Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...
Linçimi i Blushit nga një turmë e ndërsyer është fotografia më e qartë se çfarë po ndodh në Partinë Socialiste. Në kohën kur banda e dhëndrit të Qazimit i turrej një pinjolli të Shuteriqëve mu kujtua se qyteti i Elbasanit e ka të lidhur emrin me një nga shqiptarët më të rëndësishëm të të gjitha kohërave, Luigj Gurakuqin.
Gurakuqi ka një biografi të ndritur , firmëtar i aktit të pavarësisë, ministër i shkëlqyer i financave, bashkëpunëtori më i afërt i Nolit, krijues i të majtës shqiptare , e kështu me rradhë e kështu pa fund.
Por, vepra e tij më e rëndësishme e këtij rilindasi mbetet themelimi i Shkollës Normale të Elbasanit. Kjo është një nga arsyet përse Elbasani përbën një test për të kuptuar Rilindjen e Ramës. Përgjigjia e pyetjes : Kush janë mbështetësit e Ramës në këtë qytet na bën të kuptojmë shumë gjëra. Mund të konsiderohet një lidhje kaotike e fakteve, por thelbi mbetet i njëjtë : 100 vjet më parë e majta shqiptare krijohej nga njerëz të penës, kur pushka ishte i vetmi mjet politik.
Nuk e di nëse Rama ka mundur ta shikojë një foto të Fishtës, Mjedës e Gurakuqit kur ngjit shkallët për të shkuar çdo të mërkurë në zyrën e Metës. Këta tre rilindas kanë dalë në një foto të përbashkët si deputetë të Qarkut Shkodër-Lezhë. Nuk e di nëse kjo foto i krijon ndonjë asosacion me tre deputetët rilindas të tij që bëjnëshuttle nga qelia në sallën e Parlamentit. Tetë muaj më parë i kërkova tek ?5 pyetjet?? përse kishte zgjedhur njerëz të tillë dhe mu përgjigj se jo të gjithë deputetët duhet të jenë akademikë, se të zgjedhurit përfaqësojnë karakteristikat e zonës ku kandidojnë.
E kam të pamundur të besoj se zona që një shekull më parë , ndonëse totalisht analfabete, si gjithë Shqipëria, të zgjidhte njerëz të tillë të ndritur, ndërsa 100 vjet më pas të përfaqësohet nga proksenetë, vrasës dhe skifterë vilash në Itali. Një gjë është e sigurt: ligji elektoral i para 100 viteve ishte krejt tjetër. Deputetët nuk i caktonte kryetari i partisë. Një kryetar partie gjykohet dhe nga kush rrethohet. Ca më tepër kur elitat politike nuk zgjidhen, por emërohen.
Sado e shfrenuar të jetë fantazia e kam të pamundur të imagjinoj nëse Rama bisedon me ata për Brakun apo Kandinskin kur shijojnë bashkë ndonjë verë të mirë. Sado makiavelist që të jesh nuk arrij ta imagjinoj si mund të bjerret kaq poshtë higjiena intelektuale duke zhdukur çdo kordon sanitar estetik.
Ajo skenë e turpshme që pamë dje në Elbasan na bëri të kuptojmë se Partia Socialiste po shkon në kongres të zgjedhë mes dy modeleve: Blushit ose dhëndrit të Qazimit. Rama është ende në kohë t?i japë fund kësaj dileme. Nuk ka përse të fshihet pas një njeriu që të vetmin identitet ka; dhëndri i Lalës, i cili hyn e del në komisariat për armëmbajtje pa leje. Ky nuk është Rama i 13 viteve më parë, kur me një xhaketë ushtarake si të Beqir Ballukut i ra kryq e tërthor vendit duke sfiduar një bjerrakohës si Fatos Nano. Rama është ende në kohë. Mund ta fitojë sfidën me Blushin jo duke u fshehur pas Lalës apo dhëndrit të Lalës. Bëhet më i fortë pas një garë të ndershme. Ndryshe ai bashkë me PS humbasin kur qytetarët e Elbasanit të shikojnë se si e Majta e tyre identifikohej 100 vite më parë nga Gurakuqi dhe sot nga dhëndri i Qazimit./shqiptarja.com
Mediat europiane dhe amerikane po raportojnë se pushteti në ...
Linçimi publik që iu bë Ben Blushit në një mbledhje të parti...
Dje në Elbasan u konsumua një seancë e rëndë dhune dhe turpi...
Sot e kishte rradhën Kreshniku. Aktivistët e Aleancës kuq e ...
Fal Internetit, shqiptari sa më i ndershëm të jetë, aq më te...
A do të presë Shqipëria refugjatë dhe a duhet të presë Shqip...
Gjyqtarët e korruptuar, të cilët ambasada ka kohë që nuk u j...
Ne gati tre vjet qeverisje per socialistet dhe njekohesisht ...
Dua të çlodhem. Dua të qetsohem. Dua të kthjellohem. Dua të ...
Nëse dëshiron të kuptosh se sa malinje është politika shqipt...
Sot, Sajmir Tahiri ka inspektuar punimet që po bëhen në godi...
Profesori britanik James Pettifer është studiuesi i huaj i c...
Ditën e hënë në emisionin STOP të televizionit Klan u denonc...
Nuk po merrem me formen dhe permbajtjen e tyre sot.Por, nuk ...
Megjithëse kanë kaluar 572 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, mes...
Gdhihu, ngrysu, mbars gruan, rrit kalamajtë; jeta e Bardhuli...
Zgjohem në mëngjes në kolonën zanore të Bashkim Hoxhës që le...
Kryebashkiaku i Tiranes z. Erion Veliaj, ne debat ne Opinion...
Sapo i kishin lëvizur prej aty. Afër një bordure betoni, një...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...