Me thirrjet kundër qeverisë/ Vijon protesta para Kryeministrisë
Vijon prej gati tre orësh protesta në bulevardin “Dëshmorë...
Vijon prej gati tre orësh protesta në bulevardin “Dëshmorë...
Kompania Petromanas njoftoi dje se ka vendosur të shesë pjesën e saj të aksioneve të aseteve të saj në Shhqipëri te gjigandi ndërkombëtar i naftës Shell. Sipas kompanisë, të 25 për qind e aksioneve të saj u shitën për 45 milionë dollarë.
Transaksioni, megjithëse i parëndësishëm nga pikëpamja ekonomike për shqiptarët, sugjeron se Shell vijon ta konsiderojë zbulimin e Shpiragut si një aset të vlefshëm dhe me perspektivë të mirë.
Të njohur si Blloqet 2 dhe 3, Shpiragu dhe Molishti, këto dy blloqe të zbuluara fillimisht nga Oxidental Petroleum shumë vite më parë, supozohet se mbartin përkatësisht 233 dhe 142 milionë fuçi ekujvalente të naftës respektivish.
Lajmi për blerjen e aksioneve të Petromanas nga Shell u përshëndet dje edhe nga Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, i cili e konsideroi atë ?lajm të mirë?.
Puse të thella
Shpiragu u shpua fillimisht në vitin 2001 nga Oxidental Petroleum dhe pusi arriti në thellësinë 5,200 metra, një thellësi shumë e madhe kjo duke pasur parasysh se burimet aktuale të naftës që shfrytëzohen në Shqipëri kanë thellësi relativisht të ulët ku shumica bie në brezin e 300-700 metrave thellësi dhe ku pusi më i thellë i hapur më parë arriti në rreth 3,700 metra.
Pusi i vitit 2001, jo vetëm që zbuloi një burim të ri nafte në Shqipëri, por ai u shpall edhe zbulimi i parë i naftës së lehtë.
Gjithsesi, pasi realizoi prodhim për test duke arritur në 400 deri në 1200 fuçi në ditë, (një fuçi është e barabartë me rreth 159 litra naftë), Oxidental vendosi ta braktisë zbulimin si pa leverdi. Në atë kohë, disa ekspertë shqiptarë besonin se pusi në fjalë, nëse do të hynte në prodhim, do të sillte rritje të konsiderueshme të prodhimit, i cili në atë kohë qe në minimumin historik që pati parë Shqipëria.
Vetëm në vitin 2012, kompania Petromanas arriti një marrëveshje me holandezen Shell dhe vendosi të shpojë një pus të dytë. Kostoja e shpimit të pusit Shpirag-2 u rrit për shkak të vështirësive të ndryshme të hasura gjatë shpimit, nga 31 milionë që e planifikuar në fillim, në 70 milionë.
Pusi arriti me vështirësi në thellësinë 5,553 metra dhe filloi testimin e prodhimit duke realizuar prodhim deri në 1,500-2,200 fuçi naftë në ditë. Sa për krahasim, Bankers Petroleum gjatë vitit të kaluar realizoi prodhim mesatar ditor prej 20 mijë fuçish. Pusi Shpirag-2 konfirmoi se në këtë basen gjendet naftë e lehtë, ndryshe nga nafta e Patos Marinzës, e cila është e rëndë.
Pavarësisht kësaj, pusi nuk shfrytëzohet për prodhim komercial, por kompania ka vendosur të shpojë një pus të tretë të quajtur Shpirag-4 dhe një të katërt, të quajtur Molisht-1. Shpirag-3 është planifikuar të jetë deri në 6,743 metra i thellë. Nëse del me sukses, ai mund të prodhojë deri në pesë mijë fuçi naftë në ditë, një rritje me 25 për qind nga prodhimi i Bankers Petroleum.
Shqipëria aktualisht takson naftën e nxjerrë nga nëntoka me rentë minerare në masën 10 për qind, ndërsa supozohet se pas rekuperimit të investimit, kompania koncesionare do të duhet të paguajë një normë tatim-fitimi në masën 50 për qind.
Një lidhje italiane?
Petromanas argumenton se burimi i Shpiragut ka ngjashmëri të madhe me disa burime nafte të zbuluara në fund të viteve 1980 në Italinë e Jugut dhe se kjo sugjeron se bëhet fjalë për një zbulim me ?përmasa të mëdha?.
?Ngjashmëria nuk e rrit probabilitetin e suksesit në Shqipëri, por gjithsesi rrit përmasat potenciale të zbulimit,? sugjeron kompania në një prezantim për klientët e saj.
Në fund të viteve 1980, në Itali u zbuluan dy fusha nafte, Val d?Agri me madhësi të vlerësuar në 420 milionë fuçi naftë ekujvalente dhe Tempa Rossa me madhësi të vlerësuar 200 milionë fuçi.
Legjenda e lundrimit mbi naftë
Në kohën e komunizmit, një teori që qarkullonte mes inxhinjerëve të naftës thoshte se nafta e zbuluar aktualisht është një migrim i një burimi më të madh nafte që duhet të gjendet diku në thellësi. Që kur Shqipëria hapi dyert për kompanitë e huaja në fushën e kërkimit të naftës pas rënies së komunizmit, shumë kompani kanë shpenzuar disa qindramilionë dollarë në hapjen e puseve në pjesë të ndryshme të jugut të Shqipërisë si dhe në det.
Shumë shpesh, Shqipëria është bombarduar me lajme mbi mundësinë e ekzistencës së burimeve të stërmëdha të ?zbuluara? por që në fakt rezultuan vetëm lajme spekulative.
Në vitin 2008, një Manas, njoftoi se sipas vlerësimeve të pavarura, në një basen mes Durrësit dhe Koplikut mund të gjenden deri në 3 miliardë fuçi naftë dhe 3 trilionë metra kub gaz. Në fakt, përveç njoftimit, naftë nuk kishte. Disa kompani të tjera ndërkombëtare janë larguar ndërkohë nga Shqipëria pasi shpimet e tyre nuk nxorrën rezultat.
Të vetmet burime nafte aktualisht në shfrytëzim, janë ato të zbuluara më parë./ Nga Gjergj Erebara, Birn
Qeveria do të liberalizojë edhe më tej ekonominë publike nëp...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shpallur garën për fu...
Vendi është një shembull i gjallë i “mallkimit të pasurive”,...
Drejtoria Rajonale e Tatimore vijon aksionin kundër informal...
I. Ndryshimet në ligjin nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për taksa...
Volumi i tregtisë së jashtme të Shqipërisë pësoi rënien e pa...
Kohët e fundit kam parë nga afër, dy prej aplikimeve më revo...
Doganat shqiptare kanë qenë në qendër të akuzave për kontrab...
Grupi Këshillimor i Stabilitetit Financiar, trupa më e lartë...
Bashkitë e reja duhet të tërheqin financimin e qeverisë në f...
Shqipëria ka një kapacitet për të shtuar prodhimin e energji...
Qeveria shqiptare do të privatizojë kompaninë e sigurimeve I...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të nisë kontrollet pë...
Në bazë të analizës së riskut, bizneset do të kontrollohen p...
Në Kuvend ka mbërritur projektligji për sigurimin e depozita...
Banka e Shqipërisë publikoi përmbledhjen e të rejave shkenco...
Një zhvillim i paparashikuar edhe nga prodhuesit më të mëdhe...
Ministria e Financave bëri me dija para disa ditësh se do të...
Viti 2016 solli në tregjet ndërkombëtare një befasi të madhe...
Sipas drejtuesve të agjencive të këmbimit valutor gjatë katë...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...