A ishte i manipuluar emisioni i TV Klan, kundër konsulles shqiptare në Milano?
Ditën e hënë në emisionin STOP të televizionit Klan u denonc...
Profesori britanik James Pettifer është studiuesi i huaj i cili pas Luftës së Kosovës ka punuar fuqishëm për të ndërtuar kultin e Thaçit, pas të gjitha gjasave i paguar nga ky i fundit. Që në vitin 2001 Pettifer botoi librin ?A concept for a neë reality: dialogue with Hashim Thaçi?. Për t? i shërbyer kultit të Thaçit, professor Pettifer shkroi dhe librin tjetër ?The Kosovo Liberation Army: Underground War to Balkan Insurgency?. Gjithsesi, kur i referohesh librit të Pettifer për UÇK, sa i përket kronologjisë së Hashim Thaçit gjaë Luftës së Kosovës, do të thotë se i je referuar një burimi dashamirës për Thaçin. Për këtë mjafton të citoj këtë që shkruan Pettifer:
?Adem Jashari kishte qenë veçanërisht i afërt me Hashim Thaçin dhe kishte identifikuar potencialin e tij prej lideri që në moshë të re, ata kishin transportuar armë së bashku në aktivitete të hershme të ndryshme ushtarake të UÇK-së.? (?Ushtria Çlirimtare e Kosovës: nga një luftë e fshehtë në një kryengritje të Ballkanit”, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2013, f. 151)
Nëse kjo do të kishte qenë e vërteta, atëherë duket se është thjesht një koincidencë që Hashim Thaçi nuk u ndodh së bashku me Adem Jasharin kur ky u rrethua nga serbët në shtëpinë e tij. Gjithsesi, Pettifer duhet marrë si burim i besueshëm kur thotë për nisjen e Hashim Thaçit për në luftë nga Zvicra, në mars 1998:
?Në 12 mars një grup i vogël të rinjsh u mblodhën në Zvicër, u dhanë lamtumirën anëtarëve të familjeve të tyre që jetonin në diasporën e Zvicrës dhe Austrisë dhe u nisën për në Tiranë, në fluturimin e kompanisë ajrore zvicerane Swiss Air. Ata ishin Hashim Thaçi, Agim Bajrami, Shukri Buja, Fatmir Limaj dhe Ismet Jashari, të cilët do të bëheshin bërthama e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në Kosovë.?(James Pettifer: ?Ushtria Çlirimtare e Kosovës: nga një luftë e fshehtë në një kryengritje të Ballkanit”, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2013, f. 151)
Pettifer, të cilit i pëlqejnë shumë krahasimet dhe në libër shpesh bën krahasime të UÇK-së me guerrilje të tjera në botë, këtu çuditërisht nuk shikon një analogji domethënëse. Atë me nisjen e Leninit nga Zvicra në prill 1917, së bashku me një grup bashkëpunëtorësh të tij, për të marrë nën kontroll revolucionin rus që kishte nisur tashmë, domethënë për ta përdorur këtë revolucion si situatë të favorshme për të marrë pushtetin. Thaçi ashtu si Lenini u nis nga Cyrihu. Thaçi ishte anëtar i grupeve ilegale politike kosovare, anëtarët e të cilëve ishin formuar me manualin leninist të guerriljes, që kishte si bosht parimin ?Ta shndërrojmë luftën imperialiste në luftë civile!? Për njërëzit e LPK (Lëvizja Popullore e Kosovës), organizatës ombrellë të grupeve enveriste, së cilës i përkiste Thaçi, mbështetja eventuale që SHBA dhe NATO do t? i bënin luftës për çlirimin e Kosovës do të vinte për shkak të interesave imperialiste. Edhe një luftë e NATO-s kundër Serbisë do të ishte një luftë imperialiste. Nëse kjo ndodhte atëherë UÇK e kontrolluar nga LPK duhet ta shndërronte atë në një luftë civile me synim marrjen e pushtetit, për çka duheshin eliminuar kundërshtarët politikë. Pikërisht ashtu siç kishte bërë Enver Hoxha gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.
Ashtu si Lenini përdori partinë dhe CEKA-n (policinë e fshehtë), Thaçi do të përdorte Drejtorinë Politike të UÇK-së dhe celulat e saj në çdo njësi të UÇK-së, si dhe SHIK-un, të ngjashmin e CEKA-s leniniste.
Kur Thaçi erdhi në Tiranë në 12 mars 1998, ai duhet të ishte ndaluar nga Policia Shqiptare që në aeroport, për shkak se ai nuk kishte respektuar kushtin me të cilin Policia e la të lirë në korrik 1997, kur ishte arrestuar, së bashku me djalin e axhës, Bashkim Thaçin, me rastin e vrasjes së gazetarit nga Kosova Ali Ukaj. Hashim Thaçi kishte banuar në apartamentin e Ali Ukajt në Tiranë, së bashku me djalin e axhës, Bashkimin që ishte student në Tiranë. Policia Shqiptare e la të lirë Hashim Thaçin me kushtin që ai të mos largohej nga Shqipëria por të ishte i disponueshëm për hetimet. Thaçi u largua nga Shqipëria menjëherë sapo u la i lirë nga Policia. Në mars 1998, gjyqi për vrasjen e Ali Ukajt vazhdonte ende në Tiranë. Xhavit Haliti, në një intervistë televizive për Adriatik Kelmendin ka thënë se ishte ai që negocioi në atë kohë (korrik 1997), që nga Zvicra për lirimin e Hashim Thaçit, pasiqë u informua nga Gani Veseli. Çuditërisht Xhavit Haliti thotë se aii telefonoi Adem Çopanit, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, të cilit i tha se Policia Shqiptare ka vrarë një gazetar nga Kosova dhe se ka arrestuar një shok të tij, Hashim Thaçin, si dhe kushëririn e tij. Ali Ukaj u vra në 29 korrik 1997, pra kur tashmë kishte ardhur në pushtet Partia Socialiste, me të cilën LPK dhe vetë Xhavit Haliti ishin në marrëdhënie shumë të mira. Kur u vra Ali Ukaj, Kryeministër ishte kryetari i PS-së, Fatos Nano, zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ishte emëruar, madje që në fillim të korrikut nga Kryeministri socialist Bashkim Fino, Sokol Bare, njeriu, i cili një vit e gjysëm më vonë që do të ishte këshilltar i Hashim Thaçit në Konferencën e Rambouillet. Adem Çopani kishte qenë këshilltari ushtarak i Presidentit Berisha (ky tashmë kishte dhënë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve), dhe ishte emëruar Shef i Shtabit të Përgjithshëm në mars 1997, e në fund të korrikut ishte në ditët e fundit në detyrë. Adem Çopani nuk kishte fuqi të ndërhynte te qeveria e re për çështjen për të cilën i tha Xhavit Haliti. Madje Adem Çopani as që do të guxonte ta bënte këtë gjë, pasi do të krijoheshin dyshime se ai kishte lidhje me vrasjen.
Xhavit Haliti në të vërtetë i kërkoi Kryeministrit socialist Fatos Nano që të ndërhynte për të liruar Thaçin. Me urdhër të Nanos, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Bare u mor personalisht me këtë çështje. Si shpërblim Thaçi më vonë, kur Bare nuk ishte më në këtë detyrë, e bëri atë këshilltarin e tij në Konferencën e Rambouillet. Duket se Thaçi kishte shumë arsye për t? i qenë mirënjohës Bares sa i përket çështjes ?Ukaj?.
Më tutje, Pettifer thotë se Thaçi që nga Tirana udhëtoi ilegalisht për në Kosovë, por nuk e tregon itinerarin që përshkoi ai për të hyrë në Kosovë. Kjo është bërë qëllimisht që të krijohet përshtypja se Thaçi ka hyrë në Kosovë nëpërmjet kufirit të Shqipërisë, gjë që nuk është e vërtetë. Gjithmonë, në kohën e luftës, Thaçi ka hyrë në Kosovë duke kaluar nëpër Maqedoni. Kjo gjë krijon dyshime të mëdha duke ditur lidhjet që kishte Policia dhe shërbimet e fshehta maqedone me Serbinë. Si është e mundur që Thaçi nuk ra asnjëherë në pritat serbe gjatë hyrje-daljeve të tij në Kosovë nëpërmjet Maqedonisë? Thaçi udhëtonte nëpër Maqedoni me eskortimin e policisë vendase. Rrugëkalimi maqedon do t? u rezervohej vetëm njerëzve të Drejtorisë Politike të UÇK-së, si rrugëkalim i sigurt.
Nëse Thaçi kishte qenë një njeri krejt i panjohur në Tiranë kur kishte ndodhur vrasja e Ali Ukajt, korrikun e kaluar, tashmë që Thaçi ishte kthyer në Shqipëri nuk mund të mos vihej re fakti se i arrestuari për vrasjen e Ali Ukajt, njëherësh i larguar nga Shqipëria në në atë mënyrë aq kompromentuese për Policinë, ishte një nga drejtuesit e UÇK-së. Aq më tepër duke ditur se cili ishte Selman Ukaj, i cili ishte i njohur si për Policinë Shqiptare ashtu edhe për zyrtarët e Policive europiane që ishin stacionuar pranë ambasadave përkatëse në Tiranë. Selmani kishte rekorde në Policinë Shqiptare si trafikant automjetesh, qeniesh njerëzore dhe droge në linjën Zvicër-Shqipëri dhe anasjelltas. Kushëriri i tij Ali Ukaj ishte bashkëpunëtori i tij në Tiranë, ku kamuflohej si gazetar. Bashkëpuënëtorët e tjerë të Selmanit qenë Hashim Thaçi dhe Xhavit Haliti. Selmani kishte lidhje të mira edhe me shërbimet e fshehta dhe Policinë jugosllave, për shkak se ai ishte martuar me një serbe me emrin Milanka, dhe kunati i tij, i quajtur Dragan ishte në këtë biznis. Për këtë arsye Selmani mund të siguronte pasaporta jugosllave kundrejt pagesës, të cilat mund të përdoreshin për të hyrë e për të dalë nga Kosova.
Prandaj duhet të mbyllej sa më parë gjyqi për vrasjen e Ali Ukajt. Dhe në fakt gjyqi u mbyll në 27 prill 1998, tre ditë para se Thaçi të rikthehej në Tiranë nga Kosova, gjithmonë nëpërmjet Maqedonisë. Gjykata e Tiranës dha vendimin se fajtor për vrasjen e Ali Ukajt ishte kushëriri i tij Selman Ukaj, i cili u shpall si i çmendur dhe u dënua me mjekim të detyruar në një klinikë psikiatrike. Por ka dyshime të mëdha nëse Selmani vërtet ka qenë vrasësi i kushëririt të tij, sepse Selmanin e gjetën brenda në apartament duke e mbajtur në krahë trupin e Aliut të vrarë. Është interesante që Selmani, i cili ishte i martuar me një serbe të quajtur Milanka, ka qenë i njohur mirë prej Xhavit Halitit. Në një intervistë televizive për Adriatik Kelmendin, Xhavit Haliti thotë se kur atë e informoi Gani Veseli nga Tirana se ishte vrarë Ali Ukaj dhe ishin arrestuar Hashim Thaçi dhe kushëriri i tij, ai (Xhaviti) së pari i telefonoi nga Zvicra Selman Ukajt në shtëpi për ta pyetur, meqenëse ai e kishte kushëri Aliun dhe ky ia pohoi atë që kishte ndodhur. Këtu dalin disa pyetje. Si komunikoi në telefon Xhaviti me Selmanin, kur ky tashmë ishte i arrestuar nga Policia Shqiptare? Çfarë alibie (alibi në fjalorin kriminologjik do të thotë që shpall pafajësinë e vetvetes duke thënë se gjendeshe diku tjetër në kohën që ndodhi krimi) ka dashur të krijojë Xhavit Haliti për veten duke thënë se ai komunikoi nga Zvicra me Selmanin? Xhaviti me atë që ka thënë ka pohuar pa dashje se ai ishte në dijeni të adresës të një shtëpie të Selmanit në Tiranë. Nëse Selmani kishte një shtëpi në Tiranë, përse duhej që ai ta kishte lënë pasaportat e tij dhe të familjarëve, si dhe lejet e qëndrimit në Zvicër të tij dhe familjarëve, në banesën e Aliut në Tiranë, çka u quajt dhe shkaku i vrasjes, pasi Aliu kishte thënë se i kishin humbur këto dokumente në shtëpi? A mos komunikoi Xhaviti me Selmanin në zyrat e Policisë, duke i thënë që të heshtte se do ta lironin së shpejti? Pas 13 muajsh, Selmani u largua nga spitali psikiatrik i Elbasanit dhe që atëherë jeton mes Zvicrës dhe Kosovës. Selman Ukaj nuk pranon të flasë me askënd për ngjarjen.
Sipas Pettifer, Thaçi u kthye në Shqipëri tre ditë pasi u dha vendimi i gjyqit për vrasjen e Ali Ukajt: ?Hashim Thaçi iku nga Kosova ditën e fundit të prillit dhe qëndroi në Shqipëri deri në mes të majit, duke kaluar një kohë të gjatë me Xhavit Halitin dhe Ali Ahmetin. Ai u kthye në 15 maj për pak ditë takimesh në Kosovë dhe më pas u largua për një muaj tjetër, deri në 20 qershor. Ai iku përsëri pas ca ditësh dhe e kaloi gjithë korrikun në vende të huaja, në veçanti, në Vjenë, Cyrih, Gjermani dhe për herë të parë në Londër. Tashmë, në një fazë kaq të hershme të luftës, roli i Thaçit po bëhej gjithnjë e më diplomatik dhe më vonë, në dimrin e viteve 1998-99, një pjesë gjithnjë e më të madhe të kohës do ta kalonte jashtë Kosovës.? (James Pettifer: ?Ushtria Çlirimtare e Kosovës: nga një luftë e fshehtë në një kryengritje të Ballkanit”, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2013, f. 160)
Domethënë, Thaçi është kthyer në Tiranë, në 30 prill 1998 dhe ka qëndruar në Tiranë deri në mes të majit, pra ka qenë në Shqipëri pikërisht në kohën kur u urdhërua Ilir Konushevci që të niset për në Tropojë me një kamion të mbushur me armë dhe municione. Thaçi jepte urdhra që nga Hotel ?Rogner? në Tiranë, nuk merrte pjesë kurrë në aksione të tilla. Në 15 maj mëtohet që Thaçi të ketë hyrë përsëri ilegalisht në Kosovë, ku ka qëndruar pak ditë dhe është kthyer përsëri në Tiranë, rreth 20 majit. Më pas mëtohet që Thaçi të ketë qëndruar në Kosovë për një muaj, midis 20 majit dhe 20 qershorit. Por vihet re që Thaçi largohet nga Kosova pikërisht në kohën që atje do të shkojë i dërguari amerikan Richard Holbrooke për të kontaktuar me UÇK, në takimin e famshëm të Junikut, në 24 qershor 1998. Në 12 qershor 1998, në mbledhjen e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Thaçi ishte emëruar drejtues i Drejtorisë Politike të UÇK-së. Pra ishte pikërisht ai njeriu që duhej të takohej me Holbrooke. Përse Thaçi u largua nga Kosova para se atje të vinte Holbrooke? Sigurisht që Thaçi do të kishte dashur që të kishte qenë ai njeriu i cili do të takohej me Holbrooke i veshur me uniformën e UÇK-së dhe me armë në dorë, me ç? rast u shpërnda fotoja ikonike në median ndërkombëtare. Por amerikanët nuk donin ta bënin Thaçin një figurë të spikatur politike duke marrë kontakt me të. Prandaj Thaçin nuk e informuan që Holbrooke do të merrte kontakt me UÇK-në.
Në korrik 1998, në muajin më të ashpër të luftimeve të UÇK-së deri më atëherë, Thaçi në pjesën më të madhe të kohës do të ishte në Zvicër. Kjo gjë nuk vërtetohet vetëm nga libri i Pettifer, por edhe nga fakti që djali i Hashim Thaçit ka lindur në 13 prill 1999, çka do të thotë se në gjysmën e parë të korrikut së paku, babai i tij duhet të gjendej pranë nënës e cila jetonte në Zvicër. Lufta e Kosovës nuk pati një çift Hashim-Lumnije si çifti Fehmiu dhe Xheva.
Pas mesit të korrikut 1999 Thaçi u shfaq në Kosovë, në Malishevë, e cila ishte çliruar nga UÇK, ose më saktë i ishte dorëzuar nga forcat policore-ushtarake serbe, për ta joshur UÇK-në për të kaluar në luftë frontale në mbrojtje të qyteteve të çliruar, çka përbënte një kurth për një ushtri guerrilje. Në ditët e fundit të korrikut, pas disfatave të rënda të UÇK-së në Malishevë dhe Rahovec, përgjegjësinë për të cilat e kishte Drejtoria Politike e cila imponoi një strategji të gabuar lufte, Thaçi nuk është me forcat e UÇK-së që u tërhoqën nga Malisheva dhe Rahoveci në malet e Berishës, ku sekretari i parë i Ambasadës Britanike në Beograd David Slinn dhe sekretari i parë i Ambasadës Austriake në Beograd, Jan Kickert shkuan të takojnë drejtuesit e këtyre forcave të UÇK-së. Të dy diplomatët perëndimorë u pritën në rrëzë të malit nga Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi. Hashim Thaçi ishte larguar përsëri me ngut nga Kosova, dhe në atë kohë gjendej në London.
Që nga korriku 1998 Thaçi nuk do të shkonte më në Kosovë deri në fund të shkurtit 1999. Ai do të merrte pjesë në një takim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në nëntor 1998, por që u mbajt në Cyrih të Zvicrës. Pettifer shkruan për këtë ngjarje:
?Të gjithë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, si dhe një ose dy të pavarur të tjerë, u takuan në Cyrih, në 19 nëntor, për të bërë një vlerësim të situatës politike dhe ushtarake.? (James Pettifer: ?Ushtria Çlirimtare e Kosovës: nga një luftë e fshehtë në një kryengritje të Ballkanit”, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2013, f. 205)
Hashim Thaçi nuk gjendej në Kosovë as kur Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së mbajti mbledhje në Likoc të Drenicës, në ditët e para të shkurtit 1999 për të marrë vendim për pjesëmarrjen në Konferencën e Rambouillet. Për këtë kemi dëshminë e Jakup Krasniqit, zëdhënësit të UÇK-së, i cili në një libër për këto ngjarje, të botuar në vitin 2006, pra kur ishte aleat i ngushtë politik i Thaçit, shkruan:
?Pasiqë Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së bëri publike shkuarjen në Rambuje, ai me një komunikatë do të bënte të njohur edhe përbërjen e delegacionit të UÇK-së Nga Kosova do të niseshin Azem Sylaj, Ramë Buja dhe Jakup Krasniqi, kurse nga jashtë Hashim Thaçi (që ishte në udhëtim zyrtar) dhe Xhavit Haliti, që aso kohe ishte përfaqësues politik në Shqipëri dhe përveç të tjerash merrej dhe me probleme të logjistikës.?(Jakup Krasniqi: ?Ushtria Çlirimtare e Kosovës: ?Kthesa e Madhe?, Botime ?Buzuku?, Prishtinë 2006, f. 163)
Jakup Krasniqi nuk e thotë se ku gjendej Thaçi në udhëtim zyrtar. Por për këtë kemi një dëshmi të Paskal Milos, në atë kohë Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, i cili në ditarin e tij për ngjarjet, tashmë të botuar, pasi thotë se qeveria shqiptare mori porosi nga shtetet aleate që të ndikonte te UÇK për vajtjen në Rambouillet, rrëfen se në 2 shkurt 1999:
?Me ndihmën e Fatos Klosit (kryetar i shërbimit të fshehtë të Shqipërisë, për kohën) prita dy herë në zyrën time tre përfaqësues të Shtabit të UÇK-së, Hashim Thaçin, Xhavit Halitin (Zeka) dhe Kadri Veselin.? (Paskal Milo:?Ditari i një Ministri të Jashtëm: konflikti i Kosovës?, Botimet ?Toena?, Tiranë 2009, f. 140)
Thaçi ishte pra në udhëtim zyrtar në? Tiranë! Shqetësimi kryesor i Thaçit në Konferencën e Rambouillet ishte se kush do ta qeveriste Kosovën e pasluftës. Thaçi, praktikisht e kushtëzoi hedhjen e nënshkrimit të tij, në emër të UÇK-së, në marrëveshje, me pranimin nga pjesa tjetër e delegacionit shqiptar dhe jozyrtarisht edhe nga amerikanët, që ai të bëhej kryetari i një qeverie unitare të Kosovës që do të dilte nga tre palët e delegacionit shqiptar që nënshkruan marrëveshjen. Me nënshkrimin e marrëveshjes dhe nisjen e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë, dhe emërimin e tij si kryetar i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Thaçi humbi çdo interes për luftën e UÇK-së. Ai kishte fituar pushtetin që dëshironte dhe këtej e tutje do të bënte gjithçka për ta ruajtur atë.
Delegacioni i Kosovës, në 20 mars, të nesërmen e përfundimit të konferencës, udhëtoi nga Parisi në Tiranë. Jakup Krasniqi shkruan për këtë:
?Më në fund delegacioni vendosi të udhëtojë për në Tiranë. Në aeroportin e Rinasit na priti presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, ministri i jashtëm Paskal Milo etj. Pritja ishte vëllazërore. Delegacionit të Kosovës iu bë një nder i veçantë. Delegacioni i UÇK-së do të mbetej për një kohë në Tiranë, të tjerët vazhduan në Shkup e pastaj për në Prishtinë. Delegacioni i UÇK-së nuk u ndal në Shqipëri për të mbetur atje, por për të hyrë në Kosovë nga rrugët që ata i njihnin mirë, i kishin kaluar shumë herë. Pas dy-tri ditë të qëndrimit në Shqipëri, pjesa më e madhe e Delegacionit të UÇK-së do të kthehet në Kosovë.? (Jakup Krasniqi: ?Ushtria Çlirimtare e Kosovës: ?Kthesa e Madhe?, Botime ?Buzuku?, Prishtinë 2006, f. 201)
Por njerëzit e Drejtorisë Politike të UCK-së që përbënin delegacionin e saj në Rambouillet, gjithmonë kishin hyrë e dalë në Kosovë nëpërmjet Maqedonisë, prandaj nuk kishte kuptim që ata të ndaleshin në Tiranë, dhe të mos vazhdonin udhëtimin për në Maqedoni. Pse? Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë për kohën Paskal Milo, thotë në kujtimet e tij:
?Në Tiranë mbetën pesë anëtarët e delegacionit të UÇK-së: Thaçi, Krasniqi, Ram Buja, Azem Syla dhe Xh. Haliti (Zeka). Do t? i takoj të hënën në darkë.? (Paskal Milo:?Ditari i një Ministri të Jashtëm: konflikti i Kosovës?, Botimet ?Toena?, Tiranë 2009, f. 181)
Të hënën në darkë do të thotë në 22 mars. Një nga gjërat që Thaçi nuk e ka rrëfyer kurrë është se ku gjendej ai në momentin që nisën bombardimet e NATO-s kundër Serbisë, pra në mbrëmjen e asaj dite të mërkurë të 24 marsit 1999. Nisjen e bombardimeve të NATO-s ata e panë në televizor në dhomat luksoze të Hotel ?Rognerit?, në Tiranë. Prapa Malit të Dajtit, në afërsi të kryeqytetit shqiptar, sajoheshin skena të rreme ku Thaçi shfaqej kinse gjendej në Drenicë mes luftëtarëve të UÇK-së. Në fillim të prillit Thaçi udhëtoi për në Zvicër, me rastin që gruaja e tij do të lindte djalin e tij, çka ndodhi në 13 prill.
Pas përfundimit të Konferencës së Rambouillet, Thaçi do të hynte në Kosovë vetëm në 16 qershor 1999, katër ditë pas hyrjes së forcave të NATO-s atje. Por Thaçi do të hynte në Kosovë nga ajri, me helicopter. Si kronikan televiziv për të regjistruar hyrjen e tij në Kosovë Thaçi përzgjodhi Blendi Fevziun, i cili e shoqëroi Thaçin në udhëtimin me helicopter nga Tetova në Drenicë, ku me KFOR-in do të nënshkruhej Marrëveshja për demilitarizmin e UÇK-së. Fevziu shkruan për këtë udhëtim për të cilin ka bërë edhe një emision televiziv:
?Nëpër një udhëtim fantazmagorik, nga ata që ju ngjajnë vetëm gazetarëve dhe kryesisht gazetarëve ballkanas, kaluam nga Tetova në Drenicë, me një helikopter gjerman, së bashku me Hashim Thaçin dhe Arbër Xhaferrin. Qemë dëshmitarët e vetëm të bisedimeve mes UÇK dhe NATO-s për çarmatimin dhe patëm fatin të njohim pothuaj gjithë komandantët e UÇK, në një bazë që dikur kishte qenë qendër e shtabit të përgjithshëm, në një fshat që quhej Fshati i Ri, pranë Kleçkës në zonën e Drenicës.? (Blendi Fevziu, ?Para dhe pas kamerave?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 1999, f. 61)
Fevziun shkruan për takimin me Thaçin në Tetovë, në mes të qershorit 1999, para nisjes për në Kosovë:
?Një pjesë e komandantëve dhe trupave qenë zhvendosur tashmë në Prishtinë, ndërsa ai pritej të nisej të nesërmen. Një ditë më parë kishte takuar Majkon dhe Gjeorgjevskin. Nesër nisemi bashkë, na tha. E përsëriti këtë edhe në mbrëmje gjatë darkës në një restorant diku afër qendrës, që s? dihet nga e kishin mësuar disa të rinj shqiptarë që kishin zënë pritë për ta parë dhe duartrokitur kur të dilte. Të nesërmen u nisëm me të dhe Arbër Xhaferrin. Siç e kam shkruar asistuam në diskutimet për çarmatosjen e UÇK dhe njohëm gjithë komandantët e UÇK.? (Blendi Fevziu, ?Para dhe pas kamerave?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 1999, f. 63)
Hashim Thaçi hyri në Luftën e Kosovës si politikan dhe doli nga lufta si Kryeministër.
Ditën e hënë në emisionin STOP të televizionit Klan u denonc...
Nuk po merrem me formen dhe permbajtjen e tyre sot.Por, nuk ...
Megjithëse kanë kaluar 572 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, mes...
Gdhihu, ngrysu, mbars gruan, rrit kalamajtë; jeta e Bardhuli...
Zgjohem në mëngjes në kolonën zanore të Bashkim Hoxhës që le...
Kryebashkiaku i Tiranes z. Erion Veliaj, ne debat ne Opinion...
Sapo i kishin lëvizur prej aty. Afër një bordure betoni, një...
Atë biznesin e vogël të cilit ja kanë ngritur taksat, në Pri...
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Eshte perdhunuar 13 vjec, ka vrare dhunuesin kur ishte 18 dh...
Bashkia e Tiranës, si kurrë ndonjëherë në këtë qytet ka prod...
Nga Jamarbër MALLTEZIPersonat pergjegjes per shfarosjen e py...
Kam mbetur i habitur sot në orët e para të mëngjesit, kur me...
Nga Jonida HitoveiziPrej ditës së djeshme kam parë me gjakft...
Rama kërkon domosdoshmërisht të vendosë në krye të RTSH, “pë...
Në politikën tripolare shqiptare, trumpetat e Pranverës para...
Në katin e parë ka ardhur të banoi një italian. Gruan e ka n...
Bashkia e Tiranës, si kurrë ndonjëherë në këtë qytet ka prod...
BEJE MINISTER BEN BLUSHIN! Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.co...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...