E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Dje në Elbasan u konsumua një seancë e rëndë dhune dhe turpi! Për ta perceptuar atë, duhen shqisa. Dikush i ka dhe të tjerë jo. Këtyre të fundit nuk ua ka falë Zoti. Në vendin tonë ushtrohet dhunë verbale shtetërore.
Pas saj fshihet shkëlqesia e tij, Kryeministri i Shqipërisë. Pas kësaj fshehjeje del në dritë një histori e gjatë bashkëpunimi?e shoqërisë shqiptare me më të fortin e çastit, me pushtetin, me ofiqshpërndarësin, me bukëdhënësin, me bukëmarrësin, me atë që të shpall armik e hero, me atë që të çon dhe të rrëzon! Mes nesh dhe pushtetit ligji ka qenë gjithmonë veç një prezervativ.
Dje për të disatën herë patëm rastin të shohim e prekim karikaturën e demokracisë sonë! Karikatura e demokracisë së Partisë kryesore që na qeveris, karikatura e mjerimit njerëzor që di të turret veç me nuhatje, të vikasë me instinkt, të brohorasë me urdhër, të kërcënojë me porosi, karikatura e turmës që kërkon të poshtërojë individin, karikatura frikacake e trimërisë që fyen kundërshtarin e shefit, karikatura e turpit që nuk ndien turp na ra surratit si duhma e një stërvine në formë ndërgjegjeje, që kalbet tash sa mot në zgëqet e errëta të rrashtës sonë.
Besnikët e Sulltanit, besnikët e Pashës, besnikët e Mbretit, besnikët e Duçes, besnikët e Fyhrerit, besnikët e Sekretarit të Parë, besnikët e Kryeministrit të zgjedhur me votime të lira kanë vrarë në këtë vend historikisht besnikërinë ndaj arsyes njerëzore, ndaj humanizmit, ndaj ligjit dhe sot ndaj standardeve demokratike. Lal Krosët nuk zhduken kurrë mes nesh, ata thjesht pësojnë mutacion. Sigurisht janë shumë më të pandershëm, më grykës, më të pa soj. Ata vishen firmato dhe armët nuk i mbajnë në brez. Ata kanë emra tingëllues dhe zë të çjerrë.
Ata kanë fjalor me 100 fjalë. Injoranca e mendjes dhe verbëria e shpirtit është fuqia e tyre e pamposhtur. Zelli i tyre, rrënimi i civilizimit europian në këtë tokë. Skenat e djeshme ndaj Ben Blushit në Elbasan nuk janë rishtare. Fatkeqësisht, ato përsëriten si metastaza të një mentaliteti që ngjan me një flamë të pashqitshme. Ulërima e brohoritje, kërcënime e fishkëllima, pohime e ndalime, sy të ndezur, sy të skuqur për qetësinë e Edi Ramës. Në fakt, ai e ka humbur atë nëse gjykon qoftë edhe me kutin e vet të dikurshëm. Dje ka mbjellë një njollë, një vragë, që nuk do t?i shqitet lehtë nga fytyra e tij politike, duke ekspozuar një viktimë politike.
Gjesti i linçimit publik të rivalit partiak duke unifikuar reagimin në një të strukturave të partisë me të shtetit, duke gjykuar nga funksionarët e zgjedhur në atë sallë dhe punonjësit e administratës të kujton kohërat kur njeriu ishte thjesht kafshë pune. Kështu u hakërrehej turma deputetëve të opozitës në gjyqin e vitit 1946, ?tradhtarë?, ?të shitur? etj., etj. Ngjashëm dënoheshin priftërinjtë katolikë, të cilët shtyheshin nga turma, pështyheshin dhe tek u jepej verdikti me vdekje, shpërthenin këngët terroriste ?hakmarrje rini, dëshmori thërret? me hakmarrjen si koncept bazë të drejtësisë.
Po kështu në konferencën e Tiranës, në vitin 1956, nën vështrimin miklues të Enver Hoxhës si dje në Elbasan, delegatëve u shqyheshin bulcinje, u skuqeshin kokërdhokët e syve, u tendoseshin muskujt e barkut duke u çjerrë në demaskimin e atyre që kërkonin reformim, ndryshim të vijës së partisë, vënie në diskutim të kultit të individit e të tjera tema. Kryeministri, i cili i ka hipur qilimit fluturues dhe ka dalë anembanë vendit duke folur për suksese imagjinare e reforma të ngrata që e kanë zhytur vendin në depresion, i lejoi mediat në sallë vetëm gjatë fjalës së tij.
Më pas, në respekt të bindjes që ka për dialektikën demokratike, ia hoqi Blushit, njësoj si dikur fjala e armikut nuk përcillej, por veç dënohej nëpërmjet linçimit publik. Dje ka qenë një ditë e zezë për Partinë Socialiste dhe aspak e bardhë për të gjithë ata që presin standarde demokratike nga ky Kryeministër. Dje nuk është linçuar Ben Blushi, por një parti e tërë, gjithkush që nuk kërkon një ?sekretar të parë?. Ne e kemi bërë të udhës, sa herë që zhytemi në balten e historisë, t?ia hedhim fajin një individi që e kemi lejuar vetë dje dhe sot të bëhet i tillë.
Të bëhet aq i fortë sa të mundë dhe të poshtërojë forcën tonë për një jetë më cilësore, aq mujshar e tahmaqar sa të pshurrë mbi rregullat e përbashkëta, aq i dashuruar me karrigen sa të mendojë se e mori prej hyut dhe jo prej votës, ndaj i shpall luftë votës. Edi Ramës thjesht i pëlqen të jetë Kryetar e Kryeministër, pjesa tjetër nuk i intereson. Edi Rama, si gjithmonë në kësi ndodhish, zë bashin e vendit, merr kryet e dashit, pjesën e vet të patjetërsueshme të turpit, prej të cilit as skuqet e as zverdhet, si gjykim ai i mbetet së nesërmes, por aty ka turp me shumicë, me rrabat, siç thuhej dikur për të gjithë ata që e krijuan të tillë Edi Ramën, përfshi edhe Ben Blushin, për të gjithë ata që e lejuan të arrinte në këtë shfaqje, për të gjithë masën e atyre që mendojnë se pushteti buron nga Edi Rama dhe ai e shpërndan atë. Me pak fjalë, Edi sot nuk është vetëm në vallen e turpit që kërcehet para syve tanë. Salla e Elbasanit dje ishte një tempull turpi. Qysh dje Ben Blushi është më legjitim se kurrë në përpjekjen e tij. Qysh dje i ka bërë me turp gjithë kolegët e tij.
Panorama
Sot e kishte rradhën Kreshniku. Aktivistët e Aleancës kuq e ...
Fal Internetit, shqiptari sa më i ndershëm të jetë, aq më te...
A do të presë Shqipëria refugjatë dhe a duhet të presë Shqip...
Gjyqtarët e korruptuar, të cilët ambasada ka kohë që nuk u j...
Ne gati tre vjet qeverisje per socialistet dhe njekohesisht ...
Dua të çlodhem. Dua të qetsohem. Dua të kthjellohem. Dua të ...
Nëse dëshiron të kuptosh se sa malinje është politika shqipt...
Sot, Sajmir Tahiri ka inspektuar punimet që po bëhen në godi...
Profesori britanik James Pettifer është studiuesi i huaj i c...
Ditën e hënë në emisionin STOP të televizionit Klan u denonc...
Nuk po merrem me formen dhe permbajtjen e tyre sot.Por, nuk ...
Megjithëse kanë kaluar 572 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, mes...
Gdhihu, ngrysu, mbars gruan, rrit kalamajtë; jeta e Bardhuli...
Zgjohem në mëngjes në kolonën zanore të Bashkim Hoxhës që le...
Kryebashkiaku i Tiranes z. Erion Veliaj, ne debat ne Opinion...
Sapo i kishin lëvizur prej aty. Afër një bordure betoni, një...
Atë biznesin e vogël të cilit ja kanë ngritur taksat, në Pri...
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Eshte perdhunuar 13 vjec, ka vrare dhunuesin kur ishte 18 dh...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...