Nga Sazan Guri/ Parku i Tiranës, natyror, artificial apo urban
Me të vërtetë ky Park ësh të ndërtuar në mënyrë artificiale ...
Këtë javë po e kaloj në Itali, ku kam pasur takime mjaft të rëndësishme si me komunitetin shqiptar, po ashtu me senator, kryetar bashkisë e mjaft faktorë të tjerë të rëndësishëm. Në takimet e mia kam promovuar vlerat më të mira të shqiptarëve që jetojnë në Itali prej kohësh dhe falë punës së tyre e këmbënguljes janë kthyer një faktor i rëndësishëm në ekonominë italiane dhe jo vetëm. Të tillë për shembull ishin vëllezërit Gjata në Montappone që më impresionuan si për vlerat njerëzore ashtu edhe për peshën sociale dhe ekonomike që kishin. Siç e keni vërë re besoj- pa modesti- jam politikani dhe deputeti i vetëm që përfaqësoj emigrantët, i takojë ata, ngre zërin e tyre si dhe po mundohem me të gjitha mundësi që të bëhet më në fund e mundur e drejta e votës. Pra, edhe shqiptarët që jetojnë jashtë të kenë të drejtë të zgjedhin dhe të zgjidhen.
Po ashtu, bëra takime të rëndësishme me senator italian me të cilët kemi rënë dakord të intensifikojmë marrëdhënie në dobi të marrëdhënieve shqiptaro-italiane. Takime të rëndësishme pata edhe me krytar të pushtetit vendor, që më folën fjalët më të mira për komunitetin shqiptar, si më i integruari. Po ashtu me ta jemi në tratativa për forcuar lidhjet ekonomike, sociale e politike. Së shpejti në këtë drejtim do të kemi hapa konkret dhe rezultate konkrete.
Po ashtu si deputet dhe si politikan kam ndjekur dhe ndjek më vëmendjet ngjarjet në Shqipëri. Komenti im për ngjarjet në Parlament është: Kjo klasë politike po na turpëron dhe po na poshtëron në sytë e Botës. Dënoi skenat e turpshme në Parlament që nuk i shërbjën demokracisë, por të njëjtën kohë dënoj dhunën verbalë të Kryeministrit kundrejt një femre, një nëne. Nuk arri ta konceptoj gjuhën e tij kundrejt një femre, kur ne publikisht kemi marrë obligimin për të mbrojtur gratë nga cdo lloj forme dhune, qoftë edhe nga ajo verbale. Gjuha nuk është kockë, por kocka thyen- thotë populli.
Po ashtu po ndjek me kujdes dhe me interes procesin zgjedhor të PS. Unë, jam kandidat për Kreun e PS. Megjithatë, kam marrë sinjalizime për parregullsi në procesin e përzgjedhjes së delegatëve. Madje, në media thuhet se ka pasur edhe zënka dhe plagosje me armë që lidhen me procesin zgjedhor të PS. Uroj e nuk dua ta besoj se është kështu, sepse politika nuk bëhet me armë, më luftë apo me afera të errëta. Megjithatë, këto ngjarje po vërtetojnë gjithnjë e më shumë denoncimet e mia të vazhdueshme që nuk kanë qëllim tjetër veçse realizimin e një politike europiane.
Debat i madh po bëhet në lidhje me zgjedhjet në PS dhe për faktin se të gjithë do të zgjidhen dhe kryetar jo! Kandidatura ime ka qenë dhe është në shërbim të demokracisë të brendshme të PS. Kjo kandidaturë i ka dhënë një dimension tjetër garës në PS dhe mbi të gjitha ka vrarë frikën. Ndoshta unë nuk do të zgjidhem! Ndoshta nuk do të bëhen zgjedhje! Megjithatë, kandidimi im, qëndrimet e mia kanë dhënë sinjale të qarta dhe të forta tek baza socialiste që shumë gjëra duhet të ndryshohen e do të ndryshohen nëse procesi është gjithëpërfshirës.
Rama me mos zgjedhjen e tij po merr një mision shumë të madh mbi shpatulla duke e kthyer Shqipërinë në kohën, kur zgjedhjet demokratike nuk ekzistonin dhe nuk mund të ekzistonin. Barra që po merr Rama mbi shpatulla do të jetë një gurë i rëndë për të ardhmen e PS dhe do e ndëshkoj këtë të fundit si në zgjedhjet e ardhshme e po ashtu do e rrezikoi shumë edhe në formatin e subjektit politik më të madh në vend.
Kam ndjekur me vëmendje edhe protestat e qytetarëve para Bashkisë. Nuk jam me idenë që protestat e qytetarëve të përdoren vetëm dhe vetëm për interesa politike, por jam i idesë që bashkia e Tiranës duhet të dëgjojë më shumë problemet e qytetarëve dhe të sipërmarrësve. Nuk mund të quhet qeverisje apo administrim i suksesshëm i qytetit nëse ndërtohen mbi ndëshkimin e ekzagjeruar të qytetarëve dhe mbi ndëshkimin e bizneseve edhe të vogla, që janë frymëmarrje ekonomike e qindra familjeve.
Unë, jam deputet i Republikës së Shqipërisë, jam deputet i shqiptarëve kudo që jetojnë dhe vazhdojë të përfaqësoj me aq hapësira që kam interesat e tyre.
Me të vërtetë ky Park ësh të ndërtuar në mënyrë artificiale ...
Leterkembimi me komisionin e Venecias nga ana jone, domethen...
Qafa e Thanës. Po afron mesnata. Dogana e shkretë. Kryej for...
Pergjigja eshte po. Eshte duke ndodhur ne Shqiperi. Mekanizm...
Kërkojmë që të çajmë kufinjtë e Europës, kurse për vete do i...
Ajo ishte një nga personazhet më të rëndësishme të rrugëve t...
Nuk e di nëse fati e ka sjellë gjithnjë më momentin e duhur ...
Nga Enver BytyciRTK lajmeroi se Hashim Thaci u zgjodh presid...
A është kjo që shohim, vërtet, lufta e korrupsionit për të d...
Albin Kurti deklaroi nje dite para se te mblidhet seanca ple...
Sot përpjekja e opozitës për ta goditur kryeministrin me vez...
Na thanë që ligji do t’i lërë jashtë! Na thanë që pas mirati...
Nga Besnik AliajKU JE TI ADAM? Shoqeria Civile ne udhekryq n...
Katundi Makapi një mëngjez u zgjua i shqetësuar. Gjatë natës...
Të premten e 4 shtatorit të vitit të kaluar, ne kemi qenë kë...
Nga Mitro ÇELANë një katund të Burrelit jeton një çift. Në b...
Nga Mitro CELADje bleva librin e Kiço Spidhit. Poetit erotik...
-Dita e ngjarjes: 5 shkurt 1999 -Vendngjarja: Tiranë, Hotel ...
Meqenese e quajme “xha” te kuptuar fjalen qe po shprehemi nu...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...