Çështja “Frroku” i kalon Gjykatës së Tiranës
Gjykata e Lartë e ka kaluar çështjen “Frroku” për gjykim në ...
Nga Artan Fuga
Jo,
universitarët nuk e gëlltisin këtë rregullore që na provokon me rastin e zgjedhjeve të drejtuesve të universiteteve publike.
Ne duam zgjedhje të lira dhe të ndershme të drejtuesve të rinj !
Punët kanë shkuar shumë larg. Na kërkohet të pranojmë dhe të bëhemi palë në shkeljen e ligjit dhe të Kushtetutës.
Po provokohemi duke na kërkuar të pajtohemi që për një periudhë të papërcaktuar kalendarike të pranojmë vendosjen e juntave me persona të komanduar nga politika në të gjithë hierarkinë universitare.
Ata mund të bëjmë pastaj çfarë të duan me universitetet, me pedagogët dhe studentët.
Na duhet të mbrojmë ligjin gjysëm-demokratik në fuqi nga sulmet dhe atentatet që i bëhen nga vetë autorët e tij.
Vetëm në diktaturën moniste ka ndodhur që shteti të shkeli me takat e këpucëve ligjet që ka nxjerrë vetë.
Kjo nuk është sjellje demokratike, as diktatoriale, kjo është sjellje tiranike sepse nuk njeh asnjë normë a ligj, të mirë a të keq, me të cilën pushtetari duhet t’i lidhi duart vetes së vet.
Ligja trajtohet si një shuk letre i qullur që i hidhet universitarëve në fytyrë.
« Dashkeni edhe të zbatohet ligji ju intelektualë ! Në satër ! »
Kemi arritur larg.
Një ministër guxon që me anë të një projekt-rregulloreje të shkelë me të dy këmbët ligjin dhe Kushtetutën.
A ka më llogaridhënie në këtë shtet apo jo ? A ka më përgjegjshmëri qytetare apo jo ?
Vetëm një injorant mund t?a hajë gënjeshtrën se diktatura dhe tirania, komandat ushtarake, janë mënyra më e mirë për të bërë zgjedhje demokratike në universitete apo në shkallë vendit.
Me diktaturë nuk ndërtohet dot as demokraci, dhe as progres.
Kush ka frikë nga zgjedhjet e lira në universitete dhe kërkon t?i manipulojë ato me çdo kusht ???
Larg kësaj kulture që do të na kushtojë shumë shtrenjtë po kaloi në universitete !
Na kërkohet që drejtësia, pra ankimimi, të bëhen me gjykata ad hoc, antikushtetuese, si në kohë lufte, me juristë të zgjedhur a të komanduar nga Ministria, a thua nuk e përcakton kushtetuta e Shqipërisë se cili sistem ka të drejtë të bëjë drejtësi në vendin tonë !
Jo, universitetet nuk mund të drejtohen me komanda ushtarake, me junta të komanduara pa asnjë legjitimitet ligjor dhe moral, nuk mund t?u jepen komisarëve politikë pushtete të pakufizuara as për periudha të caktuara !
« Diktatura e përkohshme » në Shqipëri është një koncept i dalë boje. Që nga Roma e Lashtë dhe më parë në Greqinë Antike, diktatorët e përkohshëm ishin tiranë.
Universitarët po provokohen rëndë duke i ndëshkuar të pranojnë të drejtohen me të komanduar si në kazermat ushtarake me komandantë, që për turp, mund të caktohen pa asnjë kriter, mund të kenë qenë edhe të dënuar, trafikantë, pa asnjë gradë shkencore, me formim nga kurse dhe shkolla me provime të marra pa ardhur në provim, me diploma fallco, madje edhe ndoshta analfabetë. Asnjë pengesë për të gjithë këta !
Ne duam të zbatohet ligja dhe të zgjedhim lirisht e të rinovojmë drejtuesit tanë !
Jo, juntave ushtarake në universitete !
Jo, puçit institucional në universitete !
Jo, « diktaturës të përkohshme » pa afat !
Jo manipulimit të zgjedhjeve të lira në Universitete me infrastruktura të komanduara dhe nën presionin e juntave ushtarake !
Jo teksteve zyrtare me gabime daktilografike, pa kulturë juridike, me gabime gjuhësore dhe logjike !
Gjykata e Lartë e ka kaluar çështjen “Frroku” për gjykim në ...
Disa shoferë janë përfshirë në një përleshje fizike tek Doga...
Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën se po b...
Deputeti demokrat Eduard Halimi ka deklaruar se Kryeministri...
Banka e Shqipërisë ka miratuar planin trevjeçar të prokurime...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka deklaruar...
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka deklaruar se është gat...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Gjatë vitit 2015 zona e Alpeve në Shqipëri ka qenë ndër më t...
Shefja për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë së BE-së, Federi...
Moderatori i emisionit “E Diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea, ë...
Një doganier i Pikës Doganore të Kakavijës ka rënë në pranga...
Sot, Sajmir Tahiri ka inspektuar punimet që po bëhen në godi...
Makina e Kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelilit është dje...
Një skenar për komandimin e drejtuesve të rinj në universite...
Gazeta britanike “The Huffington Post” ka dhënë dje alarmin ...
Mbledhja e djeshme e Këshillit për Legjislacionin nuk rezult...
Ish-Ministrja, njëherësh deputetja demokrate, Majlinda Bregu...
Sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për luft...
Analet e historisë, janë plot me momente fatale, të cilat st...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...