Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Në jetëshkrimin zyrtar të Thaçit në faqen elektronike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, natyrisht të shkruar nga ai në vetën e tretë, thuhet se: ?Në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, më 1993, z. Hashim Thaçi me sukses të lartë i përfundon studimet në degën e Historisë. Në Universitetin e Cyrihut në Zvicër (1996), i ndjek studimet postdiplomike në lëmin e historisë së Europës Juglindore dhe shkencave politike deri në fillim të vitit 1998.?
Nga sa thuhet më lart, kuptohet se Hashim Thaçi ka diplomuar për Histori në Universitetin e Pishtinës, në 1993 dhe me këtë diplomë universitare është paraqitur në 1996 në Universitetin e Zurich (Cyrih) në Zvicër, ku është regjistruar si student pasdiplomik për master, dhe ka ndjekur studimet në periudhën 1996-98. Vini re: Në jetëshkrimin zyrtar nuk thuhet që Thaçi të ketë marrë gradën shkencore master në Universitetin e Cyrihut, por vetëm që ka ndjekur studimet pasdiplomike gjatë një periudhe kohe aq sa zgjatin studimet për master.
Por në Universitetin e Cyrih nuk pranohej diploma e një Universiteti zyrtarisht joekzistent si ai i Prishtinës, i cili ishte mbyllur me vendim të autoriteteve serbe që në 1991. Prandaj Thaçi paraqiti në Universitetin e Cyrihut një diplomë të rreme të Universitetit të Tiranës. Por megjithatë Hashim Thaçi nuk e përmend kurrë se ai është diplomant i Universitetit të Tiranës. Thaçi u regjistrua në Universitetin e Cyrihut që të siguronte qëndrimin e përkohshëm në Zvicër.
Kur do të botohej Fjalori Enciklopedik Shqiptar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, në 2009, autori i deklaruar i jetëshkrimit të Hashim Thaçit, Haki Kasumi, nga Instituti i Historisë i Prishtinës, u bë burim anekdotash pasiqë e përcolli procesin teknik deri në faqosjen e librit dhe prodhimin e tij në shtypshkronjë për të parë se mos ndryshohej ndonjë detaj në jetëshkrimin e Kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, që ishte pikërisht Hashim Thaçi. Merret vesh, jetëshkrimi ishte shkruar sipas udhëzimeve të vetë Thaçit, çka duket qartë nga përmbajtja e tij. Por ironia është se jetëshkrimin e kishte ndryshuar vetë Thaçi, krahasimisht me versionin zyrtar që ka publikuar në faqen elektronike të Qeverisë së Kosovës dhe që ishte i njëjtë si atëherë dhe sot. Sipas jetëshkrimit zyrtar të Hashim Thaçit në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë), thuhet se Thaçi: ?Kreu shkollën e mesme në Skënderaj dhe ndoqi studimet e larta e u diplomua në Fakultetin e Historisë të UP (1993)?. (?Fjalori Enciklopedik Shqiptar?, Botim i Akademisë të Shkencave të Shqipërisë, Tiranë 2009, vol. 3, f. 2771)
Këtu bie në sy se nuk thuhet asgjë se për çfarë diplomoi Thaçi. Madje, në jetëshkrimin e Thaçit të botuar në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar në 2009, nuk thuhet që deri më atëherë ai të kishte kryer studime pasuniversitare.
Në shkurt 2014, me rastin e protestave studentore për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Prishtinës, i cili mbrohej nga Qeveria, Hashim Thaçi tha me kërcënim: ?Jemi dëshmitarë që nga viti 1991, edhe në kohën kur jemi pavarësuar si universitet, ka pasur politikë. Ka pasur edhe të atillë që pa fakultet, kanë kryer magjistraturë, pa shkollë fillore kanë kryer fakultet. Titujt shkencorë që nga viti 1991, më shumë kanë qenë politikë se sa shkencorë. Nuk po flas me emra, të gjitha partitë politike e dinë vetë. Nëse janë bërë akademikë me plagjiaturë, duhet t?iu vijë turp nëse flasin këtu. Ata janë nga të gjitha partitë politike. Unë nuk po flas për asnjë parti politike apo person. Ju bëj thirrje që ta bëjnë së bashku të kërkojnë verifikimin e titujve shkencorë që nga viti 1991.?
Thaçi do të bënte mirë që ta niste transparencën nga vetja duke treguar të vërtetën e diplomës dhe gradës së të tij shkencore. Por duket se edhe Thaçi ?e di vetë? nëse shprehem sipas asaj që ai tha më lart.
Hashim Thaçi, në jetëshkrimin e vet zyrtar qeveritar, të cilin e kam cituar më lart, thotë se ai ka bërë studime pasdiplomike në Universitetin e Cyrihut që nga viti 1996 deri në fillim të vitit 1998. Nëse është kështu si shpjegohet që në qershor 1997 Thaçi gjendej prej muajsh me banim në Tiranë, në të njëjtin apartament me gazetarin Ali Ukaj?
Ali Ukaj, një gazetar me lidhje të mira në Tiranë, ndër të tjera ishte duke zhvilluar një investigim për blerjen e diplomave dhe të gradave e titujve shkencorë nga shqiptarët e Kosovës në Tiranë. Vrasja e Ali Ukajt është një ngjarje që quhet closed room mystery. Ukaj dhe Thaçi gjendeshin në të njëjtin apartament; askush prej tyre nuk kishte dalë, askush nuk kishte hyrë, e megjithatë të nesërmen Ukaj u gjend i vrarë duke qenë më parë i torturuar.
Mjafton që opozita të krijojë një komision hetimor parlamentar për të hetuar cështjen e shkollimit të Presidentit Thaçi, të cilit komision Thaçi është i detyruar që t? i japë shpjegime dhe gjithçka do të zbulohet zyrtarisht.
Erget CenolliPunë ka , po s’ka profesionistë. Ky është mesaz...
Këtë javë po e kaloj në Itali, ku kam pasur takime mjaft të ...
Me të vërtetë ky Park ësh të ndërtuar në mënyrë artificiale ...
Leterkembimi me komisionin e Venecias nga ana jone, domethen...
Qafa e Thanës. Po afron mesnata. Dogana e shkretë. Kryej for...
Pergjigja eshte po. Eshte duke ndodhur ne Shqiperi. Mekanizm...
Kërkojmë që të çajmë kufinjtë e Europës, kurse për vete do i...
Ajo ishte një nga personazhet më të rëndësishme të rrugëve t...
Nuk e di nëse fati e ka sjellë gjithnjë më momentin e duhur ...
Nga Enver BytyciRTK lajmeroi se Hashim Thaci u zgjodh presid...
A është kjo që shohim, vërtet, lufta e korrupsionit për të d...
Albin Kurti deklaroi nje dite para se te mblidhet seanca ple...
Sot përpjekja e opozitës për ta goditur kryeministrin me vez...
Na thanë që ligji do t’i lërë jashtë! Na thanë që pas mirati...
Nga Besnik AliajKU JE TI ADAM? Shoqeria Civile ne udhekryq n...
Katundi Makapi një mëngjez u zgjua i shqetësuar. Gjatë natës...
Të premten e 4 shtatorit të vitit të kaluar, ne kemi qenë kë...
Nga Mitro ÇELANë një katund të Burrelit jeton një çift. Në b...
Nga Mitro CELADje bleva librin e Kiço Spidhit. Poetit erotik...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...