FOTOLAJM/ 47 ditë proteste, qytetarët me pankarta "pikante"
Mijëra qytetarë janë grumbulluar edhe këtë të enjte për pr...
Mijëra qytetarë janë grumbulluar edhe këtë të enjte për pr...
Volumi i tregtisë së jashtme të Shqipërisë pësoi rënien e parë në shtatë vjet si pasojë e reduktimit paralel të eksporteve dhe importeve ndërsa deficiti tregtar u rrit.
Volumi i tregtisë së jashtme të Shqipërisë ra me 2.5 për qind në vitin 2015 në 787.5 miliardë lekë (5.6 miliardë euro) e shkaktuar nga rënia e eksporteve me 5 për qind dhe rënia e importeve me 1.4 për qind, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave.
Kjo është hera e parë që nga viti 2010 që volumi i tregtisë së jashtme të vendit është reduktuar, duke reflektuar njëkohësisht konjukturën e çmimeve të ulëta të mallrave të tregtisë ndërkombëtare dhe dobësisë së konsumit, investimeve dhe aktivitetit prodhues të Shqipërisë.
Eksportet në vitin 2015 qenë 243.2 miliardë lekë, (1.7 miliardë euro), ose 12.5 miliardë lekë më pak se sa në vitin 2014. Hera e fundit që eksportet e Shqipërisë kanë pësuar rënie, ka qenë rasti i krizës ekonomike dhe financiare botërore të vitit 2009.
Fundi i industrisë së lëndëve të para?
Eksportet e Shqipërisë janë rritur me ritme të larta përgjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit për shkak të bazës shumë të vogël të nisjes si dhe për shkak të rigjallërimit të industrisë së lëndëve të para, kryesisht minerale dhe naftë që nga viti 2000. Seria e të dhënave të INSTAT tregon se eksportet shqiptare u rritën me mesatarisht 13 për qind në vit nga viti 2000 deri në vitin 2015, ku rënie është shënuar vetëm në vitin 2009 dhe në vitin 2015.
Importet gjatë të njëjtës periudhë janë rritur me mesatarisht 8.3 për qind në vit ku rënia e vetme është shënuar në vitin 2008 dhe në vitin 2015.
Rritja e eksporteve është ushqyer para së gjithash nga rritja e eksporteve të grupit Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike, të cilat gjatë viteve të fundit zinin një të tretën e të gjithë eksporteve. Por gjatë vitit 2015, eksportet e këtij grupi mallrash ranë me 25 për qind, pjesërisht si pasojë e çmimeve shumë të ulëta të naftës dhe mineraleve bazë dhe pjesërisht si pasojë e rënies së prodhimit fizik në minierat e bakrit apo në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës.
Grupi tjetër që pësoi rënie dhe që lidhet gjithashtu me shfrytëzimin e burimeve natyrore të vendit është ai i Materialeve të Ndërtimit dhe Metaleve, eksportet e të cilave ranë me 4.9 për qind.
Në anën e lajmeve të mira, grupi i mallrave Tekstile dhe Këpucë vijoi të rritet edhe gjatë vitit 2015 me 4.8 për qind në krahasim me vitin e mëparshëm.
Grupi Ushqim, Pije dhe Duhan vijoi rritjen e viteve të shkuara. Gjatë vitit 2015, eksportet e këtij grupi u rritën me 26 për qind duke arritur në 21 miliardë lekë.
Pjesa dërrmuese e volumit tregtar të Shqipërisë vijoi të kryhet me vendet e Bashkimit Europian, nga të cilat gjatë vitit 2015 erdhën 61 për qind e importeve dhe shkuan 75 për qind e eksporteve. Italia është partneri më i madh tregtar i Shqipërisë ku shkuan 51 për qind e eksporteve shqiptare dhe nga ku erdhën 30 për qind e të gjitha importeve.
Nga Gjergj Erebara/ Birn
Kohët e fundit kam parë nga afër, dy prej aplikimeve më revo...
Doganat shqiptare kanë qenë në qendër të akuzave për kontrab...
Grupi Këshillimor i Stabilitetit Financiar, trupa më e lartë...
Bashkitë e reja duhet të tërheqin financimin e qeverisë në f...
Shqipëria ka një kapacitet për të shtuar prodhimin e energji...
Qeveria shqiptare do të privatizojë kompaninë e sigurimeve I...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të nisë kontrollet pë...
Në bazë të analizës së riskut, bizneset do të kontrollohen p...
Në Kuvend ka mbërritur projektligji për sigurimin e depozita...
Banka e Shqipërisë publikoi përmbledhjen e të rejave shkenco...
Një zhvillim i paparashikuar edhe nga prodhuesit më të mëdhe...
Ministria e Financave bëri me dija para disa ditësh se do të...
Viti 2016 solli në tregjet ndërkombëtare një befasi të madhe...
Sipas drejtuesve të agjencive të këmbimit valutor gjatë katë...
Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO) ka publikuar raportin...
“Te vrasesh nje mbret” eshte nje film, i cili pershkruan zhv...
Në një memo të posaçme grupi i punës në ministrinë e Financa...
Lonidha Çobo, drejtori i përgjithshëm i kompanizë kanadeze t...
Tregjet financiare në mbarë botën kanë rënë, me investitorët...
Qëllimi i është gjurmimi i zinxhirit të TVSH dhe përmirësimi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...