Çmimet e naftës në rënie të lirë
Mjaft faktorë, por edhe ngrohja globale bëjnë që çmimet e na...
Përfaqësues të biznesit në Shqipëri e Kosovë janë angazhuar në projekte për liberalizimin dhe thjeshtimin e procedurave fiskale, tatimore dhe doganore si dhe për harmonizimin e sistemit të taksimit në dy vendet.
Ndryshimi në shifra është i dukshëm. Volumi i eksporteve nga Shqipëria drejt Kosovës për vitin 2015 ishte 11.4 % më shumë se një vit më parë. Në strukturën e mallrave ?Made in Albania? që kalojnë traun e doganave të Republikës së Kosovës më të preferuar mbeten metalet e rënda, giza dhe çeliku, si dhe lëndët djegëse e mineralet. Tregu kosovar parapëlqen edhe produktet bujqësore, fruta dhe perimet nga Shqipëria. Por tutje shifrave, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe ekspertë në marrëdhëniet mes dy vendeve shohin përveç pavarësisht të klimës ende problematikë dhe resurse të pashfrytëzuara.
Jo vetëm shkëmbime tregtare, por dhe projekte investimesh
Presidenti i BiznesAlbania, Luan Bregasi, i përshkruan mardhëniet ekonomike dhe tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës si të dëshiruara për të dy anët e kufirit dhe për të dy komunitetet e biznesit. Bregasi shikon mundësi rritjeje të tyre dhe shpjegon për Deutsche Welle-n disa arësye se përse kooperimi është intensifikuar:
?Së pari, mentalitetet përgjithësisht të njëjta të kompanive shqiptare dhe atyre të Kosovës krijojnë marrëdhënie besimi dhe me ndikim për të investuar në mënyrë reciproke. Së dyti, Porti i Durrësit dhe Autostrada Durrës-Prishtinë ka lehtësuar trasportin e mallrave nga njeri destinacion te tjetri dhe kanë ndikuar në rritjen e shkëmbimeve tregtare. Së treti, mjaft kompani shqiptare dikur kishin përfaqësi të kompanive të tyre në Kosovë, ndërsa tani kanë hapur degë, filiale të regjistruara në zyrat e tatim-taksave dhe kryejnë veprimtari të rregullt ekonomike financiare. Së katërti, duhet theksuar se këto dy tre-vitet e fundit mjaft kompani nga Kosova kanë investuar kapitalet e tyre në Shqiperi si p.sh. kompania ELKOS GROUP dhe DEVOLLI GROUP, të cilat kanë projekte dhjetra milonë Euro për të investuar. Pra, nuk kemi vetëm shkëmbime tregtare midis dy shteteve, por dhe projekte investimesh që po vijnë në rritje.
Heqja e tarifave dhe barrierave doganore
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka, i referohet informacioneve dhe vlerësimeve që ka organizata e tij, që siç thotë ai, është lajm i mirë që muajt e fundit nuk pasur raste konflitesh, ndërprerjesh, a precedentë negativë në marrëdhëniet ekonomike e tregtare mes dy anëve të kufirit. Nga aspekti i imazhit jemi mirë, por kjo nuk do të thotë që në terma konkretë kemi kapur pritmëritë në nivelin e kooperimit dypalësh, thotë Jaka për Deutsche Welle-n.
?Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë së Tiranës i mbetet opcionit se ajo që do të intensifikonte marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës është heqja e tarifave dhe barrierave doganore, e thënë me fjalë të tjera, heqja e kufijve doganorë për mallrat ose transportin e udhëtarëve. Mes komuniteteve të biznesit të dy shteteve ka në nivele të ndryshme nisma e projekte konkrete të përbashkëta, të cilat ndikojnë pozitivisht në rritjen e kapaciteteve të tregut e për rrjedhojë të ofertë kërkesës. Treguesi i zmadhimit të volumit të investimeve është rrjedhojë e ndërgjegjësimit të grupeve tona të interesit, por ama resurset e pashfrytëzuar mbeten sërish të mëdha?.
Nikolin Jaka përmend akordet mes Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Tiranës dhe Odës Ekonomike të Kosovës, të cilat kanë si prioritete liberalizimin dhe thjeshtimin e procedurave fiskale, qoftë tatimore qoftë doganore; njehsimin e sistemit të taksimit dhe ajo që përmendet gjithmonë në takimet mes tyre: heqja e kufijve doganorë mes dy vendeve.
?Nga Tirana zyrtare dhe Prishtina zyrtare pritmëria jonë është që të ketë një strategji të prekshme, konkrete, komplementare për nxitjen e investimeve në ato fusha që kanë potencial zhvillimi të qendrueshëm?- thotë Jaka.
Agjendë të përbashkët kanë dhe BiznesAlbania në Tiranë, si organizata më e madhe dhe më përfaqësuese e punëdhënësve në Shqipëri dhe shoqata ?Aleanca e Bizneseve të Kosovës?, të cilat organizojnë takime pune dhe analiza. Luan Bregasi thotë se me pjesëmarrjen edhe të drejtorëve të doganave nga të dy shtetet dhe kryeministrin Edi Rama, u është rekomanduar qeverive për zgjidhjen e problemeve që kanë doganat në Shqipëri dhe Kosovë.
?Kemi promovuar kompani të suksesshme shiptare në Kosovë dhe ato të Kosovës në Shqipëri. Së bashku me homologët tanë kemi krijuar Dhomën Kombëtare Tregtare me biznesmenë nga të dy anët e kufirit, si një institucion që ndihmon, mbështet dhe zgjidh problemet që kanë bizneset?.
Konteksti rajonal, për tërheqjen e investimeve të huaja
Nikolin Jaka nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës shikon edhe më gjerë marrëdhëniet mes dy vendeve, në kontekstin politik rajonal dhe në procesin e integrimit evropian. Sipas tij, Konferenca e Berlinit, ajo e Vjenës dhe vijimi i kësaj iniciative të bashkëpunimit rajonal që mbështet fuqishëm nga Gjermania dhe vendet anëtare të BE-së e kanë nxjerrë më shumë se asnjëherë në dukje domosdoshmërinë mes integrimit në rradhë të parë të vendeve aspirante për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.
?Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina janë nën presionin pozitiv të BE-së për ndërmarrjen e iniciativave të përbashkëta për zhvillimin, për ta bërë këtë pjesë të rajonit sa më artaktive për investimet e tyre dhe të huaja, për të cilat ka shumë nevojë. Komuniteti i biznesit beson se po të ketë përgjegjshmëri dhe seriozitet nga autoritetet e gjashtë vendeve mbështetja e BE-së do të jetë eficente dhe me impakt të shpejtë? ? thotë për Deutsche Welle-n, Nikolin Jaka./DW
Mjaft faktorë, por edhe ngrohja globale bëjnë që çmimet e na...
Studimi i studios franceze Sogreah e cila analizon skemat e ...
Shtrenjtohen arsimi dhe ushqimet, ndërkohë që karburantet ul...
Ndërsa në Shqipëri prej kohësh tashmë po mungojnë lajmet e k...
Drejtori i ri i Përgjithshëm Ekzekutiv i kompanisë Tirana In...
Në aktivitetin e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, ...
Rritja ekonomike në shtetet e Europës Qendrore pritet të nga...
Qeveria rishikoi me ulje treguesin e rritjes ekonomike për p...
Qysh në vitin 2013 kur ish qeveria Berisha miratoi ligjin e ...
Qeveria shqiptare njoftoi mosrinovimin e kontratës me kompan...
Qeveria shqiptare ka vendosur të mos e rinovojë kontratën dy...
Shqipëria vitet e fundit është shndërruar në një pikë atraks...
Teksa fushata për dhënien e koncesioneve me partneritet publ...
Përqindja e punonjësve që mund të zëvendësojë kompjuteri në ...
Qeveria do të liberalizojë edhe më tej ekonominë publike nëp...
Kompania Petromanas njoftoi dje se ka vendosur të shesë pjes...
Qeveria do të liberalizojë edhe më tej ekonominë publike nëp...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shpallur garën për fu...
Vendi është një shembull i gjallë i “mallkimit të pasurive”,...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...