Erion Braçe del nga kontrolli/ Shpërthen në të shara ndaj qytetarit: B*thq*r, qelbësirë!
Deputeti Erion Braçe është filmuar në hyrje të Kryesisë së...
Deputeti Erion Braçe është filmuar në hyrje të Kryesisë së...
Sot, Sajmir Tahiri ka inspektuar punimet që po bëhen në godinën e re të Policisë, Rrugore. Me këtë rast ka përshëndetur donatorët që kanë bërë të mundur rikonstruksionin e saj, pa përmendur se kush janë.
Ky nuk është rasti më i spikatur i donacioneve të privatëve ndaj shtetit. Por është shumë shqetësues si praktikë e futur nga kjo qeverisje. Rikonstruktohet kryeministria, financuesit janë donatorë. Përmbytet vendi, financuesit e kompensimit të dëmeve janë donatorë. Do të riparohet ndonjë cep i qytetit, financuesit janë donatorë.
Është e kuptueshme që psikologjia e shumë ministrave edhe pse në vitin e tretë të qeverisjes, nuk arrin të shkëputet nga psikologjia e OJQ-ve që kanë pasur në pronësi ata apo bashkëshortët deri në qershorin e 2013-ës. Por shteti nuk është OJQ, nuk është fukarai që pret sadaka. Përkundrazi, është investitori më i madh i këti vendi. Dhe si i tillë nuk ka pse pret lëmoshë.
Nuk ka pse pret lëmoshë Ministri e Brendshme, aq më tepër duke pasur parasysh karakterin diskret dhe imunitetin që duhet të ketë ndaj ndërhyrjeve nga jashtë. Nuk mund të jetë strehë fukarenjsh që ka nevojë për donatorë të lyhet kryeministria, pasi përfaqëson sovranitetin e vendit. Nuk kanë nevojë për sevap ministritë, pasi paguhen nga taksat e shqiptarëve.
Problem tjetër është mungesa e transparencës për dhuruesit. Folur shqeto, asnjë prej biznesmenëve shqiptarë nuk ka krijuar ndonjë fond bamirësie që financon studimet e dikujt që shkëlqen në universitet por nuk ka mundësi të ndjekë studimet. Është një fakt domethënës ky, për të treguar sesa bamirësi lulëzon në zemrën e tyre. A keni parë ndonjë biznes shqiptar të financojë direkt ndonjë të varfër, pa pasur kamerat pas vetes dhe gjithmonë në prezencën e një zyrtari? Atëherë ç?është kjo bamirësi e tyre për shtetin? Asgjë veçse një marrëdhënie korruptive, ku financojnë badihava sot, për të marrë ndonjë tender apo favor nesër.
Një shtet ka mekanizmat e tij për të mbuluar veprimtarinë e vet. Roli i shtetit nuk është ai i koordinatorit të shpërndarjes së ndihmave që dhurojnë bizneset, por mbledhësi i taksave dhe i rishpërndarjes së të ardhurave; nuk është kujdestari i konviktit që falënderon bamirësit por administratori i dinjitoz që nuk le shtetasit e vet në dorën e mëshirës së privatit. Shteti ka një ministri financash që inventarizon, regjistron, administron gjithë paranë e vendit, duke i dhënë dinjitet njerëzve në rishpërndarjen e tyre. Ka ligje rigoroze si jepen investimet dhe si duhen prokuruar punëmarrësit. Ndërsa kur futen në mes donatorët, thënë pa dorashka, është një mënyrë për të hedhur mjegull dhe shtuar një hallkë si ajo e donatorëve, që titullarët e dikastereve të abuzojnë duke përvetësuar në arkën e shtetit dhe të kenë justifikim për favorizime të privatëve që dinë të lyejnë rrotën. Kaq e thjeshtë është./Dritare.net
Profesori britanik James Pettifer është studiuesi i huaj i c...
Ditën e hënë në emisionin STOP të televizionit Klan u denonc...
Nuk po merrem me formen dhe permbajtjen e tyre sot.Por, nuk ...
Megjithëse kanë kaluar 572 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, mes...
Gdhihu, ngrysu, mbars gruan, rrit kalamajtë; jeta e Bardhuli...
Zgjohem në mëngjes në kolonën zanore të Bashkim Hoxhës që le...
Kryebashkiaku i Tiranes z. Erion Veliaj, ne debat ne Opinion...
Sapo i kishin lëvizur prej aty. Afër një bordure betoni, një...
Atë biznesin e vogël të cilit ja kanë ngritur taksat, në Pri...
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Eshte perdhunuar 13 vjec, ka vrare dhunuesin kur ishte 18 dh...
Bashkia e Tiranës, si kurrë ndonjëherë në këtë qytet ka prod...
Nga Jamarbër MALLTEZIPersonat pergjegjes per shfarosjen e py...
Kam mbetur i habitur sot në orët e para të mëngjesit, kur me...
Nga Jonida HitoveiziPrej ditës së djeshme kam parë me gjakft...
Rama kërkon domosdoshmërisht të vendosë në krye të RTSH, “pë...
Në politikën tripolare shqiptare, trumpetat e Pranverës para...
Në katin e parë ka ardhur të banoi një italian. Gruan e ka n...
Bashkia e Tiranës, si kurrë ndonjëherë në këtë qytet ka prod...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...