Digjet makina e Kryebashkiakut të Dibrës
Makina e Kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelilit është dje...
Sot, Sajmir Tahiri ka inspektuar punimet që po bëhen në godinën e re të Policisë, Rrugore. Me këtë rast ka përshëndetur donatorët që kanë bërë të mundur rikonstruksionin e saj, pa përmendur se kush janë.
Ky nuk është rasti më i spikatur i donacioneve të privatëve ndaj shtetit. Por është shumë shqetësues si praktikë e futur nga kjo qeverisje. Rikonstruktohet kryeministria, financuesit janë donatorë. Përmbytet vendi, financuesit e kompensimit të dëmeve janë donatorë. Do të riparohet ndonjë cep i qytetit, financuesit janë donatorë.
Është e kuptueshme që psikologjia e shumë ministrave edhe pse në vitin e tretë të qeverisjes, nuk arrin të shkëputet nga psikologjia e OJQ-ve që kanë pasur në pronësi ata apo bashkëshortët deri në qershorin e 2013-ës. Por shteti nuk është OJQ, nuk është fukarai që pret sadaka. Përkundrazi, është investitori më i madh i këti vendi. Dhe si i tillë nuk ka pse pret lëmoshë. Nuk ka pse pret lëmoshë Ministria e Brendshme, aq më tepër duke pasur parasysh karakterin diskret dhe imunitetin që duhet të ketë ndaj ndërhyrjeve nga jashtë. Nuk mund të jetë strehë fukarenjsh që ka nevojë për donatorë të lyhet kryeministria, pasi përfaqëson sovranitetin e vendit. Nuk kanë nevojë për sevap ministritë, pasi paguhen nga taksat e shqiptarëve.
Problem tjetër është mungesa e transparencës për dhuruesit. Folur shqeto, asnjë prej bisnesmenëve shqiptarë nuk ka krijuar ndonjë fond bamirësie që financon studimet e dikujt që shkëlqen në universitet por nuk ka mundësi të ndjekë studimet. Është një fakt domethënës ky, për të treguar sesa bamirësi lulëzon në zemrat e tyre. A keni parë ndonjë biznes shqiptar të financojë direkt ndonjë të varfër, pa pasur kamerat pas vetes dhe gjithmonë në prezencën e një zyrtari? Atëhere çështë kjo bamirësi e tyre për shtetin? Asgjë veçse një mardhënie korruptive, ku financojnë badihava sot, për të marrë tender apo favor nesër.
Një shtet ka mekanizma për të mbuluar veprimtarinë e vet. Roli i shtetit nuk është ai i koordinatorit të shpërndarjes së ndihmave që dhurojnë bizneset, por mbledhja e taksave dhe rishpërndarja e të ardhurave; nuk është kujdestari i konviktit që falenderon bamirësit por administratori dinjitoz që nuk le shtetasit e vet në dorën e mëshirës së privatit. Shteti ka një ministri financash që inventarizon, rregjistron, administron gjithë paranë e vendit, duke i dhënë dinjitet njerëzve në rishpërndarjen e tyre. Ka ligje rigoroze si jepen investimet dhe si duhen prokuruar punëmarrësit. Ndërsa kur futen në mes donatorët, thënë pa dorashka, është një mënyrë për të hedhur mjegull dhe shtuar një hallkë si ajo e donatorëve, që titullarët e dikastereve të abuzojnë duke përvetësuar në arkën e shtetit dhe të kenë justifikim për favorizime të privatëve që dinë të lyejnë rrotën. Kaq e thjeshtë është./dritare.net
Makina e Kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelilit është dje...
Një skenar për komandimin e drejtuesve të rinj në universite...
Gazeta britanike “The Huffington Post” ka dhënë dje alarmin ...
Mbledhja e djeshme e Këshillit për Legjislacionin nuk rezult...
Ish-Ministrja, njëherësh deputetja demokrate, Majlinda Bregu...
Sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për luft...
Analet e historisë, janë plot me momente fatale, të cilat st...
Një parti qe – i mungon kohezioni i brendshëm – solidariteti...
Besnik Aliaj nje nga arkitektet dhe urbanistet e njohur ne n...
Në tenderin për projektimin dhe ndërtimin e stadiumit të ri ...
Revista prestigjioze Forbes i ka kushtuar një artikull këngë...
Prokuroria e Kolumbisë kërkon të dhëna nga homologët e tyre ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qy...
Ish-Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ka akuzuar Kry...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka zhvilluar dit...
Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e autorit të...
Kinezeri TahireroreNe portalet kryesore shqiptare eshte bere...
Kreu demokrat Lulzim Basha duket se po kalon cdo pritshmëri ...
Mijëra refugjatë presin në kufirin greko-maqedonas në kampin...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se shefi i qeveri...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...