Çështja e aeroportit të Vlorës/ Gjykata e Tiranës "ngrin" situatën
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur të ngrijë si...
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur të ngrijë si...
Një zhvillim i paparashikuar edhe nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë rrezikon të lërë ekonominë tonë në udhëkryq këtë vit. Industria e naftës në vend pezullon investimet, ndërsa ka shkurtuar 500 vende pune në pak muaj.
NGA ALBANA MUÇAJ
?Transoil Grup?, kompania e nxjerrjes dhe kërkimit të naftës në vend me 150 të punësuar, planifikon të shkurtojë 66% të vendeve të punës pak ditë më parë. Burime brenda kompanisë bëjnë të ditur se vendimi erdhi pas uljes së çmimit të naftës në tregun botëror nën 30 dollarë për fuçi. Vendimi drastik, për të çuar në shtëpi më shumë se gjysmën e punonjësve, erdhi pas një plani të mëparshëm për të ulur me vetëm 20% shpenzimet për paga.
Por, po të shohim vetëm planin e dy javëve më parë të kompanisë, kur kishte mbi tavolinë dy skenarë të zhvillimit të punës, kuptohet se industria e naftës në vendin tonë ka marrë rrokullimën. Vetëm pak ditë më parë, kjo kompani, planifikonte të investonte nëse çmimi i kalon 60 dollarë për fuçi, dhe do të punonte për të ulur shpenzimet, nëse çmimi do të ishte nën këtë kufi. Nuk flitej për shkurtime nga puna, për sa kohë nuk pritej zbritja e çmimit nën koston e prodhimit.
Por përgjysmimi, e më shumë i stafit të një kompanie, është vetëm maja e ajsbergut të një industrie që ka hyrë në kolaps në të gjithë botën. Të gjitha sipërmarrjet, mes kërkimit, nxjerrjes, përpunimit e eksportit të naftës, kanë ?fikur motorët?.
Kompania më e madhe në këtë fushë te ne, ?Bankers Petroleum?, për herë të parë pas pesë vjetësh, ka vendosur të mos shpojë puse të reja në 6 muajt e ardhshëm. Në njoftimin e fundit zyrtar të kompanisë, thuhet se, ?si pasojë e çmimeve të paqëndrueshme të naftës edhe në fillim të vitit 2016, Bankers ka zgjedhur të pezullojë aktivitetin e shpimit deri në përmirësimin e çmimeve me qëllim për të mbrojtur forcën e bilancit financiar të kompanisë?. Vendimi është marrë para se çmimi i naftës në bursa të zbriste nën 30 dollarë për fuçi, ndërsa nafta shqiptare kuotohet në bursa në nivele më të ulëta. Javës së kaluar, nafta bruto e nxjerrë nga fushat shqiptare, ishte 20-23 dollarë për fuçi (pasi shitet me skonto ndaj treguesit referenë europian Brent).
Paralizimi i industrisë i nisur që gjatë vitit të kaluar, po përfshin gjithë trupin e industrisë këta muaj. Bankers saktëson se ?dy sondat shpuese të përdorura përgjatë vitit 2015 janë ndalur përkohësisht në muajin dhjetor. Aktiviteti i shpimit do të rinisë me rritjen e çmimeve, sondat do të qëndrojnë në vend dhe do të jenë të gatshme për të rinisur aktivitetin në një të ardhme të shpejtë. Por, ndërsa Bankers ka tkurrur zgjerimin e saj, duke ulur lehtësisht prodhimin, e pa shkurtuar deri më tani punonjësit, krizën më të thellë po e ndiejnë nënkontraktorët e saj. Një prej tyre është Phoenix. Përfaqësuesi i kësaj kompanie tha se ?kemi fshirë çdo plan investimi, duke u ndalur në vend. Ai pranoi se është reduktuar stafi, por i pyetur për nivelin e shkurtimeve, u shpreh se nuk mund të japë një numër, ?pasi plani i shkurtimeve është ende në proces?.
Transatlantic Petroleum (ish ?Streem Oil?), kompania që ka dalë në shitje që vitin e kaluar vlerësohet të këtë tkurrur në nivel minimal shpenzimet, ndërsa përfaqësues të kompanisë nuk flasin për shkurtime të vendeve të punës së fundi.
Dëmi arrin në buxhet
Kriza që ka mbërthyer produktin më të eksportuar nga Shqipëria vitet e fundit pritet të infektojë tregun privat të prodhimit e konsumit, por edhe financat publike.
Prej shtatorit të vitit të kaluar, të gjitha sipërmarrjet së bashku kanë dërguar në shtëpi rreth 500 naftëtarë. Sektori zinte me punë 4 mijë veta mes kompanive të nxjerrjes dhe nënkontraktorëve të tyre. Vetëm në fushën e Patos-Marinzës llogariten rreth 2 mijë të punësuar.
Zyrtarë pranë kompanive vërejnë se nëse ky nivel çmimi vazhdon mbi 6 muaj, do të detyrohen të mbyllin aktivitetin të gjitha kompanitë.
Zhvillimet tejet të zymta të industrisë, që detyruan vetë sipërmarrjet të përforcojnë brenda muajit planet e tyre, janë shqetësim për mbarëvajtjen e ekonomisë në tërësi. Të ardhurat e ulëta nga renta e naftës së eksportuar, ishin ?shtylla e kalbur? e të ardhurave të buxhetit që gjatë vitit të kaluar, kur çmimet po uleshin, e nga pak edhe prodhimi. Kur financat nuk parashikuan trendin e uljes vitin e kaluar, pikëpyetja lind sa e kanë përfshirë në planin e tyre të të ardhurave për këtë vit, një pezullim të mundshëm të industrisë së naftës. Kjo do të fillojë të duket që muajt e parë të vitit, ndërsa sfida e realizimit të të ardhurave, sigurisht më e madhe se ajo e vitit të kaluar.
Krahas të ardhurave të munguara në buxhet, financave publike rrezikon t?u kushtojë më shtrenjtë këtë vit mbajtja në këmbë e ?Albpetrol?. Burime zyrtare pranë kësaj kompanie theksojnë se nuk ka një plan shkurtimesh të punonjësve. Megjithatë, njohës të tregut të naftës paralajmërojnë se ?Albpetrol? do të gjendet para sfidës për të ristrukturuar organikën e saj, ose qeveria duhet të përballojë një pjesë të kostos.
Nafta, braktiset nga financimi
Një fenomen global është ai i vështirësive të financimit kur rriten pasiguritë.
Kompanitë në tregun vendas po përballen edhe me mungesën e lartë të financimit. Për të mbijetuar deri në rritjen e çmimit do t?u duhen para borxh, por bankat duket se kanë mbyllur rubinetin e financimit për këtë industri, ku rëndon pikëpyetja më e madhe e mbarëvajtjes. Punonjës të administratës pranë disa prej shoqërive, thonë se ?çështja është se po s?patën financime për të paguar pagat, lëndën e parë, energjinë, nuk mund të mbijetojmë, pasi edhe nëse kompania vendos të mos e mbyllë aktivitetin, ai do të bllokohet nga tatimet, nga furnitorët, të cilët nuk japin materialet bazë nëse nuk paguhen?. Sipas tyre, industria po mbijeton tani me financime të dëshpëruara, duke paralajmëruar se do të ketë vonesa në pagesat e faturave apo detyrimeve fikse të tyre. Në kushtet aktuale, financierë të kompanive thonë se sipërmarrjet nuk marrin dot hua në banka. Këtij sektori, sipas tyre, nuk i jepet më as overdraft, kredia që shpesh përdoret për pagesa emergjente si pagat.
Ndaj, operatorët thonë se nuk bëhet fjalë për ulje të prodhimit, por për ta mbyllur aktivitetin. Niveli i humbjes tek ne llogaritet në 12-15 dollarë për çdo fuçi që prodhohet.
Panajot Soko, mbikqyrës financiar dhe risku pranë ?Transoilgroup?, thotë se sot nafta po shitet 20 dollarë për fuçi, kur kostoja mesatare e nxjerrjes së një fuçie është 31-32 dollarë. Pra, të ardhurat mbulojnë vetëm 60% të kostove.
Nga çmimi 2 dollarë shkojnë për taksat, ndërsa në shpenzimet e një kompanie të nxjerrjes së naftës futen paga, sigurime, energji, hollues, materiale ndihmëse.
Ulja e shfrytëzimit të rezervave tona të naftës ka një anë të saj pozitive. Ruajmë ?pa dashje? pasurinë nëntokësore. Por, për ekonominë tonë, çështja bëhet shqetësuese, për sa kohë (edhe pse lëndë e parë e me shumë vlerë të shtuar), nafta është bërë burimi kryesor i të ardhurave./Monitor
Ministria e Financave bëri me dija para disa ditësh se do të...
Viti 2016 solli në tregjet ndërkombëtare një befasi të madhe...
Sipas drejtuesve të agjencive të këmbimit valutor gjatë katë...
Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO) ka publikuar raportin...
“Te vrasesh nje mbret” eshte nje film, i cili pershkruan zhv...
Në një memo të posaçme grupi i punës në ministrinë e Financa...
Lonidha Çobo, drejtori i përgjithshëm i kompanizë kanadeze t...
Tregjet financiare në mbarë botën kanë rënë, me investitorët...
Qëllimi i është gjurmimi i zinxhirit të TVSH dhe përmirësimi...
Këshillat për qeveritë e ekonomive në zhvillim: përmirësim i...
Teksa sektorë të tjerë tashmë të maturuar si ndërtimi dhe tr...
Të gjendura përballë mungesës së parave, vitet e fundit qeve...
Situata e kompanive prodhuese dhe koncesioneve është me aq s...
Shqipëria ka ngelur në 8 nga 36 kritere që Fondi Monetar Ndë...
Në Shqipëri tregtohet në nivelet e 155-163 lekë dhe nuk ësht...
Shqipëria renditet me tregjet me të pazhvilluara financiare ...
Ministria e Financave ka mbyllur në afatin e parashikuar loj...
Në muajt tetor-nëntor të 2015-s është konstatuar një rritje ...
Të gjitha hapat që do ndjekin tatimet në kontrollet e invent...
Edhe pse dështoi në arbitrazh për anulimin e koncesionit të...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...