Qeveria kërkon rritjen e kuotave pranë Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim
Ministria e Financave është duke përgatitur dhe dërguar për ...
Ministria e Financave do të paguajë, nëpërmjet thesarit kompensimin e plotë për të burgosurit pa të drejtë. Deri tani janë ekzekutuar plot 690 vendime të kompensimit, duke planifikuar në buxhet mbi 830 milionë lekë.
Sikurse është e njohur, kompensimi i burgimit të padrejtë rregullohet nga dispozitat e Ligjit nr. 9381, dt. 28.04.2005 ?Për kompensimin e burgimit të padrejtë?.
Ky ligj parashikon që duhet të kompensohen për burgimin e padrejtë, ose periudhën e arrestit në shtëpi, të vuajtur padrejtësisht, personat për të cilët prokuroria ka pushuar hetimet, personat për të cilët gjykata ka dhënë pafajësinë dhe ata për të cilët është vendosur pushimi i çështjes.
Përfitojnë gjithashtu kompensim personat, që kanë vuajtur një dënim për një periudhë më të gjatë sesa ajo e parashikuar në vendimin gjyqësor, apo se sa afatet e parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale, në lidhje me afatet e paraburgimit.
Së fundi, e drejta për kompensim iu njihet edhe personave, për të cilët vendimi i dënimit, mbi bazën e të cilit iu është hequr liria është prishur nga një gjykatë e një shkalle më të lartë, ose nëse vërtetohet, që vendimi për heqjen e lirisë është marrë si rrjedhojë e një procedure të gabuar.
Ligji ka parashikuar shprehimisht që, detyrimi për kompensimin e burgimit të padrejtë përballohet nga Ministria e Financave, e cila duhet të thirret si palë në procesin gjyqësor, me anë të të cilit përcaktohet masa e kompensimit.
Ligji përmban gjithashtu edhe kriteret që duhet të vlerësohen nga gjykata, me qëllim caktimin e masës së kompensimit. Këto kritere janë të disa natyrave. Ato lidhen me situatën personale dhe familjare të personit si dhe me ekzistencën ose jo të marrëdhënieve të punës, para arrestimit të personit të dënuar padrejtësisht .
Janë parashikuar gjithsesi disa tarifa maksimale, që nuk mund të tejkalohen nga Gjykata në caktimin e masës së kompensimit. Konkretisht, për një ditë heqje lirie, në formën e paraburgimit, masa maksimale e kompensimit është 3000 lekë. Për një ditë heqje lirie, në formën e burgimit, masa maksimale e kompensimit është 2000 lekë. Ndërsa, për arrestin në shtëpi, masa maksimale e kompensimit është 1000 lekë/ditë.
Prej momentit të hyrjes në fuqi të ligjit nr. 49/2012, dt. 03.05.2012 ?Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative?, gjykimi i çështjeve me objekt ?kompensimin e burgimit të padrejtë?, është në kompetencë të Gjykatave Administrative.
Duke qënë se ka mjaft kërkesa për informacion që lidhet me sa më sipër, sqarojmë se përfaqësimi i Ministrisë së Financave në proceset gjyqësore bëhet nga degët e thesarit në rrethe nën drejtimin e drejtorise juridike në Ministrinë e Financave. Të gjitha kërkesat për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës, që mund të vijnë ose nga kreditori, ose nëpërmjet zyrave përbarimore, i kalohen Drejtorisë juridike.
Vendimet që kanë marrë formë të prerë dhe nuk mund të ankimohen, i kalohen Drejtorisë së Financës për çeljen e fondit.
Në zbatim të udhëzimit nr.7 datë 18.01.2008 ?Për procedurat që duhet të ndjekë Ministria e Financave për përfaqësimin dhe ekzekutimin e vendimeve të gjykatës me objekt dëmshpërblim për burgim të padrejte”, Drejtoria e Financës, pasi kontrollon dokumentacionin e marrë zyrtarisht, dërgon në gjykatë kërkesën për konfirmin, në rastet kur kërkesa në Ministrinë e Financave vjen nga kërkuesi. Në rast se kërkesa vjen nga zyrat përmbarimore, nuk kërkohet konfirmim nga Gjykata.
Kur dokumentacioni është i plotë Drejtoria e Financës në MF bën çeljen e fondit në degën e Thesarit të rrethit ku është marrë vendimi.
Fondi për ekzekutimin e vendimeve me objekt dëmshpërblim për burgim të padrejtë planifikohet në buxhetin e Ministrisë së Financave.
Ministria e Financave është duke përgatitur dhe dërguar për ...
Ndërsa çmimet e apartamenteve të reja pritet të rriten, si n...
Ndërsa agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme pohojnë ...
Ministria e Financave vijon thirrjen e saj ndaj subjekteve v...
Bashkia e Tiranës i ka shumëfishuar taksat dhe tarifat ndaj ...
Sipas raportit të BSH-së, borxhi publik për tremujorin e tre...
Tenderi për zonën e lirë të Spitallës në një sipërfaqe prej ...
Drejtoria e Përgjithshme e Harmonizimit të Kontrollit të Bre...
Kompania e britanike e asistencës në dogana, Crown Agents në...
TABELA KRAHASUESE: Pse çmimet e naftës në Shqipëri janë gati...
Përfaqësues të biznesit në Shqipëri e Kosovë janë angazhuar ...
Mjaft faktorë, por edhe ngrohja globale bëjnë që çmimet e na...
Studimi i studios franceze Sogreah e cila analizon skemat e ...
Shtrenjtohen arsimi dhe ushqimet, ndërkohë që karburantet ul...
Ndërsa në Shqipëri prej kohësh tashmë po mungojnë lajmet e k...
Drejtori i ri i Përgjithshëm Ekzekutiv i kompanisë Tirana In...
Në aktivitetin e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, ...
Rritja ekonomike në shtetet e Europës Qendrore pritet të nga...
Qeveria rishikoi me ulje treguesin e rritjes ekonomike për p...
Qysh në vitin 2013 kur ish qeveria Berisha miratoi ligjin e ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...