne 20 shkurt te vitit 1991, ora 14:0...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...