Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...
Ngjarja e Elbasanit, ku Ben Blushi sulmohet edhe fizikisht, janë një rikthim në vitin 1992, kur Berisha lëshonte truprojat e tij për të rrahur kundërshtarët. Vetëm se 24 vjet më vonë, gjithçka ngjan demode.
Është ende herët të besosh se Edi Rama ka urdhëruar dhunën ndaj Blushit. Por kjo ka pak rëndësi. Klima e krijuar në PS, është e tillë që stimulon agresivitetin. Agresorët dilnin para kamerave, të bindur se pas kësaj do të vinte promovimi dhe jo procedimi penal dhe përjashtimi nga partia.
Edi Ramës ka filluar i pëlqen përdorimi i zagarëve të sulmit, jo vetëm kundër Berishës, por edhe shokëve të tij. Ramën e bezdis çdo zë kundra. Zgjedhjet në parti janë një farsë. Por nuk duhet harruar se kjo është pika e fundit para degradimit të vendit. Sepse për shkak të rrethanave mund të fitosh zgjedhjet, por asgjë nuk mundet të frenojë pasojat ekonomike të degradimit politik.
Nëse ndokush në këtë vend do të kishte durim të hapte librin e statistikave të rritjes ekonomike, do vërente se periudhat më të begata, kanë qenë ato më demokratiket. Diktaturat, autoritarizmi, apo demokracia pa rregulla që përkthehet në anarki, janë vrasëset e ekonomisë. Çdo fishkëllyes, çdo antimitingash, mund të krenohet për veprën e tij dhe shpërblehet për atë që bën. Por në vizion afatgjatë, këtij vendi po i vë kazmën. Fjalimi i Ramës në Elbasan mund të jetë i mjaftueshëm për të tulatur kritikët. Thënia e tij se është hera e parë që po bëhen reforma, mund të hipnotizojë kujtesshkurtët. Thirra e tij (për hërë të parë) ?Rroftë Partia Socialiste?, mund të mallëngjejë syleshët. Por kjo parti as po bën reforma, as është demokratike, as është socialiste. Edi Rama do të bëjë kongresin dhe do të fitojë. Pas kësaj, vetëm ndonjë idiot mund të besojë se çka do të dalë nga kongresi, ka lidhje me një parti moderne socialdemokrate. Është kapaku mbi arkivol i një partie që i kishte të gjitha shanset të ishte një aset kombëtar, sesa të përfundonte në ndërmarrje me aksionerë Koço Kokëdhimën dhe Luan Bregasin. Të një organizate politike që e filloi me intelektualë si Dritëro Agolli dhe Moiko Zeqon dhe po përfundon në duart e Taulant Ballës. Që si figura politike kishte Fatos Nanon, Namik Doklen, e të tjerë mëndje të hapura dhe po përfundon jetë me përrallat e Bashkim Finos dhe barcaletat e Pandeli Majkos. Që si fabrikë politikanësh të rinj kishte FRESSH-in dhe po përfundon me pinjollë të Mjaft-it dhe Jolezën.
Thënia e Ramës se ?shqetësohem kur nuk më sulmojnë në mëngjes?, tingëllonte me të preferuarën e Musolinit ?shumë armiq, shumë nder?. Ngjan se janë të vërteta thëniet se Musolini është ndër të preferuarit e Ramës. Nga i cili Rama duhet të nxjerrë mësime.
Musolini kishte pjesën e vet të ndritur, ashtu si atë banale. Kishte Dino Grandin, siç kishte Staraçen. Musolini pëlqente Grandin, por përdorte Staraçen. I cili në vend se ti thoshte se në çfarë mjerimi po zhyste Italinë, nxirrte italianët në gjimnastikë mëngjesi; që në vend se të shqiptonte dy fjalë për t?u mbajtur mend para togës së pushkatimit, kritikoi ekzekutorin e tij që mbante keq automatikun. Staraçja është shembulli sesi banaliteti i bashkëpunëtorëve banalë, të thith. Banalitet, i cili në vend se të japë emër dinjitoz në histori, të bën të kujtohesh më shumë se për çdo gjë, për aktin e fundit, ku përfundon i varur nga këmbët. Pastaj, nëse varja nga këmbët është fizike apo morale, kjo ka shumë pak rëndësi për historinë./dritare.net
Linçimi i Blushit nga një turmë e ndërsyer është fotografia ...
Mediat europiane dhe amerikane po raportojnë se pushteti në ...
Linçimi publik që iu bë Ben Blushit në një mbledhje të parti...
Dje në Elbasan u konsumua një seancë e rëndë dhune dhe turpi...
Sot e kishte rradhën Kreshniku. Aktivistët e Aleancës kuq e ...
Fal Internetit, shqiptari sa më i ndershëm të jetë, aq më te...
A do të presë Shqipëria refugjatë dhe a duhet të presë Shqip...
Gjyqtarët e korruptuar, të cilët ambasada ka kohë që nuk u j...
Ne gati tre vjet qeverisje per socialistet dhe njekohesisht ...
Dua të çlodhem. Dua të qetsohem. Dua të kthjellohem. Dua të ...
Nëse dëshiron të kuptosh se sa malinje është politika shqipt...
Sot, Sajmir Tahiri ka inspektuar punimet që po bëhen në godi...
Profesori britanik James Pettifer është studiuesi i huaj i c...
Ditën e hënë në emisionin STOP të televizionit Klan u denonc...
Nuk po merrem me formen dhe permbajtjen e tyre sot.Por, nuk ...
Megjithëse kanë kaluar 572 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, mes...
Gdhihu, ngrysu, mbars gruan, rrit kalamajtë; jeta e Bardhuli...
Zgjohem në mëngjes në kolonën zanore të Bashkim Hoxhës që le...
Kryebashkiaku i Tiranes z. Erion Veliaj, ne debat ne Opinion...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...