Forbes: 10 arsyet pse Dua Lipa do të bëhet yll i madh i muzikës pop
Revista prestigjioze Forbes i ka kushtuar një artikull këngë...
Në tenderin për projektimin dhe ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar, i cili do të ngrihet në vend të stadiumit ekzistues Qemal Stafa, mori pjesë vetëm një kompani.
Sipas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, kjo ofertë e vetme është bërë nga kompania shqiptare Alb-star shpk me qendër në Fier. Kompania nuk ka asnjë përvojë sado pak të ngjashme në fushën e ndërtimit të objekteve të këtij lloji.
Ky fakt konfirmon dyshimet se ndërtimi i stadiumit të ri kombëtar është një aferë korruptive dhe klienteliste e Federatës Shqiptare të Futbollit me bekimin, në mos bashkëpunimin, e qeverisë Rama. Qëllimi i farsës së ndërtimit të stadiumit të ri kombëtar është në fakt të krijojë një qëndër tregtare e cila do t?i kalojë në pronësi private klientëve të qeverisë dhe drejtuesve të Federatës.
Mënyra e organizimit të tenderit, termat antiligjore të referencës, dhe mbi të gjitha formula e financimit të projektimit dhe ndërtimit të stadiumit përjashtonin, praktikisht, çdo lloj mundësie që në tender të merrnin pjesë kompani serioze, e aq më pak kompani të huaja.
Sipas formulës së tenderit, kompania që do të projektojë dhe ndërtojë stadiumin duhet ta financojë vetë të gjithë ndërtimin, dhe për këtë nuk do të paguhet me para, por do t?i jepet në pronësi një pjesë e stadiumit e destinuar për përdorim tregtar.
Për këtë qëllim, kompania duhet të projektojë e ndërtojë stadiumin si një vepër sportivo-tregtare, pa asnjë kufizim paraprak në sipërfaqen dhe destinacionin e pjesës tregtare.
Me fjalë të tjera, stadium i ri kombëtar do jetë një godinë e kombinuar, mes një pjese sportive?fusha e futbollit, stendat për tifozët, dhomat e zhveshjes dhe disa dhoma të tjera për qëllime sportive,? dhe një pjese tregtare që do të përfshijë dyqane, qendër biznesi, ndoshta hotel, etj. e cila do të jetë në pronësi private.
Kjo lloj formule është, në fakt, e paligjshme pasi vendimi i qeverisë që ja kalon stadiumin Federatës Shqiptare të Futbollit e ndalon tjetërsimin e pronës për qëllime josportive.
Duke lënë mënjanë anën ligjore, formula që ka zgjedhur Federata dhe qeveria është novacion shqiptar, e padëgjuar dhe, aq më pak, e provuar më parë në botë.
Kjo lloj formule financimi është zgjedhur edhe pse ekzistojnë të gjitha fondet për financimin e stadiumit. Federata ka marrë nga UEFA rreth 10 milionë euro për ndërtimin, qeveria ka premtuar gjtihashtu 10 milionë euro, ndërkohë që miliona euro të tjera do të merren si shpërblim për kualifikimin në France 2016. Ndërkohë, kosto e ndërtimit të stadiumit të ri, me kapacitet rreth 22 mijë vende, vlerësohet rreth 25 milionë euro.
Tjetërsimi i stadiumit Qemal Stafa në pronësi private, për qëllime biznesi, është një aferë e gjatë e nisur nga qeveria Berisha, por e finalizuar plotësisht nga qeveria Rama. Procedurat e realizuara nga qeveria Berisha për kalimin e stadiumit nga pronësi shtetërore në një kompani të përbashkët federatë-qeveri ishin krejtësisht të paligjshme. Ndërsa të gjitha procedurat që po zbaton qeveria Rama për prishjen e stadiumit ekzistues dhe ndërtimit të një stadium të ri, me shumë gjasa, janë procedura kriminale./exit
Revista prestigjioze Forbes i ka kushtuar një artikull këngë...
Prokuroria e Kolumbisë kërkon të dhëna nga homologët e tyre ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qy...
Ish-Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ka akuzuar Kry...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka zhvilluar dit...
Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e autorit të...
Kinezeri TahireroreNe portalet kryesore shqiptare eshte bere...
Kreu demokrat Lulzim Basha duket se po kalon cdo pritshmëri ...
Mijëra refugjatë presin në kufirin greko-maqedonas në kampin...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se shefi i qeveri...
Asgjë nuk përbën çudi në Shqipëri! Në një vide të publikuar ...
Ambasadori amerikan Donald Lu ka deklaruar se disa gjykatësv...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka...
Përfaqësuesit e biznesit kanë shprehur pakënaqësitë lidhur m...
Deputeti Eduart Ndocaj ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama për...
Mbledhja e grupit parlamentar te PD—se ka qenë një betëjë e ...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në një tak...
Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 200 001 – 400 000 dh...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka sulmuar Sekre...
Biznesi i mesëm dhe ai VIP në Tiranë do të paguajnë tarifa p...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...