Aksident në aksin Elbasan-Librazhd/ Automjeti del nga rruga, humb jetën i riu
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Ndërsa çmimet e apartamenteve të reja pritet të rriten, si një faktor lehtësues për individët, situata është shumë e favorshme për të marrë kredi hipotekore. Interesat janë në nivelet e tyre minimale historike, ndërsa bankat kanë raportuar se për individët, standardet e kredisë do të vijojnë të lehtësohen, si për financimin e blerjes së banesës, ashtu edhe për kredinë konsumatore?.
Interesat e kredive në lekë nuk kanë qenë asnjëherë kaq të lira sa sot. Sipas statistikave mujore të Bankës së Shqipërisë, në nëntor 2015, interesi mesatar i kredive të reja mujore në lekë, me afat maturimi mbi 5 vjet (ku përfshihen dhe huat për shtëpi që zakonisht janë afatgjata) zbriti në 5.53%, një nivel rekord historik i ulët ky. Për krahasim në janar të vitit 2009, të njëjtën hua e merrje me një interes 15%.
Rënia e interesave në lekë nuk lë asnjë dilemë për monedhën me të cilën duhet të marrësh huan, ndërsa më parë konsumatorët preferonin huan në euro, që ishte me interesa të ulëta, por mbarte rrezikun e zhvlerësimit për të gjithë ata që i kishin të ardhurat në lekë.
Edhe statistikat e Bankës së Shqipërisë e tregojnë qartë, që tendenca e kredisë për shtëpi është orientuar drejt lekut. Stoku i huas në monedhën vendase ka shënuar rritje të vazhdueshme, duke arritur në 41.3 miliardë lekë në fund të nëntorit, pothuajse dyfishim në raport me janarin 2009.
Në euro, stoku ishte 60 miliardë lekë në nëntor, me rënie 8% me janarin 2009.
Krahas interesave të lira në lekë, individët kanë shansin të paguajnë më pak komisione, apo dhe të përfitojnë afate më të gjata maturimi, çka bën të mundur që këstet mujore të jenë më të ulëta.
Banka e Shqipërisë, në vrojtimin fundit të aktivitetit kreditues, raporton se bankat vijuan të lehtësojnë standardet e kredive të akorduara individëve në tremujorin e katërt të vitit 2015. Përqindja neto e bankave që raportuan lehtësim të standardeve vlerësohet e rritur, nga 8.8% në tremujorin e mëparshëm në 13.3% në tremujorin në analizë. Sipas bankave, standardet rezultuan të lehtësuara si për kreditë për blerje banese (balanca vlerësohet në 13.3% nga 7.9% një tremujor më parë), ashtu edhe për kreditë konsumatore (balanca vlerësohet në 16.4% nga 14.0% një tremujor më parë). Bankat u shprehën se standardet e kredisë së akorduar individëve si për financimin e blerjes së banesës, ashtu edhe për financimin e konsumit, do të vazhdojnë të mbeten në kahun lehtësues në tremujorin e parë të vitit 2016.
Bankat u shprehën se raporti i këstit me të ardhurat vijoi të ndikojë në kahun lehtësues të standardeve, në të njëjtën madhësi si në tremujorin e mëparshëm. Gjithashtu, zvogëlimi i komisioneve vlerësohet të ketë ndihmuar lehtësisht në zbutjen e standardeve të kredidhënies./Monitor
Ndërsa agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme pohojnë ...
Ministria e Financave vijon thirrjen e saj ndaj subjekteve v...
Bashkia e Tiranës i ka shumëfishuar taksat dhe tarifat ndaj ...
Sipas raportit të BSH-së, borxhi publik për tremujorin e tre...
Tenderi për zonën e lirë të Spitallës në një sipërfaqe prej ...
Drejtoria e Përgjithshme e Harmonizimit të Kontrollit të Bre...
Kompania e britanike e asistencës në dogana, Crown Agents në...
TABELA KRAHASUESE: Pse çmimet e naftës në Shqipëri janë gati...
Përfaqësues të biznesit në Shqipëri e Kosovë janë angazhuar ...
Mjaft faktorë, por edhe ngrohja globale bëjnë që çmimet e na...
Studimi i studios franceze Sogreah e cila analizon skemat e ...
Shtrenjtohen arsimi dhe ushqimet, ndërkohë që karburantet ul...
Ndërsa në Shqipëri prej kohësh tashmë po mungojnë lajmet e k...
Drejtori i ri i Përgjithshëm Ekzekutiv i kompanisë Tirana In...
Në aktivitetin e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, ...
Rritja ekonomike në shtetet e Europës Qendrore pritet të nga...
Qeveria rishikoi me ulje treguesin e rritjes ekonomike për p...
Qysh në vitin 2013 kur ish qeveria Berisha miratoi ligjin e ...
Qeveria shqiptare njoftoi mosrinovimin e kontratës me kompan...
Qeveria shqiptare ka vendosur të mos e rinovojë kontratën dy...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...