Apel për kujdes nga temperaturat e larta/ Rrezik për të moshuarit dhe fëmijët
Temperaturat e larta që po përfshijnë vendin po rrisin rre...
Temperaturat e larta që po përfshijnë vendin po rrisin rre...
Në politikën tripolare shqiptare, trumpetat e Pranverës paralajmërojnë një akselerim të radikalizmit politik ndërmjet PD dhe PS. Diçka nuk po shkon mirë në Partinë Demokratike, sepse 2 fraksione apo korente po ravijëzohen qartë, ndonëse perceptimet mbi këtë fakt mbeten ende të tërthorta.
Por nga ana tjetër, edhe në Partinë Socialiste po ndodh gradualisht e njëjta gjë, me sa duket Ben Blushi, po ja mbrrin përmes ?rezistencës?, të trupëzojë korrentin e tij brenda nënës parti.
Në PD është tanimë në veprim mosdakordësia gjithmonë e më e shpeshtë me frymën ofertuese dhe të natyrës bashkëpunuese të llojit të opozitarizmit të Lulëzim Bashës, që ka si pikësynim rritjen e partisë drejt Qendrës, apo drejt pjesës ?Gri?, aty ku qendron dhe zmadhohet ditë mbas dite Ilir Meta.
Basha, duke lexuar dhe rilexuar rezultatin zgjedhor 2013-2015, si edhe nën efektin e kulturës ?hollandeze?, po përpiqet, por pa e bërtitur të bëjë një metamorfozë të dhimbshme në Partinë Demokratike, drejt tregut dhe trendit të ri elektoral.
Që do të thotë, ta ?zbusë? atë, ta largojë nga ringu i ashpër i boksimit radikal verbal e politik, dhe pra ta deideologjizojë me sa mundet atë. Me qëllim si edhe thamë rritjen e PD, drejt pjesës së ashtuquajturës ?Gri? të zgjedhësve, të cilët e shohin gjithmonë e më pak partinë, si një objekt kulti, si një kishë apo si një xhami. Sepse pjesa ?Gri?, në Shqipëri dhe në të gjithë botën, nuk është një elektorat i përbetuar për ngjyrat e partive, nuk shquhet pra, për një besnikëri të verbër eletorale dhe as nuk jep besën për aksh apo për X parti.
Pjesa ?Gri?, e refuzon radikalizmin dhe lexon realisht programin e një partie, vetëm në lidhje me interesat e saj konkrete dhe të ngushta, pa nostalgji dhe pa një tradicionalizëm ideologjik të bartur nga e kaluara.
Në qoftë se pjesa ?Gri?, tradicionalisht indiferente, skeptike dhe inteligjente, nuk ndjehet e përfaqësuar nga retorika e fjalëve apo nga teatraliteti i veprimeve politike, ?ajo?, ja ?këput gjumit?, mbyllet brenda një guacke, sheh punët e veta dhe nuk voton për askënd.
Por nëse e zgjojnë dhe nëse ndjehet e përfillur në interesat dhe jo në emocionet e saj, pjesa ?Gri?, është në gjendje të përmbysë rezultatet elektorale, si edhe ndodhi në vitin 2013, në këtë rast me autor kryesor Ilir Metën. Sot për sot, dialoguesi më i mirë dhe më këmbëngulës, me këtë elektorat të vështirë dhe përgjithësisht flegmatik.
Në betejën e pashpallur për pjesën ?Gri?, Rama, duhet të përballojë paralelisht tre fronte rraskapitëse, në të përditshmen e vet politike:
Fronti i Parë, lidhet me luftën e brendshme politike në PS, që ka si dash përcor, disidencën e Blushit, që po bëhet dita ditës më kontaminuese edhe në grupin parlamentar socialist. Gjë që e detyron Ramën, të kapet më fort se zakonisht, te segmentet tradicionale dhe besnike të partisë.
Fronti i Dytë, është lufta kundër modernizmit gjithmonë e më performant të Lul Bashës, të cilin Rama e lufton kryesisht dhe sistematikisht në Kuvend duke përballuar në mënyrë aktive ose duke sulmuar Doktorin dhe duke provokuar politikisht pjesën më të eksituar të grupit parlamentar të PD, me qëllim largimin e PD, nga një influencë në rritje të saj, drejt pjesës ?Gri?.
Dhe Fronti i Tretë, është padyshim rritja e qetë dhe e pabujshme e numrave të Metës, i cili, sistematikisht i shmanget përballjeve, si mënyra më ideale, për të tërhequr simpatinë e pjesës ?Gri?.
Nga ana tjetër, Basha ka edhe ai, në të përditshmen e vet politike, tre kokëçarjet e tij të ?mëdha?.
E Para, lidhet si edhe thamë me fraksionin radikal dhe real tashmë brenda PD, me në krye Doktorin dhe Jozefina Topallin. Të cilët dukshëm nuk miratojnë me veprimet dhe verbin e tyre politik, këtë strategji drejt pjesës ?Gri? të Bashës, e cila atyre u duket një strategji që kërkon më tepër kohë, se ata duan apo kanë, për të pjekur frytet e pikësynimeve të tyre politike. Që lidhet me rrëzimin e parakohshmëm të Qeverisë Rama. Ata mendojnë se ruajtja e bërthamës tradicionaliste të partisë, mbajtja e tyre në këmbë dhe të mobilizuar, duhet të jetë edhe qëllimi kryesor strategjik i kësaj faze.
E Dyta, ka të bëjë me betejën e pabarabartë me Ramën, që ka dhe përdor, dukshëm më shumë mjete propagandistike dhe mediatike se sa Opozita. Dhe për më tepër, në Kuvend, Kryeministri, përpiqet dhe shpesh ja del, të dëmtojë rëndë platformën strategjike të Bashës, duke provokuar politikisht e me dredhi, reagimin e ashpër të radikalëve demokratë, që shpesh në Kuvend, shprehin dhe lënë të shpërthejnë, më shumë urrejtje personale për Ramën, se sa mban sistemi tretës i stomakut tekanjoz, të pjesës ?Gri?.
E Treta, marrëdhënia e prishur e Bashës me Ilir Metën, për arsye të pakuptueshme dhe politikisht absurde, gjë e cila zvoglon rrezikshmërinë po efikasitetin e aksionit të tij të sotshëm dhe të nesërm politik.
Në këtë kornizë, deri më tash, pjesën më të madhe të zonës ?Gri?, vijon ta influencojë Ilir Meta, që dukshëm dhe në mënyrë acaruese, vendoset shpesh në një qëndrim simetrik e pothuajse të baraslarguar, ndërmjet aleatit të vet qeverisës dhe Opozitës. Meta, po përforcon kësisoj një ?model? të ri të strategjisë politike, e cila e çimenton si kontrolluesin kryesor të aspiratave konkrete dhe punëmbaruara të pjesës ?Gri?.
Pjesë vendimtare kjo, e zgjedhësve shqiptarë, që kërkon krysisht nga politika Zgjidhje të halleve të tyre praktike dhe jo thjesht fjalime globale, ndaj të cilave kjo shtresë e gjerë, është indiferente.
Sepse është fakt, që inflacioni i fjalëve, të pashoqëruara me zgjidhjet e përditshme të hallit të përjetshëm, për një jetë më të mirë, është padyshim shumë i lartë. Sepse në Shqipëri, sasia e fjalëve rritet në proporcion me çmimet. Mirëpo ndërsa vështirësohet e përditshmja, në pritje të zgjidhjeve të mëdha globale politike dhe ekonomike, fjalët, në ndërkohë i marrë thjesht era.
Basha tenton por për momentin nuk mundet, për arsyet që thamë më lart, ti qaset ndjeshëm pjesës ?Gri?, sepse proporcionalisht do të thellonte hendekun me radikalët e vet brenda partisë.
Rama, është ende në koalicion me Metën, që e sjell si pajë të bollshme prurjen ?Gri?, përtej votave të veta besnike të LSI, e kështu nervozizmi i jep radikalzmit një impuls të ri.
Duke çimentuar politikën 3 Polare dhe duke favorizuar ?modelin Meta?.
Shkruar ekskluzivisht për Opinion.al
Në katin e parë ka ardhur të banoi një italian. Gruan e ka n...
Bashkia e Tiranës, si kurrë ndonjëherë në këtë qytet ka prod...
BEJE MINISTER BEN BLUSHIN! Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.co...
Ishte nje arritje e mrekullueshme e kinematorafeve shqiptarë...
Ishte një kohë kur flamurtaren e paçavurrllëkut gazetaresk, ...
Idajet Beqiri i njohur në trojet shqiptare përtej kufirit të...
Falë takimeve politike, ne aktivistët politikë marrim energj...
Në jetëshkrimin zyrtar të Thaçit në faqen elektronike të Min...
Erget CenolliPunë ka , po s’ka profesionistë. Ky është mesaz...
Këtë javë po e kaloj në Itali, ku kam pasur takime mjaft të ...
Me të vërtetë ky Park ësh të ndërtuar në mënyrë artificiale ...
Leterkembimi me komisionin e Venecias nga ana jone, domethen...
Qafa e Thanës. Po afron mesnata. Dogana e shkretë. Kryej for...
Pergjigja eshte po. Eshte duke ndodhur ne Shqiperi. Mekanizm...
Kërkojmë që të çajmë kufinjtë e Europës, kurse për vete do i...
Ajo ishte një nga personazhet më të rëndësishme të rrugëve t...
Nuk e di nëse fati e ka sjellë gjithnjë më momentin e duhur ...
Nga Enver BytyciRTK lajmeroi se Hashim Thaci u zgjodh presid...
A është kjo që shohim, vërtet, lufta e korrupsionit për të d...
Albin Kurti deklaroi nje dite para se te mblidhet seanca ple...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...