Ministria e Arsimit vendos juntat ushtarake në universitete !
Nga Artan FugaJo, universitarët nuk e gëlltisin këtë rregull...
Të dhënat të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA tregojnë që kreu i LSI Ilir Meta ka lidhur një kontratë me Global Security and Innovative Solutions LLC, GSIS, me një faturë mujore prej 30 mijë dollarësh. (Kliko këtu për të parë dokumentin)
Qëllimi i kësaj kontrate sipas dokumenteve të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA është ?edukimi i qeverisë Amerikane dhe zyrtarëve të saj nëpërmjet kontakteve dhe komunikimit në lidhje me zotimin e LSI për implementimin e reformës në drejtësi.?
Kontrata ka gjithashtu për qëllim ?përmirësim e ekonomisë shqiptare dhe forcimin e qasjeve të sigurisë dhe programeve të sigurisë ushqimore.?
GSIS është një kompani konsulence me qendër në Uashington D.C., e cila përfshin në mes të partnerëve të saj ish zyrtarë të lartë amerikanë, ku përfshihet ish-kreu i Shërbimit Sekret Mark Sullivan, dhe David Aguilar ish kreu i departamentit të Doganave dhe Kufirit në SHBA.
E pyetur nga BIRN në lidhje me kontratën, Lëvizja Socialiste për Integrim, nëpërmjet një deklarate të shkruar tha se kompania e konsulencës është kontraktuar pas një vendimi të kryesisë, e cila ka autorizuar Zëvendëskryetarin Petrit Vasili të ndjekë realizimin e marrëveshjes me kompaninë amerikane Global Security and Inovative Services.
?Në bazë të kësaj Marrëveshjeje, GSIS do të këshillojë dhe konsultojë LSI-në, drejtuesit dhe përfaqësuesit e saj mbi çështje të rëndësishme në interes të vendit,? tha LSI.
?GSIS do të këshillojë LSI-në mbi politikat, angazhimin dhe vendosmërinë e saj për implementimin e reformave të rëndësishme për vendin, veçanërisht reformën në drejtësi, transparencën, zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, çështjeve të sigurisë, si dhe zhvillimin e bujqësisë dhe programet e sigurisë ushqimore, transportit, etj. LSI do të këshillohet për strategjitë e komunikimit mbi çështje strategjike në interes të vendit dhe intensifikimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë,? shkruhet në përgjigjen e LSI. (Kliko këtu për përgjigjen e plotë)
Sipas LSI kontrata me GSIS është e përmuajshme, me të drejtë rinovimi dhe zgjidhje. Të ardhurat për mbulimin e kontratës vijnë nga ?buxheti i shtetit, kuotat e anëtarësisë dhe donacione, në përputhje me ligjin për Financimin e Partive Politike.?
LSI saktëson se në buxhetin e saj të vitit 2016, ka parashikuar fonde për mbulimin e kësaj kontrate për një periudhë tre-mujore, pas së cilës do të vendoset nëse ajo do të vazhdohet më tej.
?Me Vendim Kryesie në fund të vitit 2015 dhe të bërë publik, në të cilin ishte parashikuar në zërin konsulencë/sondazhe shuma prej 5.000.000 lek, si dhe rishikuar më datë 20 shkurt 2016 dhe reflektuar me ndryshimet përkatëse dhe shtimin me 10.000.000 lek të zërit konsulencë/sondazhe,? tha LSI. (Kliko këtu për buxhetin e LSI)
?Në momentin e vlerësimit të ecurisë së kësaj kontrate nga Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim pas një periudhe tremujore, do të merret vendimi për vazhdimin ose jo të saj,? ajo përfundoi.
Sipas të dhënave të publikuara në projekt-buxhetin e vitit 2016 të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kontrata tre-mujore e konsulencës me GSIS do të konsumojë 26.1 për qind të buxhetit të kësaj partie gjatë këtij viti.
Në të shkuarën, partitë politike kryesore në Shqipëri si dhe qeveria shqiptare, kanë punësuar konsulentë të kushtueshëm në Uashington për të ndikuar mbi qëndrimet e Departamentit të Shtetit, kontrata që janë shoqëruar gjithmonë me debate.
Lëvizja Socialiste për Integrim punësoi DUTKO Worldwide, LLC në vitin 2009 para zgjedhjeve parlamentare, me një kosto prej 30 mijë dollarësh në muaj për periudhën nga 1 marsi deri në 30 qershor të atij viti, që përkon me zgjedhjet parlamentare. (Kliko këtu për dokumentin)
Në vitin 2010, LSI punësoi Blue Star Strategies, LLC për 22,500 dollarë në muaj. (Dokumenti)
Ndërsa qeveria e Berishës punësoi Podesta Group me një kontratë prej 60 mijë dollarësh në muaj, zyrtarisht për të mbështetur politikat e qeverisë. Gjithsesi, më pas u zbulua se lobuesi i paguar me paratë e shqiptarëve në emër të qeverisë, kishte punuar për të krijuar lajme denigruese për Edi Ramën, në atë kohë kreu i opozitës.
Partia Socialiste punësoi lobuesin Rasky Baerlain, e cila, në atë kohë, dërgoi me dhjetëra kërkesa në median ndërkombëtare në vitin 2010 në përpjekje për të organizuar intervista dhe për të promovuar mbulimin e krizës politike në Shqipëri./reporter.al
Nga Artan FugaJo, universitarët nuk e gëlltisin këtë rregull...
Gjykata e Lartë e ka kaluar çështjen “Frroku” për gjykim në ...
Disa shoferë janë përfshirë në një përleshje fizike tek Doga...
Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën se po b...
Deputeti demokrat Eduard Halimi ka deklaruar se Kryeministri...
Banka e Shqipërisë ka miratuar planin trevjeçar të prokurime...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka deklaruar...
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka deklaruar se është gat...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Gjatë vitit 2015 zona e Alpeve në Shqipëri ka qenë ndër më t...
Shefja për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë së BE-së, Federi...
Moderatori i emisionit “E Diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea, ë...
Një doganier i Pikës Doganore të Kakavijës ka rënë në pranga...
Sot, Sajmir Tahiri ka inspektuar punimet që po bëhen në godi...
Makina e Kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelilit është dje...
Një skenar për komandimin e drejtuesve të rinj në universite...
Gazeta britanike “The Huffington Post” ka dhënë dje alarmin ...
Mbledhja e djeshme e Këshillit për Legjislacionin nuk rezult...
Ish-Ministrja, njëherësh deputetja demokrate, Majlinda Bregu...
Sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për luft...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...